Përplaset me trajlerin, përmbyset autobusi i linjës Athinë Tiranë

Përplaset me trajlerin, përmbyset autobusi i linjës Athinë Tiranë

AKSIDENTI/ Dy vetë janë plagosur. Mendohet se shirat kanë shkaktuar rrëshqitjen e mjetit

FIER – Një autobus pasagjerësh i linjës Athinë -Tiranë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të së martës. Ngjarja është shënuar rreth orës 06:30 minuta në vendin e quajtur Mbrostar. Autobusi me targa TR 7221 L që drejtohej nga Alban Taku, ishte nisur nga Athina rreth orës 20:00, teksa është rrëzuar në dalje të qytetit të Fierit.

Nga 25 pasagjerët që ndodheshin në të, ka mbetur i dëmtuar vetëm një 47-vjeçar si dhe vetë drejtuesi i automjetit. Udhëtarët u shprehën se kanë dëgjuar fillimisht një zhurmë si përplasje, një frenim të fuqishëm dhe më pas autobusi i tyre ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar rreth 3 metra poshtë rrugës nacionale Fier- Lushnjë.

Të gjithë pasagjerët janë tronditur, shumë prej tyre të cilët kanë qenë të përgjumur, janë tmerruar kur kanë parë që autobusi ku udhëtonin, pasi ka frenuar zhurmshëm, ka dalë nga rruga dhe është batuar. “Isha disi i përgjumur kur ndjeva autobusin të frenonte fort. U përplasa me sediljen që ndodhej para meje, në krahun e djathtë të gjoksit”, shprehet Bib Filaj, 47 vjeç, nga Mirdita, banues në Durrës, pasagjer në këtë autobus. Ai është i vetmi pasagjer që ka shkuar në spitalin e Fierit me plagë të lehta. Një tjetër pasagjer rrëfen: “Përpara kisha një vajzë. Ishte nga Durrësi.

Ajo u tremb shumë dhe filloi të thërriste për të hapur derën. Dera kryesore si rezultat i batimit të mjetit në krahun e dyerve nuk hapej. U thye një xham dhe që të gjithë shkuam aty për të dalë jashtë. Paniku bëri që të gjithë të tentonim njëherësh për të dalë, por fatmirësisht jemi shëndoshë e mirë”, përfundoi ai. Mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë përplasja e një mjeti tip trajler me targa DR 5639 C me autobusin.

Burime nga policia shprehen se shirat që kishin rënë gjatë natës dhe vazhdonin të binin edhe në mëngjes kanë bërë që gomat e trajlerit të rrëshqasnin dhe në mometin që ai kaloi autobusin, fundi i mjetit ka goditur krahun e shoferit të autobusit. Drejtuesi Albin Taku ka frenuar për të shmangur goditjen, por është rrëzuar poshtë rrugës nacionale rreth 3 metra. Kanë qenë disa pemë ato që kanë penguar që autobusi të bënte rrotullime të tjera.(Shekulli)

xR1jZoecmDI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25621. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25621

Top