Përplasja e emocioneve dominon botën

Përplasja e emocioneve dominon botën

<font color="red">Një dhjetëvjeçar më parë, Samuel Huntington parashikoi "përballjen e civilizimeve" </font>

"Përplasja e emocioneve dominon botën"

Sipas një studiuesi francez, ndjenjat janë konflikti i kohës


Trembëdhjetë vjet më parë, Samuel Huntington argumentonte se një "përplasje civilizimesh" ishte ajo çka do dominonte më pas politikën botërore. Ngjarjet qysh prej asaj kohe ngjan të kenë provuar se vizioni i Huntington-it ka qenë më shumë i saktë sesa i gabuar. Por, në këtë rast, do të ishte më korrekte, gjithsesi, të flisnim për një "përplasje emocionesh" (clash of emotions). Bota perëndimore shfaq një kulturë frike, ajo arabe e myslimane ka rënë në kurthin e një kulture armiqësie dhe shumëçka nga Azia shfaq një kulturë shprese. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë të ndara nga një kulturë e përbashkët frike. Në të dyja anët, secila prej tyre takohet në shkallë të ndryshme; frikë nga tjetri, frikë për të ardhmen dhe një ankth fondamental për humbjen e identitetit dhe kontrollin mbi fatin e tjetrit në një botë me komplekse në rritje. Në këtë rast, në Evropë ekziston frika e invadimit nga varfëria, që kryesisht vjen nga jugu. Evropianët gjithashtu kanë frikë se mos mbyten nga depërtimi i islamikëve radikalë apo se mos pushtohen demografikisht prej tyre e që më pas kontinenti i tyre të shndërrohet në atë që njihet si "Eurabia". E pas kësaj vjen frika se mos mbeten prapa në nivel ekonomik. Në fund, ekziston edhe frika se mos qeverisen nga një fuqi e huaj, edhe nëse kjo është miqësore (si për shembull SHBA-ja) apo një e tillë e pafuqishme (siç është për shembull Komisioni Evropian). Pak nga ky sens i humbjes së kontrollit është prezent akoma në Shtetet e Bashkuara. Frika demografike është lehtësuar disi, por ajo është akoma mjaft prezente. Amerikanët nuk ia kanë frikën një rrënimi ekonomik, në mënyrën që evropianët e perceptojnë (megjithëse ata shqetësohen mbi shterimin e burimeve). Edhe ata po mendojnë prej kohësh për dobësim të trupave të tyre, duke luftuar me obezitetin, në buxhetet e tyre, me deficite të mëdha dhe në shpirtrat e tyre, me humbjen e oreksit për aventura jashtë vendit dhe një rritje të kërkesës për çështje të brendshme nacionale. Dhe sigurisht, që pas 11 shtatorit, amerikanët janë të obsesionuar nga problemet e sigurisë.

Ndërsa evropianët po përpiqen të mbrojnë veten nga bota nëpërmjet një kombinimi të "eskapizimit" dhe asaj që njihet si "appeasement" (paqtim, zbutje), amerikanët po përpiqen të veprojnë në të njëjtën mënyrë, duke u përballur me problemin që në rrënjët e tij, atje ku ai e ka burimin, jashtë vendit të tyre. Por, përtej retorikës së ashpër e me gjuhën e dhunës që fshihet pas administratës "Bush", qëndron realiteti i zymtë, që përgjigjja amerikane ka rezervuar kundër asaj që ndodhi më 9.11.2001, e që e ka bërë SHBA-në, nga ana tjetër, më pak popullore se kurrë më parë. Ndërhyrja amerikane në Irak, për shembull, ka gjeneruar më shumë probleme se sa i ka zgjidhur ato. Bota myslimane, ndërkohë, ka qenë e përfshirë nga një obsesion i vërtetë për një rrënim të mundshëm, që e ka ndjekur prej shekujsh. Kur Evropa ishte në errësirën e Mesjetës, islami po përjetonte apogjeun e tij, por kur nisi rilindja evropiane, islami nisi rënien e tij të pandalshme. Myslimanët panë krijimin e një shteti të Izraelit në mes të një toke arabe, si një dëshmi themelore për rrënimin e vet. Për hebrenjtë, legjitimiteti i Izraelit ishte i shumëfishtë; ai kombinonte përmbushjen e një premtimi religjioz, realizimin e një fati të përgjithshëm nacional dhe kompensimin nga ana e komunitetit ndërkombëtar për një krim unik të bërë prej tyre, Holokaustit. Për arabët, si përkundrazi, ai ishte një qëndrim i imponuar me dhunë nga logjikat koloniale të Perëndimit, e që po ndodhte pikërisht në momentin e procesit të dekolonizimit që sapo kishte marrë udhë.

