BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi
‘Miss New Yorku’, Kira Kazantsev, është shpallur ‘Miss SHBA-të’.
Bukuroshja 23-vjeçare platformën e saj në konkursin e bukurisë e ka mbështetur mbi temën e dhunës në familje.
Po ashtu, ajo ka kërkuar nga autoritetet që t’i kushtojnë vëmendje keqtrajtimit seksual në ushtri.
Gara për më të bukurën e SHBA-ve është mbajtur të dielën mbrëma në Atlantic City të New Jerseyt, ndërsa për të tretën herë kurorën e fiton një bukuroshe nga New Yorku.
‘Miss Virginia’, Paige Garrett, u zgjodh përcjellësja e parë, ndërsa ‘Miss Arkansasi’, Ashton Jo Campbell, u shpall përcjellësja e dytë.