Pacolli dhe Tërnava paralajmërojnë njohje të reja

Pacolli dhe Tërnava paralajmërojnë njohje të reja

PACOLLI-MYFTIU-TERNAVA-300x225.jpg
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka thënë se pret që së shpejti Kosova të njihet edhe nga katër shtete të botës islame, ndërkaq lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka paralajmëruar njohje nga disa vende të Afrikës Perëndimore, por nuk ka përmendur emra konkretë.
Ata këto komente i bënë të shtunën gjatë një takimi në selinë e Aleancës Kosova e Re (AKR), në të cilin kanë diskutuar për procesin e njohjes së Kosovës nga vendet islamike dhe vendosjen e lëndës fetare në programet mësimore të shkollave.
Duke folur për procesin e lobimit për njohjen e pavarësisë, kreu i BIK-ut Naim Tërnava ka theksuar se Bashkësia Islame e Kosovës përmes delegacioneve të saja ka vizituar vende të ndryshme të botës islame, nga të cilat ka kërkuar njohjen e Kosovës dhe në këtë drejtim ka informacione se edhe katër shtete islame do ta njohin Kosovën.
“Ka informacione dhe shenja të mira që Kosova do të njihet së paku edhe prej katër shteteve islame shumë shpejt brenda për brenda Konferencës Islamike. Na kemi Ramazanin edhe dy javë inshalla para Bajramit do të kemi lajme të mira”, ka thënë ai.
Nga ana e tij, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se janë edhe disa shtete të Afrikës Perëndimore do të marrin vendimin për njohjen e Kosovës, duke mos dhënë emra konkretë.
“Nga Konferenca Islamike janë shumë shtete afër që kanë çdo gjë të përgatitur vetëm se ta paralajmërojnë njohjen e ato njohje do të vijnë dhe do të kemi edhe disa njohje nga Afrika Perëndimore ku isha tash në një turne njëmuajshe, por gjithmonë mund dhe duhet më tepër sa i përket diplomacisë qeveritare”, ka thënë Pacolli.
Kosova deri më tash është njohur nga 62 vende të botës. Njohja e fundit ka ardhur nga Republika Dominikane më 11 korrik.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22320. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22320
 
Top