Konflikti i pazgjidhur mes Izraelit e fqinjëve të tij arabë ndihmoi në kthimin e kulturës së armiqësisë në një kulturë urrejtje. Me kalimin e kohës, karakteri nacional i konfliktit u zhvendos në një konflikt në bazën e tij të origjinës, atë religjioze - u kthye në një konflikt mes myslimanëve e hebrenjve, në mos edhe mes islamit e Perëndimit në një aspekt më të gjerë. Kombinacioni i thellimit të luftës civile në Irak dhe luftës në Liban mes grupeve "Hezbollah" dhe Izraelit, ka përforcuar një sens dhune te shumë myslimanë, i cili është shfrytëzuar plotësisht nga Irani e aleatët e tij. Dhe globalizimi, me ekspansionin e tij të shoqëruar me boshllëqet mes fituesve e humbësve në sektorin ekonomik, ka kontribuar në ushqimin e këtij problemi. Kultura e armiqësisë është zgjeruar gjithashtu edhe tek diaspora arabo-myslimane në Perëndim. Trazirat në Francë, gjatë vjeshtës së vitit 2005, për shembull, kanë një origjinë në esencë socio-ekonomike, por ato ishin gjithashtu edhe një fshikullim nga pakënaqësia e akumuluar kundër një shoqërie që pretendon t‘u japë atyre të drejta të barabarta në princip, por që dështon ta bëjë këtë në praktikë.

Pas dy shekujsh të një rënieje relative, Kina tashmë po rikuperon statusin e saj legjitim në rang ndërkombëtar. Politika e saj e përqendrimit në çështjet e zhvillimit ekonomik, duke shmangur konfliktet, duket se po i jep Pekinit përfitime në dy plane: atë material-ekonomik e respektin ndërkombëtar. Ndërsa për Indinë, për herë të parë në historinë e saj moderne, ajo ka bërë hapa para në shkallët botërore të renditjes si një vend i pavarur dhe fuqi e rëndësishme botërore. Vështirësitë hasen në të dyja planet, por optimizmi sot është real dhe duket se do të zgjasë për sa kohë që rritja vazhdon.

Për sa i përket përplasjes globale të emocioneve, prioriteti numër 1 për Perëndimin duhet të jetë njohja e natyrës së kërcënimit, që kultura e botës myslimane të armiqësisë paraqet për Evropën dhe për SHBA-në. As paqtimi dhe as forca, të vetme nuk mund të mjaftonin. Lufta që po shpërthen është një nga ato që kultura e armiqësisë nuk mund ta fitojë, por është një luftë, gjithsesi, dhe një nga ato që Perëndimi mund ta humbasë duke vazhduar të ndahet, ose duke tradhtuar vlerat e tij liberale dhe respektin për ligjin e individin. Sfida nuk duhet kuptuar në mënyrën se si ta interpretojmë islamin e moderuar përballë forcave radikale. Duhet gjetur mënyra se si të inkurajohet një sens i mjaftueshëm shprese e progresi në shoqëritë myslimane, në mënyrë që radikalizmi të zhduket dhe që zemërimi të mos i çojë masat e njerëzve të rrëmbejnë armët që ua japin radikalët. Në këtë këndvështrim, konflikti izraelito-palestinez duket më shumë se kurrë një mikrokozmos i asaj çka bota po bëhet. Izraeli është Perëndimi, i rrethuar nga kultura e armiqësisë dhe ëndrra për t‘u larguar nga një rajon i rrezikshëm dhe rihyrja në një kulturë shprese. Por duhet gjetur një zgjidhje, së pari për problemin palestinez, ose përndryshe "the escape" (ikja, largimi, arratia) nuk do të jetë e mundur. Kështu që, Evropa dhe Amerika do të kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme të largojnë frikën e tyre, por do të jenë të afta ta bëjnë një gjë të tillë vetëm kur të gjejnë mënyrën se si të ndihmojnë botën myslimane të zgjidhë problemet e veta.

Burimi: Gazeta Shqip
 

blabla

Primus registratum
Re: Përplasja e emocioneve dominon botën

Interesant.

S. Huntington's article, quhet: Perplasja e civilizimeve, jo perballja.

Nejse, kush e ka shkrujt kte artikullin poshte? Mund ta kemi emrin e autorit? Megjithse e pelqej artikullin, esht parafraze e Huntington-it. Huntingtoni tha civilizations, ky tjetri thot emocione. Po, nuk jan emocionet qe "drive-in" civilizimet...
 
Top