Përplasje e mundshme midis serbëve në Kosovë

Përplasje e mundshme midis serbëve në Kosovë

kosova-map-273x300.jpg
Pas zgjedhjeve në Kosovë, serbët lokalë do të mund të përplasen për shkak se në komunat e Graçanicës, Ranilugut dhe Klokotit do të formohen institucione paralele serbe.

Këtë në edicionin e sotëm të gazetës Blic e deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e ashtuquajtur për Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Në secilën prej këtyre tre vendeve do të kemi dy vetëqeverisje lokale. Njërën e mbështesin autoritetet në Beograd, ndërsa tjetrën ata të Prishtinës. Secila prej tyre do të mendojë se ka të drejtë të pyetet, tha Ivanov dhe shtoi se serbët që jetojnë atje, duke marrë parasysh temperamentin e tyre dhe përvojat historike, për shkak të kësaj do të mund të përleshen.

Duke theksuar se pas zgjedhjeve lokle të mbajtura të dielën, sërish janë bërë aktuale ndarjet mes serbëve kosovarë, Ivanoviq paralajmëroi se Qeveria serbe do të ndërpret çfarëdo komunikimi me ata që do të zgjedhen në organet e reja të pushteteve lokale.

Bartësit e listave serbe, të cilët si kryetarë të vetëqeverisjeve të reja lokale do ti mbështesin institucionet kosovare, sipas Ivanoviqit, kanë dhënë porosi të qartë se do ta ndjekin politikën e vet pavarësisht porosive nga Beogradi.

Duke përkujtuar se 90 për qind e serbëve të Kosovës financohen nga buxheti serb, Ivanoviq tha se ata të cilët do të jenë pjesë e organeve kosovare do ta humbin këtë të drejtë.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23929. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23929

Top