Përse tallesh o Blendi Fevziu

Nuk do të më kishte shkuar mendja kurrë se mund të thirreshin përballë në një emision si Opinion-i, të ftuarit e nderuar nga Maqedonia dhe treshja, tashmë e kompromentuar dhe antishqiptare Velo, Misha, Lubonja. Vetëm Fevziu e bën këtë. Si mund ti ftosh miqtë dhe ti fyesh në shtëpinë tënde, more Fevziu. A i di zakonet shqiptare more burrë. Si mund ti ftosh shqiptarët, që kanë 100 vjet që luftojnë dhe aspirojnë për liri, dhe ju bën moral të bëhen maqedonas, apo sllavë maqedonas, siç i themi ne në këtë Gazetë, sikurse ju bëri thirrje Lubonja. (As që nuk dinë se kush janë maqedonasit dhe vazhdojnë me termat sllave të përvetësimit të Maqedonisë).

Si mund ti kuptoni ju ata shqiptarë, pa qenë shqiptarë. Nuk kanë mbetur shqiptarët e Maqedonisë, vëllezërit tanë që patën fatin e keq tu vihej kufiri, tu tregoni se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet të aspirojnë dhe të shkojnë në Europë. Rruga e tyre për në Perëndim nuk kalon nga Lindja. Nuk mund ti kuptojnë, shqiptarë dhe aspiratat e tyre, vllehët dhe shulet, apo spiunët e Francës, që gjithnjë ka përkrahur sllavët.

Si mund të ketë kurajën Misha të diskutojë për Enciklopedinë e Maqedonisë, ku fyhen shqiptarët – malokë, kur vetë ai ka përdorur këtë term për shqiptarët e veriut, përfshirë këtu edhe ato të Kosovës dhe të Maqedonisë. A kaq miopë na kujton ky zotëri sa të mos kuptojmë se i ka shërbyer të njëjtit qëllim antishqiptar.

Si mund ti quani më parë ata myslimanë dhe jo shqiptarë, ata që historikisht kanë luftuar për identitetin dhe lirinë e tyre. Sigurisht ata nuk i kuptojnë këta shqiptarë sepse nuk kanë gjak shqiptari, ndryshe më parë se ti quanin myslimanë do të ishin krenarë për historinë e tyre, do ti ngushëllonin për sakrificat, vuajtjet, kohën e humbur nën pushtimin sllav, dhe do ti përkrahnin në rrugën e tyre për zhvillim dhe përparim. Por ata bëjnë të kundërtën i fyejnë, denigrojnë, duke i quajtur islamikë dhe të pazhvilluar, duke cinizuar me pamundësinë e tyre për tu arsimuar dhe zhvilluar. Me synimin e vetëm për ti prekur në sedër dhe për ti larguar.

Në këtë Gazetë një i pranishëm hodhi idenë se sllavët sot janë më të zhvilluar se shqiptarët e Maqedonisë. Kjo fatkeqësisht ka qenë historia e shqiptarëve, që kur në këto troje mësynë barbarët dhe përvetësuan kulturën dhe trashëgiminë Ilire. Që kur ata gjetën mbështetjen e Perëndimit. Realisht shqiptarët janë përpjekur ti lënë të pazhvilluar, që të ardhurit tu përvetësojnë gjithçka. Kjo ka ndodhur në atë që quhet sot Greqi. Dhe për analogji sot duhet të ndodhë kjo edhe në atë që quhet Maqedoni, që sllavët të quhen trashëgimtarë të kulturës së Maqedonisë së Lashtë dhe të vetë Aleksandrit të Madh, pasi janë me kulturë, dhe shqiptarët e pazhvilluar të quhen ardhacakë, sikurse thotë edhe vetë Enciklopedia maqedone. Fakti që i mëshohet më shumë tezës se shqiptarët e Maqedonisë janë islamikë dhe nostalgjikë për Turqinë, është sinkron me tezën e Enciklopedisë se shqiptarët janë të sjellë nga Perandoria Osmane.

