Re: Paçja
Ne fillim zgjidhet koka qe duhet gatuar...,ajo koka e lepurit qe ke ti ,megjithese eshte e madhe nuk ben ...duhet koke vici.Lahet mire me uje te ftohte,ndahet ne pjese(nqs s'eshte e ndare).Trute ndahen vec,pastaj e veme te zihet mire me kripe e piper,derisa mishi te ndahet me lehtesi nga kocka.Pasi te jete zier mire e kullojme lengun dhe fillojme te ndajme mishin duke e pastruar nga kockat dhe dhjami...

.
Marrim nje kokerr qepe dhe e presim imet,pastaj ne nje tenxhere hedhim pak vaj ku mund te skuqim qepen.Marrim nje karrote dhe e grijme me rende,jo shume imet dhe kur qepa te kete filluar te skuqet i shtojme dhe karroten,i perziejme . Presim trute ne pjese dhe i shtojme ne tenxheren ku eshte skuqur qepa me karroten,i perziejme me kujdes ,pastaj shtojme mishin qe pastruam dhe pak salce te kuqe,i hedhim dhe pak vere te kuqe,pastaj i shtojme lengun qe doli nga zierja e kokes, ihedhim hudra te grira,dafine dhe spec djegs sipas deshires.E leme te zieje dhe pak deri sa te trashet lengu dhe te befte mire
nje koke vici mesatare
1 qepe mesatare
1 karrote
vere
6-8 luge vaj
salce
dafine,hudra,piper,spec djegs,kripe
Po pata harruar ndonje gje,me falet se nuk jam profesioniste,megjithese thone qe pacen e qaj ... /pf/images/graemlins/tongue.gif