Pëshpërimë përshpirtëse
Nuk ka dyshim se kultura jonë i ngjan Hirushes së përrallës, e varfër, por e bukur, ama. Kemi të gjitha gjasat të besojmë se princat satrapë të këtij vendi e lenë kastile kulturën tonë të shkretohet, me qëllim që ta kenë më lehtë ta shtien në dorë, ta përdhunojnë dhe, kushedi, ta gëlltisin copa-copa. – Requiem për shuarjen e periodikëve letrarë. –

Para pak kohësh u mbyll një periodik letrar, «Albania e Vogël», e botuar nga Zija Çela. Bistakët e zinj të këtij fakti të hidhur janë rrotulluar e vërtitur nëpër fuçi bisedash letrare dhe lëngu i fermentuar i bërsive të tij ka shkaktuar ca blana të zbërdhylta keqardhjeje në çairet e shpirtit (ah…, prapë kjo fjalë arkaike?!) të ca njerëzve që kanë lidhje me artin. Dhe vetëm kaq. Më tej jeta jonë kulturore, si një sylynjar i artë folklorik, rrodhi e vazhdon të rrjedhë pezm haseti dashurish të tradhtuara, i cili thërrmohet pastaj gjithë shkumë mbi ekranet e TV-ve, me artistët e ahengut, me vipat injorantë që kanë pushtuar mediat, shtëpitë botuese, dhe zyrat e shtetit. Ka kohë që kultura e vërtetë trajtohet nga shoqëria si ai fëmija jetim, i gjetur brenda një shporte me thupra, buzë një lumi.

Kur idealeve iu vjen sosmoja, qenieve njerëzore iu vjen turp që kanë ndjenja dhe, jo kush tjetër, por bash shpirti, iu duket si një sënduk i qëmotçëm i mbushur me shegë të kuqe dhembshurie (që ta pikin me të çarën tragjike), me pasthirrma ndjenjash si arra gunga (që s’ka ketër dashurie t’i çajë me dhëmbë), me ftonj të verdhë xhelozish që kundërmojnë sinqeritet fëminor. Iu vjen turp edhe sepse mu mbi kapakun e këtij sënduku janë vizatuar selvi elegante, të cilat në vend që të kullojnë rrëshirë, kullojnë një mëshirë viskoze, pra… ndjenja. Sak në këto çaste mbaron elegjia e shpirtit dhe fillon epopeja e famshme e stomaqeve.

Nuk ka dyshim se nga të gjitha humnerat natyrore, ka një tjetër, njerëzore, që është më e llahtarshme dhe më e mynxyrshme, dhe ajo quhet stomak. Ai është varri i madh ndërtuar prej muresh mishi, brenda të cilit dergjen eshtrat e të gjitha perandorive të mëdha, zulmëmëdha në rini, epshepanginjura në pleqëri. Senatori romak Gabius Apicius është modeli i njeriut të babëzitur, i cili e shpenzoi lumë gjithë jetën e lume duke kuturisur drejt ushqimeve të zgjedhura, që shtronte dreka homerike me karkaleca deti të qëmtuar brigjeve të Afrikës, me gjuhë palloi, tru bilbili, thundra deveje… dhe që në fund të jetës, kur pa se prej buxhetit prej njëqind milionë sestercë (3-4 milionë euro), i kishin mbetur vetëm dhjetë milionë, helmoi veten, duke mos e duruar dot gjasën e të jetuarit si një njeri i zakonshëm. Në këtë rast s’ka se si mos të të vijë ndërmend Kaneti, i cili, duke ftilluar instinktet e njeriut, shihte tek goja një lloj burgu, ku njeriu, me një ëndje të pashoqe, mbyllte ushqimet e gjalla, dhe ku dhëmbët agresivë janë ushtarët vigjilentë të këtij burgu.

Sidoqoftë ne e kemi fjalën për kulturën shqiptare, për mbylljen e një periodiku letrar, i cili pavarësisht se e kish emrin “Albania e Vogël”, mëtonte të bëhej një xixëllonjë e Madhe (!) dhe, mbi këtë peizazh të ashpër të mbushur me dëllënja dërdëllitëse mediash inatçore, me gëmusha të errëta korrupsioni, të hidhte sadopak dritën e saj të vobektë. Fati i këtij periodiku ka ndjekur atë të “Fjala”, “Ars”, “Drita”, “Aks”, “E Dielë”, etj… Dhe ja këtu, mu para syve të mi, unë kundroj se si nga humusi mortor i këtyre periodikëve lindin filizat blana-blana të ca shkronjave, të cilat duke u bashkuar formojnë një pyll të vogël leksikor: “Pse të ndodhë, vallë, kështu?”.

