Pakti detar, ministri Olldashi: Nuk cënohen Korridoret e Transportit

Pakti detar, ministri Olldashi: Nuk cënohen Korridoret e Transportit

TIRANË – Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka deklaruar sot se marrëveshja detare me Greqinë nuk cenon korridoret e transportit, duke hedhur poshtë argumentet e specialistëve se Greqia merr disa km det, me ratifikimin e marrëveshjes.

Deklarata është bërë gjatë diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese lidhur me rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian për vitin 2009-të. Sipas Olldashit tymnaja rreth kësaj marrëveshje është ngritur nga PS, por thelbi i saj nuk cënon asnjë lloj transporti.

Partia Socialiste ka çuar në Gjykatë Kushtetuese draftin mbi marrëveshjen detare Shqipëri-Greqi.

Pajtim Bello:

“Kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marrëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjetike në Ballkan dhe Evropë”. Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello, ka sqaruar atë çka do të fitonte fqinji ynë jugor dhe do të humbiste Shqipëria, nëse marrëveshja për kufijtë detarë do të ratifikohej në Parlament.

Ai u kthehet bisedimeve të viteve më parë, të cilat mbetën pasi palët nuk ranë dakord, sepse Shqipëria do të humbiste shumë shumë, aq sa do të humbiste nëse marrëveshja ratifikohet.

Sipas tij kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marrëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjetike në Ballkan dhe Evropë.

“Në këndvështrimin e politikave energjetike shohim se të gjitha projektet që lidhen me transportimin e gazit natyror nga Lindja në Perëndim, e konkretisht nga vendet e Kaukazit drejt Italisë dhe Evropës Perëndimore, tentojnë kalimin nëpërmjet vijës bregdetare shqiptare dhe kanalit të Otrantos.

Në këtë kuadër është edhe një projekt që zhvillohet nga tre shtete: Turqi-Greqi-Itali. Në këtë projekt të mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, para vitit 2005, qeveria jonë e atëhershme ka kërkuar që Shqipëria të bëhet pjesë e transportimit të gazit natyror prej Turqisë drejt Italisë”.

Sipas tij, “Thembra e Akilit”, e këtij projekti ka qenë kalimi i tubacionit në cektinën detare të po asaj zone, që po diskutohet sot se i është kaluar shtetit grek para disa muajve, me anë të një marrëveshje mes ekzekutivëve të dy vendeve. Pikërisht, për kalimin mbi këtë vijë janë zhvilluar debate mes palës sonë dhe asaj greke në atë periudhë. Kjo pasi kemi kërkuar që gazësjellësi të kalojë në luginën e Vjosës, duke shkurtuar gjatësinë e linjës tokë-ajër”,- u shpreh ai.

Sipas z. Bello nëse tubacionet e transportimit të gazit apo linjat e transmisionit të energjive të tjera nuk kalojnë në vendin tonë, atëherë humbasim të ardhura vjetore nga tranziti. “Nëse tubacioni transportues i gazit do të kalonte në vendin tonë, Shqipëria mund të furnizohej me një sasi të qëndrueshme vjetore.

Kështu që mund të kishte gaz të mjaftueshëm edhe për të prodhuar energji apo për ta shfrytëzuar në fushën e industrisë. Tjetër përfitim madhor që humbet vendi ynë është ajo se ne nuk do të jemi më anëtarë në vendimmarrjet e politikave energjetike. Si pasojë, do të jemi të detyruar të blejmë gazin apo energjinë, gjithmonë nga vendet e tjera dhe në sasi të limituara”.

Partitë opozitare që kanë ankimuar marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të vendosura ti shkojnë deri në fund transparencës së saj në Gjykatën Kushtetuese. Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga skadimi i afatit kohorë për dorëzimin e dokumentacionit plotësues, siç janë programet dhe statutet, 6 partitë që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatë, konfirmojnë se do ta plotësojnë këtë kërkesë të Gjykatës brenda datës 9 Nëntor, për ti hapur rrugë më pas vlerësimit të tyre nga ana e trupës së gjyqtarëve në dhomën e kolegjeve treshe.

Opozita

Partia Socialiste dhe pesë aleatët e saj të vegjël, jo vetëm nga spektri i majtë por edhe ai i djathtë do të paraqesin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të gjithë dokumentacionin plotësues që kjo e fundit ka kërkuar në bazë të së drejtës që i jep ligji i saj organik në rastin e gjykimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare. I kontaktuar nga gazeta “Shekull”, deputeti socialistë Saimiri Tahiri, i cili edhe dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese në emër të 6 subjekteve politike që kundërshtojnë termat e kësaj marrëveshje, ka siguruar dje se opozita kur ka ndërmarrë këtë hap ka qenë serioze dhe ndaj do të vërë në dispozicion trupës gjykuese të gjithë dokumentacionin që ajo kërkon. “Do të paraqesim dokumentacion shtesë që na është kërkuar brenda afatit që Gjykata në ka lënë. Këtu konfirmoj se të njëjtën gjë përveç PS-së do e bëjnë edhe 5 partitë e tjera që ashtu si ne kanë ankimuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese”, – u shpreh Tahiri. Ndërkohë nga burime pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmohet se dy prej partive që kanë firmosur kërkesën, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokristiane kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por që sërish nuk është konsideruar i plotë nga ana e trupit gjykues. Sipas të njëjtave burime mësohet se shkak për refuzimin e dokumentacionit të paraqitur nga PSD dhe PDK është bërë vetëm mungesa e paraqitjes edhe një herë nga secila parti e kërkesës që më parë në këtë gjykatë e dorëzoi deputeti Saimir Tahiri. Pra bëhet fjalë vetëm për një pengesë formale, që këto forca pritet ta tejkalojnë ditën e hënë deri në orën 4 kur dhe përfundon dhe orari zyrtar i punës në Gjykatën Kushtetuese.(shekulli)

yklC17BuHv8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26229. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26229

Top