Pa Berishen ne krye, nje qeveri vertete e djathte!

Nobis

Primus registratum
Pa Berishen ne krye, nje qeveri vertete e djathte!

Mosfutja e LZHK-së në koalicionin parazgjedhor të së djathtës, si dhe afrimi i
intelektualëve të KOP-it dhe ish-kundërshtarëve të Berishës tek PD-ja, janë faktorë
që, në një mënyrë a një tjetër, do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 3
korrikut. Por magnituda dhe kahu i ndikimit të secilit faktor është vështirë të
parashikohet në mungesë të sondazheve të besueshme të opinionit. Ndërkohë, vlen të
analizohet se si do të ndikonin këta faktorë në një qeverisje të ardhshme të së
djathtës, në rast se ajo do t'i fitonte zgjedhjet. Një analizë e tillë mund t'i
vlejë në veçanti votuesve të lëkundur që anojnë nga e djathta, por që, për shkak të
rezervave që kanë ndaj udhëheqësit të PD-së, e kanë të vështirë të votojnë për
koalicionin e udhëhequr nga ajo.
Duke gjykuar nga struktura aktuale e së djathës shqiptare, mund të konstatohet se
gjasat janë të mëdha që qeveria e krijuar prej saj (pas një fitoreje të mundshme) të
jetë një qeveri koalicioni e të gjithë forcave që e përbëjnë atë. Dhe do të ishte e
natyrshme që ministrat dhe zv. ministrat e një qeverie të tillë të përzgjidheshin
nga udhëheqja tradicionale e PD-së, KOP-i, të rikthyerit në PD, LZHK-ja, dhe partitë
e vogla të djathta. Ndërsa në qoftë se LZHK-ja do të arrinte të krijonte një grup
relativisht të madh parlamentar (p.sh., prej 10 deputetësh), dhe në qoftë se votat e
saj do të ishin të domosdoshme për krijimin e qeverisë, është më se normale të
mendohet se ajo do të kërkonte që qeveria të kryesohej nga çdo udhëheqës tjetër i
PD-së përveç Berishës.

Po të konsiderohet si i mirëqënë krijimi pas zgjedhjeve i një qeverie të tillë,
pyetja që lind natyrshëm pas këtij presupozimi është se sa efektive do të ishte ajo.


Që një ekip qeveritar të jetë efektiv në një republikë parlamentare, duhet të jetë i
përbërë nga njerëz të dedikuar për zhvillimin e vendit, të aftë për të drejtuar dhe,
ç'është më e rëndësishme, të mbështetur fuqimisht nga forcat parlamentare që i kanë
propozuar. Ndër kandidatët e mundshëm të së djathtës për ministra e zv. ministra
spikasin politikanë të afrimuar tashmë, si dhe teknicienë të aftë që janë futur
rishtas në politikë. Pa i numëruar një për një të gjithë ata, mund të thuhet pa
frikë se koalicioni i djathtë do të jetë në gjendje të nxjerrë një ekip prej 45-50
ministrash e zv. ministrash të dedikuar e të aftë, ndër të cilët, disa nuk do të
jenë ushtarë të bindur të Berishës. Dhe do të jetë pikërisht prezenca e këtyre të
fundit në ekipin qeverisës që do të vërë në dyshim mbështetjen e fuqishme
parlamentare ndaj tij; mbështetje kjo që përbën kushtin e domosdoshëm për një
qeverisje efektive në një republikë si e jona.

Berisha, i privuar nga ëndrra për të qënë në krye të qeverisë, ta do mendja se do të
përpiqet të dominojë qeverisjen nga pozicioni i kryetarit të shumicës paralmentare.
Në këto kushte, është e natyrshme të lindin divergjenca midis ekzekutivit dhe grupit
parlamentar të PD-së.

Se sa të aftë do të jenë anëtarët antikonformistë të ekzekutivit të neutralizojnë
diversionet e mundshme parlamentare të Berishës, do të varet nga kohezioni midis
tyre. Në qoftë se ata do ta mbështesin njëri-tjetrin në përballjet e ekzekutivit me
parlamentin, Berishës nuk do t'i mbetet tjetër kartë në dorë veç rrëzimit të
qeverisë dhe zhvillimit të zgjedhjeve të parakohëshme. Por ky do të ishte një çmim
shumë i lartë për një udhëheqës që ka lënguar tetë vjet në opozitë.

Duke u kthyer tek votuesit e lëkundur që anojnë djathtas, por që kanë rezerva ndaj
Berishës, analiza e mësipërme demonstron se ndoshta do të jetë me vlerë për ta që
votat partiake t'ia japin LZHK-së, ndërsa votat e drejtpërdrejta t'ia japin
kandidatit të PD-së në zonën e tyre. Në të kundërtën, votat e drejtëpërdrejta për
kandidatin e LZHK-së mund të shërbejnë për t'i siguruar fitoren kandidatit socialist
në atë zonë. Dhe në qoftë se kjo gjë ndodh në të paktën 60 zona, PS-ja dhe aleatët
e saj dushkorë, do të jenë në gjendje ta kalojnë pa vështirësi numrin magjik të 70
deputetëve. Ndërsa duke ia dhënë votën e drejtpërdrejtë kandidatit të PD-së dhe
votën partiake LZHK-së, votuesit e lëkundur që anojnë djathtas shtojnë shanset për
krijimin e një qeverie të djathtë, e cila, në kushtet kur LZHK-ja do të nxirrte 10 a
më tepër deputetë nga proporcionali, nuk do të kishte Berishën në krye.

Kuptohet që analiza e mësipërme ka vlerë simetrike edhe për votuesit e lëkundur që
anojnë majtas, por që kanë rezerva ndaj Nanos. Për të rritur shanset e krijimit të
një qeverie të majtë pa Nanon në krye, ata, në zonat ku kandidatët e LSI-së nuk kanë
shpresë të fitojnë drejpërdrejti, mund t'ia japin votën kandidatit të PS-së, ndërsa
votën partiake LSI-së.

Në qoftë se sistemi zgjedhor do të ishte proporcional, qoftë kombëtar apo rajonal,
votuesve të lëkundur nuk do t'iu lindëte nevoja të bënin xhonglime të tilla me
votat. Por me sistemin zgjedhor hibrid që është në fuqi, të cilin e kanë peshqesh
nga hartuesit e kushtetutës, atyre ndoshta do t'iu duhet ta bëjnë këtë gjë për hir
të preferencave politike që kanë.
 

Zippo

Primus registratum
Re: Pa Berishen ne krye, nje qeveri vertete e djathte!

Pa Sali Berishen ne krye, e vetquajtura "e djathte" shqiptare do te shkrihej si kripa ne uje, mor mendje te ndritura! "Ushtaret e Rruges" te Doktorit do mbesnin si skllave haremi pa nje sulltan! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Gjynof qe paskeni emigru ene s’qekeni ne Shqiperi, te jepni ene ju nje kontribut te vyer e te mirepritur ne lemin e pijetarise politike se ketij vendi! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top