Tashmë ju doli boja të gjitha tezave të hedhura në Shqipëri, pikërisht nga këta pseudointelektualë dhe pseudoshqiptarë, që me gjuhën e urrejtjes për shqiptarët, nën maskën e modernizmit dhe të europianizmit, përpiqen të sabotojnë në maksimum tendencën e pakthyeshme të bashkimit të shqiptarëve dhe të ngritjes së kombit shqiptar.

Mirë që paraqiten si përfaqësues të shqiptarëve, dhe krijojnë imazhin e dëmshëm që shqiptarët e Shqipërisë nuk i duan shqiptarët e Maqedonisë (të paktën kishim Zhejin që na përfaqësonte), por edhe kur përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë thonë se ne luftojmë për integritetin tonë edhe brenda Maqedonisë si Konfederatë apo të shkëputur, por si shqiptarë më vete (pra nuk aspirojnë për Shqipërinë e Madhe që i tmerron kaq shumë ata). Edhe atëherë ju bëhet thirrje – të integrohen me maqedonasit. Me të drejtë zoti Thaçi ironizon, të bëhemi maqedonas. Fyejnë luftën e shqiptarëve për liri. Dhe gjithnjë i mëshojnë idesë se shqiptarët e Maqedonisë janë islamikë ekstremë. Dihet se teza për krijimin e një republike Islamike në Ballkan është tjerrur edhe nga vetë Misha, por sot duket qartë që është hedhur me idenë për të kompromentuar shqiptarët dhe për ti bërë të padëshiruar në sytë e Perëndimit, me synimin e vetëm për ti lënë nën sllavët apo të përçarë ndërmjet tyre.

E vetmja mundësi që shqiptarët e Maqedonisë, por edhe shqiptarë të tjerë, do ti ktheheshin mbase islamizmit do të jetë vetëm në rast se ShBA dhe Europa do të talleshin me aspiratën e tyre për të qënë të lirë dhe të shkëputur nga sllavët. Atëherë shqiptarët do të kërkonin aleatë të tjerë për të përmbushur aspiratat e tyre. Dhe këta shqiptarë do të ishin madje pjesa më patriote e shqiptarëve.

Turp për këta puthadoras dhe të shitur, antishqiptarë të deklaruar tashmë. Por të paktën Blendi Fevziu mori një mësim se nuk mund ti denigrojë më shqiptarët, sepse ata të japin ujë në bisht të lugës. Më erdhi keq vetëm për zotin Aliu që priti një tjetër nivel debati dhe doli aq i zhgënjyer. Priste që shqiptarët e Maqedonisë të trajtohen nga vendi amë si pjesë e kombit të shkëputur padrejtësisht dhe të ndihmoheshin në nismën e tyre. Kurse pjesa përballë tij i kërkonin të qëndronin nën sllavët. Por Ai duhet ta dijë se, fatkeqësisht, tryezat e debatit, edhe sot, dominohen nga të njëjtët njerëz që dikur shkrimet kosovare i botonin në rubrikat të huajt për Shqipërinë. Madje në këtë rubrikë kam gjetur edhe shkrimet e Elena Gjikës për shqiptarët, që ishin më shqiptare se vetë shkrimet e të ashtuquajturve studiues shqiptar. Fatkeqësisht janë të njëjtët studiues që përpiqen të pengojnë përsëri daljen e historisë dhe kulturës shqiptare në dritë të diellit. Sa për Thaçin, në atë emision, do të thoja i lumtë goja.

Ndërsa shqiptarëve të Maqedonisë do tu thoja se ka kush ju kupton dhe ju mbështet ju. Është i gjithë populli shqiptar që ju do dhe ju përkrah në atë që do të ndërmerrni. Qofshin grahmat e fundit të antishqiptarëve dhe pastë ardh dita që shqiptarët të kenë mbështetjen e duhur nga fuqitë e mëdha. Koha më duket se po punon për shqiptarët, sa kohë ata kanë filluar të flasin dhe të veprojnë.

Gazeta Kritika

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23459. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23459