Pakistani ofensivë ndaj talebanëve. Angazhohen 30 mijë trupa
PAKISTAN- Mijëra ushtarë pakistanez të mbështetur nga tanket dhe artileria kanë filluar një ofensivë të shumëpritur kundër al-Kaedës dhe talabanëve në bastionet e tyre në rajonin fisnor të Uaziristanit jugor në kufi me Afganistanin.

Zyrtarë të lartë ushtarak thonë se militantët kanë bërë rezistencë të fortë dhe ka pasur një numër viktimash nga të dyja palët. Mësohet gjithashtu se në këtë ofensivë janë angazhuar rreth 30 mijë trupa dhe artileria e rëndë.

Njoftimet thonë se mijëra civilë kanë vështirësi për tu larguar pasi ushtria ka bllokuar të gjitha rrugët.

Operacioni ndodh pas disa javësh bombardimesh nga ajri dhe me artileri të objektivave të militantëve në rajon.

Në këtë zonë ishte vendosur shtetrrethimi para se të fillonte ofensiva. Atje janë regjistruar një seri atentatesh që mbajnë firmën e talebanëve dhe që kanë shkaktuar mbi 150 të vdekur.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24228. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24228