Pakti, kryenegociatori takim sekret me shqiptarët në SHBA

Pakti, kryenegociatori takim sekret me shqiptarët në SHBA

Ferit Hoxha do të japë leksion të mbyllur me diasporën për marrëveshjen me Greqinë</p>


Ish-kryenegociatori i ekipit shqiptar në bisedimet për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ferit Hoxha, ka kërkuar një takim të mbyllur me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në SHBA. Kërkesa e Hoxhës, aktualisht përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB, është bërë me anë të e-meil-it, duke trajtuar axhendën, temën e leksionit dhe qëndrimin që duhet të mbajnë dëgjuesit e pranishëm në takimin e mbyllur.
Ftesa e Ambasadorit Hoxha, me temë përcaktimin e kufirit detar shqiptaro-grek është bërë me anë të postës elektronike në 8 Nëntor, duke sqaruar edhe detajet e takimit të 14 Nëntorit në një sallë të Universitetit të Nju Jorkut. Leksioni i parashikuar për 2 orë, do të mbahet në rrethana të “blinduara” pasi sipas organizatorëve, në sallë do të pranohen vetëm ata që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Sipas organizatorëve të leksionit të Ambasadorit Hoxha asgjë nuk do të bëhet publike, sepse tekstualisht: “Ajo që thuhet në leksion e në pyetje-përgjigje, mbetet në sallë e nuk mund të citohet pa lejen e personit”. Sipas përmbjatjes së emeil-it, arsyeja e takimit janë paqartësitë dhe tensionet në shoqërinë shqiptare si dhe në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me marrëveshjen për ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Sipas tyre, shume nga ekspertët e njohur të komunitetit shqiptar janë shprehur publikisht për marrëveshjen, ndërsa shtypi i bashkësisë shqiptaro-amerikane e ka trajtuar këtë temë gjerësisht dhe interesi në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me këtë temë është tejet i ndjeshëm.</p>


Reagimi</p>


Pjesëtarë të komunitetit shqiptar të njoftuar për leksionin e ambasadorit që do të mbahet këtë të shtunë e kanë mirëpritur organizimin e takimeve të tilla dhe kanë falenderuar organizatorët. Por në reagimet që ata përcollën përmes gazetës “Shekulli” ata nuk ngurruan të vënë në dukje disa aspekte të çuditshme të takimit. Një prej të ftuarve që komunikoi direkt me gazetën u shpreh i çuditur pse ambasadori e ka quajtur “leksion” takimin dhe me çfarë qëllimi bëhet: “Kush priten të edukohen, jo-shqiptarët apo shqiptarët, apo mos pritet të edukohen ato shqiptarë që u rrekën për të darkuar e dalë në pamje me Kryeministrin shqiptar kur ishte në Amerikë kohët e fundit?”. Ata i shtrojnë disa pyetje paraprake ambasadorit Hoxha që kryesoi ekipin negociator shqiptar, si: “A mos nevojitet të “sqarohen” shqiptarët e Amerikës me qëllim që më pastaj të rreken duke festuar dhurimin e sipërfaqes shqiptare grekëve? Çfarë pritet të justifikojë “lektori”, vetveten në gatimin e çorbës apo dhurimin Greqisë? Pse kjo këmbëngulje e qeverisë shqiptare? A e dinte “lektori” që qeveria e Kuvendi shqiptar para një viti e gjysëm pati shfuqizuar ligjet për kufinjtë detarë shqiptarë 12 milje larg nga bregu, me qëllim që t’i hapte muaj më vonë rrugë dhurimit që po i bëhet grekëve? Si mund të marrë të drejtën kushdo qoftë t’i heqë copa Shqipërisë dhe t’ia dhurojë me tabaka grekëve? Si mund të përcaktohet kufiri detar duke qenë atje larg e lart në OKB e Nju Jorkut? Cilat dokumenta kanë qenë ato që e kanë magjepsuar “lektorin” për këtë dhurim?
Z. Hoxha ishte pak ditë më parë në Tiranë, në krah të kundër admiralit Kristaq Gërveni, në një debat me studentë në një universitet privat. Aty ai tha se: “Kërkesa e palës greke për t’u angazhuar në këtë ushtrim, erdhi pas publikimit në një të përditshmeje shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj, e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil”. Sipas tij
procesi i bisedimit nuk ka qenë i lehtë, se janë organizuar me dhjetëra takime pune, ku ka pasur edhe momente të vështira.
Prej shumë muaj, nga Prilli 2009 kur marrëveshja u nënshkrua në Tiranë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, opinioni publik por edhe ekspertët kanë kërkuar konsulta të gjera, dhe mes specialistëve, në transparencë të plotë për të sqaruar shumë prej pikave të errëta të marrëveshjes, e cila sipas studimit të ekspertit të pavarur, prof. asoc. dr. Myslim Pasha i jep Greqisë mbi 354.4 km 2 det shqiptar.(Shekulli)</p>
HUuvlyWWnaw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26481. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26481
 
Top