Përplasja e policive, akuza mes Transporteve dhe Bashkisë

Përplasja e policive, akuza mes Transporteve dhe Bashkisë

TIRANË- Përplasja e policisë së rendit me atë të policisë bashkiake të Tiranës për një truall në kryeqytet është thelluar sot me akzua të ndërsjellta mes Ministrisë së Transporteve dhe Bashkisë.

Sulm ndaj bashkisë dhe cenim të hapur të autonomisë vendore e ka quajtur sot Administratori i Bashkisë, Dritan Agolli ngjarjen e shëmtuar të një nate më parë në kryeqytet, kur policia bashkiake është penguar të bëjë detyrën e saj.

“Rikthehen sërish sulmet e qeverisë ndaj bashkisë. Trualli në qendër të Tiranës është pronë private me certifikatë”- ka thënë Agolli gjatë një komunikimi me mediat. Sipas tij, trualli për të cilin nisi konflikti është pronë e Komunitetit Mysliman dhe bashkia është e vendosur që të mbrojë pronarin e ligjshëm të tokës, sikundër është e do të jetë gjithnjë në krah të qytetarit dhe pronarit legjitim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së Transporteve, përmes kreut Sokol Olldashi. Sipas tij, ministria e Transporteve përmes një vendimi do të mbushë dhe shndërrojë në lulishte një gropë në qendër të Tiranës. Sipas tij, ky truall është pronë publike.

“Reagimi i bashkisë së Tiranës nuk është normal, pasi toka në qendër të Tiranës është shtetërore dhe nuk ka leje ndërtimi nga pushteti lokal. Ne kemi vendosur që në qendër të Tiranës të ndërtohet një lulishte”- tha Olldashi, i cili shtoi se policia e rendit është vënë në mbrojtje të tokës shtetërore.

Policia e rendit përplaset me atë bashkiake

TIRANË- Një truall është bërë shkak për një konflikt në qendër të Tiranës mes policisë së rendit dhe asaj bashkiake. Teksa policia bashkia po ndërhynte për të bllokuar një fadromë të Inspektoratit Ndërtimor që hyri në një sipërfaqe toke në vendin ku bashkohen rruga e Durrësit dhe ajo e Kavajës, dhjetëra forca të policisë së rendit janë kundërpërgjigjur. Nuk kanë munguar as momentet e konfrontimit mes tyre.
Në vendngjarje kanë qenë mbi më shumë se 200 forca policore dhe krerët më të lartë të Policisë së Tiranës, të cilët kanë treguar forcën përballë policëve bashkiakë shumë më të pakët në numër.
Pas konfrontimit, policia e rendit ka rrethuar truallin me shirita ndërkohë që fadroma ka vijuar punën për sheshimin e zonës.
Bashkia kundërshton vendimin e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar për të ndërhyrë në tjetërsimin e këtij trualli. Sipas saj, prej kohësh sipas planit të qendrës së Tiranës, në të njëjtin vend parashikohet ngritja e një godine shumëfunksionale. Sipas Bashkisë , ky është presion i hapur dhe cenim i drejtpërdrejtë i autonomisë. Aksioni për sheshimin e truallit nga ana e Inspektoriatit të Ndërtimit ka tre ditë që ka nisur dhe deri më sot asnjë përfaqësues i tij nuk ka sqaruar se çfarë do të bëhet me të.(Shekulli)

GjLolKm3YKk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25198. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25198

Top