Pakti detar, ushtarakët që janë kundër marrëveshjes
Emra të njohur të Forcave të Armatosura në krah të oponencës së kolonelit në rezervë, për shkeljen e sovranitetit kombëtar

Studimi shumëfaqësh i mjeshtrit të kërkimeve, Prof.Asoc.Dr.Myslim Pasha u mundua të hidhte dritë sadopak mbi marrëveshjen e mbajtur fshehur nga qeveria shqiptare, për ndarjen e re të kufijve detarë me Greqinë.

Oponenca e Pashës, tregoi atë që nuk pati kurajë dhe aftësi ta tregojë ekipi negociator i Shqipërisë, i cili i ka dhënë Greqisë rezultatin e ndarjes së kufijve në tavolinë, duke penalizuar një pjesë të tërësisë territoriale të vendit.

Ekspertiza e kolonelit në rezervë, është refuzuar dhe injoruar nga qeveria si trillim dhe dëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendin fqinj, por ajo ka gjetur mbështetjen e ish-zyrtarëve të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët janë ballafaquar me problemet e kufijve dhe të mbrojtjes së integritetit territorial të vendit.

Në analizën më të fundit Prof.Asoc.Dr.Myslim Pasha sjell argumente të reja që përforcojnë konkluzionin se marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar cënon rëndë sovranitetin tonë territorial.

Argumenti ku Pashaj kapet fort për të përforcuar konkluzionin në fjalë, është pikërisht koncepti i proporcionalitetit që përdoret si test për barazinë e brigjeve të dy shteteve nga vija kufitare. Ky test trajton, raportin e ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental (sipërfaqes ujore detare), krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve.

Duke e aplikuar këtë test, në rastin e marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar, Pashaj arrin në konkluzionin se Shqipëria për 1 km bregdet përfiton 10.2 km2 shtrat-det dhe ujëra detarë, ndërkohë që Greqia për 1 km bregdet përfiton 17.9 km2 shtrat-det dhe ujëra detarë.

Pra, sikundër shihet nga kjo marrëveshje, Shqipëria del e humbur. Në hapje të analizës së tij, Prof.Asc.Dr.Myslim Pashaj i referohet një sërë rastesh të praktikës botërore në procesin e ndarjes së kufirit detar mes shteteve të ndryshme, të cilat përdorin testin e barazisë, për të verifikuar nëse nga përcaktimi i vijës ndarëse në det, raporti i ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve, është apo jo i barabartë.

Prej disa javësh ata janë shprehur edhe në gazetën “Shekulli”, duke sjellë argumentet kundër ratifikimit të marrëveshjes.

Armand Vinçani

Armand Vinçani, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë thotë se raste të ngjashme si ai mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku kanë shumë për të kundërshtuar në ndarjen e kufijve ujorë janë zgjidhur nga arbitrazhi i huaj.

Në një analizë posaçërisht për gazetën “Shekulli” ai thotë se,- akoma deri më sot, nuk janë bërë të qarta për publikun analizat e faktorëve të rëndësishëm, që janë konsideruar nga shteti ynë si të tillë, ndërsa negocionte marrëveshjen e që kanë të bëjnë me trajtimin e konfiguracionit të bregdetit tonë, strukturat fizike dhe gjeologjike të shtratit kontinental, efektet e parimit të porpocionalitetit që trajton, raportet midis shtrirjes së shelfit kontinental dhe gjatësisë së bregdeteve të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe delimitimi me Italinë që ndodhet pranë kësaj zone.

“Eksperienca e shumë vendeve të huaja tregon se për shkak të implikimeve të mësipërme, delimitimi është vendosur në Gjykatën Ndërkombëtare dhe shpesh edhe kur është përdorur vija e baraslargësisë ajo është korrigjuar (axhustuar), mbi bazën e parimit të barazisë.

Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua delimitimi midis Guinea-Guinea Bissau Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë, sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore.

Po kështu, në rastin e delimitimit të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland -it dhe Jan Mayen -it, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korrigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar porpocionalitetin e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim. Raste të tilla të ngjashme janë paraqitur shumë në oponencën e z. Pashaj dhe ato meritojnë vëmendje për të kuptuar rëndësinë e vështrimit dhe analizën e shumë faktorëve, që ndikojnë në rastin tonë”.

