Përplasje me armë në Kumanovë, vriten 5 shqiptarë.

Forca të mëdha policore mëngjesin e sotëm kanë nisur një aksion në lagjet shqiptare të Kumanovës, ku si pasojë e përleshjes së armatosur raportohet të jenë vrarë pesë civilë shqiptarë dhe janë arrestuar shumë të tjerë. Në këtë konflikt thuhet të jenë vrarë dhe plagosur edhe disa pjesëtarë të policisë maqedonase.
Banorët shqiptarë të Kumanovës kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar në mëngjesin e sotëm, duke konfirmuar vrasjen e një familjeje shqiptare tre anëtarëshe ndër ta edhe të një vajze 8-vjeçare edhe të dy qytetarëve të tjerë.

Nga fotografitë dhe xhirimet e bëra shihen edhe arrestimet e kryera nga policia maqedonase, sikurse edhe autoambulanca që ka transportuar në spitak policët e vrarë dhe të plagosur.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski ka konfirmuar për gazetën “Lajm” përleshjen e armatosur midis policisë dhe një grupi të armatosur.

"Aksioni policor ka filluar herët në mëngjes, pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës", theksoi Kotevski.

Më poshtë mund të shihni fotografitë dhe videoincizmet e bëra sot në Kumanovë:

 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Kjo ishte ngjarja më e dhimbshme për diten e sotme.
Mbështetje dhe përkrahje të gjithë Shqiptareve të maqedonise. (E shkruajta me shkronjë të vogël , sepse nuk mund ta identifikoj dot një vend pa histori)!
 

hareid

Papirus rex
Qe politikanet maqedonas te llojit Grujevski sillen ne menyre barbare me shqiptaret nuk eshte aspak e cuditshme dhe asgje e re. E cuditshme eshte sjellje e partive shqiptare ne krye me Ahmetin dhe Thaqin. Ku jane fshehur keta dy "lidere" qe nuk tentuan as te shkojne ne mesin e popullit shqiptar te Kumanoves dhe ta shprehin indinjaten dhe mospajtimin e tyre me kete lloj politike barbare te pushtetit maqedonas? Ishte nje maqedonas, kryetari i opozites, ai qe e morri guximin dhe shkoi ne Kumanove te Lagjja e Trimave, ne mesin e shqiptareve per tu dhene atyre shprese dhe kurajo. Me te drejte u prit ky politikan maqedonas me duartrokitje nga shqiptaret e Kumanoves. Shpresoj qe te gjithe shqiptaret ne Maqedoni te vetedijesohen dhe te mos va japin votat tradhtareve dhe matrapazeve te llojit Ahmeti-Thaqi
 
Top