Përse burrat i vrasin gratë?
Janë thuajse kronikë e ditës. Specialitet tipik mashkullor. Kaq i ngjashëm me atë listë gjellësh e mezesh që vihet përpara portës së një restauranti dhe ku me të madhe shkruhet çfarë këshillohet sot.
Pak herë mundohemi të kuptojmë përse ndodh kështu?
Është tragjedi me të cilën njihemi në aktin e fundit.
Çfarë fshihet mbrapa pasionit?
Çfarë fshihet pas aktit në përgjithësi?
Jehona e një paragjykimi të nisur në thellësi të kohëve e që tashmë është bërë thuajse rregull, rëndomësi, ndaj edhe kërkojmë një përligjje. Psh, i ritkthehem pasionit. Mburojë e bërë shoshë në kohë, e sikundër thuhet:
Dielli nuk mbulohet me shoshë.
Pra. Mbrapa këtij krimi fshihet diçka tjetër, ai çfarë filozofi anglez Mill (Stjuart)do ta quante “despotizëm shtëpiak."
Atëhere ndoshta kemi të bëjmë me sipëroritet mashkullor. E nëse e pranojmë, duhet të shikojmë te gruaja një qenie të butë, të bindur, që di të mbajë gojën kyçur, që duhet të gënjejë vetëm në ato raste kur duhet të gjejë një shpjegim për hematomat(shenjat mavi në trup, fytyrë,) si psh: “U vrava te këmba e krevatit”, “mu përplas dera në fytyrë”, “rashë”...etj etj, pra duhet të shohim te gruaja njeriun që duhet të ruajë nderin dhe te e fundit fabrikën e pjellorisë, ndërkohë që hipokizia nuk të lejon ta cilësosh si fabrikë seksi sepse kjo të tremb ngaqë mendon se diçka e tillë mund ta shtyjë drejt tradhëtisë. Mbrritur këtu kemi zgjidhjen: Vrasjen.
Ps. Vetëm brenda një muaji në Itali u vranë 9 femra. Të gjitha për shkak pasioni. Meshkuj që nuk e pranonin ndarjen. Krenari e fyer. Mendoj më shumë trajtim i femrës si pronë. Sikurse mendoj se pak a shumë pse jo shumë, vuajmë nga kjo mendësi edhe ne shqiptarët.