Sipas tij të kundërshtosh një marrëveshje të tillë dhe të kërkosh rinegociata, nuk mund të prishë marrëdhëniet me vendin fqinj, gjë e cila nuk është e dëshirueshme nga askush. Konventa e Ligjit të Detit, ku të dy vendet bëjnë pjesë, kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim reciprok për të siguruar barazi dhe përdorim eficient të resurseve detare, duke kontribuar për drejtësi, paqe dhe progres të përbashkët. Edhe në rastin më të keq, nëse ka mosmarrëveshje teknike, nuk është aspak e jashtëzakonshme kërkesa për t’u dëgjuar në arbitrazh.

Edhe në vende me demokraci më solide se tonat kanë zgjidhur çështje të delimitimit të kufijve detare në Gjykatën Ndërkombëtare. Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë apo rasti i delimitimit të zonës ekskluzive të peshkimit dhe shtratit kontinental midis SHBA-së dhe Kanadasë në zonën e Gulf of Maine -s në vitin 1984.

Që të behet kjo, duhet që shteti të marrë plotësisht rolin e mbrojtësit të interesave tona dhe servantët e tij të kuptojnë se janë atje jo për të abuzuar me to.

Dhe çelësi i suksesit në mbrojtjen e të drejtave tona është jo “puthja” e pushtetarëve apo gjykatësve, por qëndresa ndaj pushtetit sa herë ai paraqitet i korruptuar. Pavarësisht nga ngjyrat politike, qeveritë synojnë të zgjerojnë pushtetet e tyre në kurriz të të drejtave tona. Pushteti është veçanërisht i interesuar në apatinë e qytetarëve dhe besimi i tepërt ndaj tij çon në skllavërinë tonë.

Është shoqëria shqiptare, janë Grupet e interesit, janë Intelektualët, ata që duhet të balancojnë forcën në rritje të pushtetit dhe të bëhen barrierë ndaj papërgjegjshmërisë dhe pragmatizmit të patolerueshëm.

Vladimir Beja

Ish-komandanti i forcave ushtarako-detare të Republikës së Shqipërisë në një prononcim për gazetën “Shekulli”, pak kohë më parë i bëri thirrje parlamentit të mos e ratifikonte marrëveshjen dhe të pritej edhe hyrja e opozitës.

“Presidenti, si garant i Kushtetutës, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të marrë në analizë marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë dhe të shqyrtojë ligjshmërinë e saj, si dhe të verifikojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë”. Sipas tij, pika më e dobët dhe që lë vend për dyshime është ngutja dhe mungesa e transparencës.

“Kjo marrëveshje kaq e rëndësishme për vendin, duhej të shqyrtohej në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, ku të raportohej me hollësi nga Komisioni i Ekspertëve, për metodologjinë e zgjedhur, hartat dhe teknologjinë e përdorur, për matjet e kryera si dhe elemente të tjerë të eksperiencës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Pakti me Greqinë për ujërat territoriale, nuk duhet që të miratohet në asnjë mënyrë nga Kuvendi, pasi ai vë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit tonë.

Parlamenti nuk ka asnjë arsye të ngutet dhe ta ratifikojë këtë marrëveshje ndërqeveritare dhe aq më tepër pa prezencën e opozitës, e cila përbën gati 47 për qind të Kuvendit”. Z. Beja ishte pjesë e grupit negociator në bisedimet e 17 viteve më parë për një marrëveshje të tillë me Italinë dhe e njeh problematikën e një pakti të tillë.

“Për të firmosur marrëveshjen me Italinë kanë qenë përpjekjet tre vjeçare, ku komisionet tona për një fjalë goje i riktheheshin bisedimeve dhe këto bisedime zgjasnin me muaj të tërë, vetëm për të përcaktuar metodologjinë.

Në këtë proces nuk janë zbatuar as procedurat minimale për hartimin e kësaj marrëveshjeje dhe me të drejtë flitet se ka mungesë transparence”,- është shprehur ish-komandanti i forcave ushtarako-detare të Republikës së Shqipërisë, Vladimir Beja.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25699. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25699