Përse ekipet shqiptare nuk marrin trainerë të huaj?

militanti1980

Primus registratum
Përse ekipet shqiptare nuk marrin trainerë të huaj?

Do doja tu shtroja kete pytje, sepse siç dihet deri tani ekipet shqiptare (ne futboll, basketboll, volejboll, etj) nuk kane arritur asgje ne arenen nderkombetare.
Per mendimin tim eshte koha, qe ekipet e futbollit si Partizani, Tirana, Vllaznia, Teuta, Flamurtari etj etj. te marrin ndonje trainer te huaj si psh. nga Kroacia, Serbia, Bullgaria, Rusia, Cekia etj. per te arritur me shume, sepse siç dihet ne ato vendet e lartepermendura futbolli ka nje tradite me te gjate dhe me te suksesshme se sa ne Shqiperi.
Nese ekipet duan te arrijne diçka, atehere duhet te bejne ndonje ndryshim ne lojen e tyre. E per kete arsye duhej te marrin trainer te huaj, sepse traineret shqiptare te gjithe e kane strategjine e njejte te lojes.
E njejta vlen edhe per basketbollin. Ne Shqiperi akoma luhet "loja e vjeter" e basketbollit. Prandaj mendoj se trainere te huaj nga Serbia e Kroacia do ta permiresonin me shume lojen e basketbollit shqiptare, e keshtu ekipet shqiptare te basketbollit do arrinin me shume ne kupen europiane.
Po ashtu duhet te mendojne ekipet shqiptare te basketbollit per te marre lojtare te huaj nga Amerika, Kroacia, Seriba, Mali i Zi, Bullgaria, etj. etj.
 

zog

Primus registratum
Re: Përse ekipet shqiptare nuk marrin trainerë të huaj?

qe thu ti militanti dje pashe fare rastesisht ne TV romania stacion qe transmetohet ne kabell, ndeshjen midis dinamos dhe nje ekipit rumun te panjohur qe dhe emri s'me kujtohet.

veç ti shihje shqiptaret sa te shemtut, me ca bluza te bardha si te palara e te vjetra, me nje loje te pafuqishme arkaike e AMATORE. dun dhe me fitu pa le, me duket se ishin nis me lujt me keto men.

ndersa rumunet mgjth fare te panjohur, ishin ekip korrekt me nje loje kontemporane. tanet gjithe lojen ne mbrojtje dhe humben 4-0. TURP jo nga humbja po nga shemtia qe paraqiten ne fushe.

shqiperia eshte shtet karagjoz dhe shqiptaret jane popull karagjoz. ne nuk kemi profesionalizem ASKUND, por ne sporte kjo eshte evidente.

ne shqiperi nuk jane trajneret qe mungojne, po i gjith sistemi sportiv qe çalon, qe eshte kalbur nga rrenjet. sporti duhet te zhvillohet ose ne SHKOLLA (si dikur) ose ne qendra moderne (siç i ka bota) per femijet e me vone ne stadiume TE REGULLT e KORREKTE me uje e drita e fusha te gjelberta bari ose sintetike. kur ti kemi keto do te kemi futboll.

futbolli varet nga ambicja e nje vendi ose populli per PERPARIM. ndersa tek ne eshte afere e mafiozeve turipalare te gjithe kryetareklubesh, qe i paguajne lojtaret me leket e xhepit e kur t'u teket (nje here me 1, nje here me 5 nje here ne fund te mujit, nje here ne fund te vitit) pa respektuar asnje rregull etik e profesional. futbolli (yne por dhe ai boteror) eshte pasqyrimi direkt i te gjithe jetes popullore, ne rastin tone te shrregullt e plot probleme sociale te shqiptareve.

si mund te fitohet keshtu.
 

DFV

Primus registratum
Re: Përse ekipet shqiptare nuk marrin trainerë të huaj?

Zog, postimi i jot eshte teper korrekt.
Eshte tamam ashtu sic shkruan ti me larte, do te lutesha qe postimin e mesiperm ta postoje ne ndonje nga gazetat shqiptare.
Te pakten kush eshte i interesuar do e kuptoj se ne cfare gjendje jemi katandisur, sigurishte jo vetem ne sporte!!
Me gjithe se nuk ka lidhje me sportin po tregoj nje histori qe me ndodhi pak dite me pare:
Nje miku im shtroj nje dreke per ndere te nje amerikani qe e ndihemoj per te ndertuar pishinen e
shtepise.
Amerikani kur pa pjaten e tij te mbushur plote dhe qe dallonte nga ato tonat e pyeti i habitur te zomjen e shtepise- Perse pjatat e tjera nuk jane njelloj me timen? dhe u habit shume qe ne traditen tone mikut i ruhet racioni me i mire!!
Pas kesaj tha se ju(shqiptaret) prisheni qe ne djep.
 

StormAngel

Primus registratum
Re: Përse ekipet shqiptare nuk marrin trainerë të huaj?

Ndoshta eshte problemi tek pagesa e ketyre trajnereve. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Përse ekipet shqiptare nuk marrin trainerë të huaj?

Po c'trainere te huaj te marrin?
E more vesh qe Dinamo dhe Partizani i kane shitur ndeshjet e kupave te Europes?
Keshtu qe presidentet e skuadrave mbushin xhepat dhe futbolli ecen "perpara"
S'ke cfare te besh kjo eshte e gjithe Shqiperia sot-dallavere dhe mafje e gjalle nga me i vogli deri tek me i madhi!!!!!!!!
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Përse ekipet shqiptare nuk marrin trainerë të huaj?

nje gje do thoja, kur thoni qe ekipet rumune apo cfaredo te jene jane te panjohura, cfare kujtoni se thone ata per Dinamon? obobo me ke na ka ren shorti?

Buxheti qe kane ato skuadra nuk krahasohen me skuadrat shqiptare.

Prandaj se di un se cfar mendojne kta gazetaret tone kur thone per kuadrat e huaja qe jane te panjohura, modeste, amatore etj etj, mos mendojne se ne kemi Milanin e Interin n Kampionatin tone?

E dini sa ishin bastet per Dinamon me ate skuadren e panjohur? 1 me 1.3 qe fitote skuadta e panjohur dhe rreth 1 me 5 qe fitote Dinamo. Kshuqe te gjith e dinin qe skuadra e panjohur do fitote.
 
Top