Kur ushqimet zëvendësojnë idetë, ashtu siç thotë edhe Ciorani, ora e ushqimit është liturgjia e përditshme e zbrazëtisë shpirtërore. Shndërrimi i një nevoje imediate në një fenomen qytetërimi është një hap i rrezikshëm dhe një simptomë e rëndë. E vërteta është se Shqipëria është kthyer në një grazhd të madh, ku secili ka futur kokën në trastën e tagjisë shtetërore dhe ha heshturazi, vuvazi. Deputetë, shefa, drejtorë.
Autorit të këtyre radhëve i ka bërë vaki të shohë një nga ministrat e këtij vendi në plazh. Gjallesa në fjalë e shndërronte barkun herë në tavolinë, e herë në sini, mbi të cilat shtronte pjatancat me kadaif, hashure, tollumba. Fikte celularin, shpërfillte të gjitha bisedat me miqtë, a shokët, dhe fillonte ritualin e shenjtë të llupitjes. Në të gjitha këtë veprime kishte një dashuri të çuditshme, të sinqertë. E kapte tollumbin me majat e gishtave, e rrotullonte, e afronte sikur kishte përpara një gjallesë dhe donte t’i thithte aromën që i dilte nga poret e lëkurës, pastaj “këlltum”, e kallte të gjithë brenda gojës. “Duhet kujdes i madh me tullumbin! – i thoshte një shoku ngjitur – sepse tollumbi të turpëron. Po të ra nga dora thërrmohet e bëhet çika-çika”. Fliste njëlloj sikur po fliste për të dashurën.

Vendi ynë është i mbushur buzë më buzë me sifete të tillë, të cilët janë ngjizur brenda guvave dhe iu kanë ngecur si hala në grykë klithmat dhe ulërimat e bishës. Nëse kultura është ajo çudi tjetërsimi, ku nënbarku fosforeshent i xixëllonjës shndërrohet në një dritë neoni që var kokën mendueshëm mbi bulevardet e qytetit, ajo çudi ku guva bëhet shtëpi dhe urët e zjarrit prush dritash në kinema e teatër, atëhere lypset të vijë medoemos dhe tjetërsimin e kopesë në qënie vetanake. Qysh prej këtij çasti atdheu s’është gjë tjetër pos një koshere, brenda të cilës, luzma e bletëve të zakonshme punon për të nxjerrë matkat e veta mbretëresha, të cilat janë poetët, filozofët, shkencëtarët. E bën këtë edhe kur druri është i kalbur e plasa-plasa. Dhe, në bëftë vaki që, duke shqyer fshikëzat e hojeve, të dalin prej andej hajdutë, gangsterë, xhagajdurë, fjala është për diçka të rëndë, e cila kërkon të ndërhyhet gjer tek kodi gjenetik i fenomenit.

Ç’është e vërteta periodikët letrarë kanë qenë thjesht ca kaktuese të gjelbër në këtë yrt kulturor dhe vendin e tyre, për lezetin e gjithë kodoshëve e kodosheve, e kanë zënë ca suplemente kulturorë që rrinë gjithë namuz brenda rropullive të gazetave të mëdha, por që brenda tyre, mu si në oborrin e brendshëm të një haremi, gjen të nderura nëpër telat e kolanave shkronjore sytjenat e nderuara të këngëtares X, mbathjet bojëqielli të vipes Y. Bisedat e kafeneve e mejhaneve, ku shiten këto suplimente, janë të buta e të shtruara si ato çairet gjithë barëra harlisëse, barëra mbi të cilët kërmijtë e perversitetit lënë atë jargën e bardhë që mund të të mashtrojë nga që feksin si dritë argjendi.
Shkrimtarët dhe poetët që kanë drejtuar periodikët kulturorë kanë qenë nga më të talentuarit dhe braktisja e tyre prej pushtetit, lënia të vuajnë fatin e fakir fukarait, s’ka si të mos ndërmendë xhelozinë e inferiorit, hakmarrjen primitive të njerëzve që kanë brenda kokës gjeneratorë terri.

Antropologjia kulturore antropofage ka vërejtur se ka një lidhje të çuditshme midis seksualitetit dhe ushqimit. Disa nga mitet e fiseve të Amazonisë të ngjethin mishin me tmerrin dashuror dhe janë shumë larg përrallave me princin e kaltër dhe princeshat me sytë blu. Në njërin syresh flitet për një grua, koka e të cilës këputet nga trupi dhe është në kërkim të ushqimeve e mishit. E teksa koka bën zullume e grabitje, trupi i saj është brenda një hamami e zhgërryer mes lakuriqësisë dhe epshit. Mite të tjerë flasin për copëtimin, ndarjen thela-thela të trupit të së dashurës, mbushjen e këtyre copave me kripë, dhe gëlltitjen e tyre gjithë ëndje e shkrehje. Në gjuhën koko jao, thotë Claude Levi-Strauss, fjala kuta-kuta ka kuptimin e dyfishtë të inçestit dhe kanibalizmit, që janë format hiperbolike të bashkimit seksual dhe konsumimit ushqimor. Këto instinkte primitive flenë brenda bimsave e llagëmeve të enëve të gjakut tonë dhe presin rastin të zgjohen.

Nuk ka dyshim se kultura jonë i ngjan Hirushes së përrallës, që vërtet ishte e varfër, por ishte shumë e bukur, ama. Kemi të gjitha gjasat të besojmë se princat satrapë të këtij vendi e lenë kastile kulturën tonë të varfërohet e të shkretohet, me qëllim që ta kenë më lehtë ta shtien në dorë, ta miklojnë, ta përdhunojnë dhe, kushedi, ta gëlltisin copa-copa. Zoti e ruajt kulturën prej të egjërish të tillë.

Por kultura jonë mund të ketë dhe një fat tjetër që s’varet nga politika dhe pushteti. Më lart thamë se ajo është si ai fëmija bonjak që prindërit e kanë braktisur dhe e kanë lenë në një shportë me thupra buzë një lumi. Si Romulin, Kristofin, Moisiun. Që të tre të shënjuar nga fati si profetë…
(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26749. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26749