Përpjekja e fundit e CIA-sË për të rrëzuar Enver Hoxhën

sabotator

Primus registratum
Përpjekja e fundit e CIA-sË për të rrëzuar Enver Hoxhën

Shumë nga agjentët që ishin dërguar aty nga qendrat e ngritura prej zbulimeve anglo-amerikane si Greqia, Gjermania, Malta, Italia, Kajro etj. kishin përfunduar keq. Pothuajse të gjitha grupet që kishin desantuar si nga deti, toka e ajri kishin rënë në duart e Sigurimit të Shtetit, apo ishin asgjesuar. Vetëm një numër shumë i vogël i tyre kishte mundur që të çante nëpërmjet kufirit tokësorë duke dalë për në Greqi. Radio e vetme shtetërore e Tiranës përditë njoftonte për kapje bandash dhe ju bënte jehonë gjygjeve të tyre që zhvilloheshin të hapura në kinematë e kryeqytetit. Duke parë këtë situatë të krijuar, po ato ditë Mbreti Zog e la vilën e tij luksoze, të cilën ja kishte dhuruar Mbreti Faruk i Egjiptit dhe bashkë me nipin e tij prin Tatin u nis për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me preteksin se donte të blinte atje disa prona. Në të vërtetë qëllimi i kësaj vizite që Mbreti Zog po e bënte me aq ngut, ishte kordinimi i punëve me CIA-në, në lidhje me dështimin e misioneve të nisura nga Gjermania dhe mënyrën e vendosjes së një strategjie tjetër më efektive. Në datën 8 gusht 1951, Mbreti Zog dhe nipi i tij Tati u pritën në Departamentin e Shtetit për një vizitë ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zëvendes/ndihmës sekretar për çështjet Evropiane. Zogu u takua dhe diskutoi gjatë dhe me Grac Jaceviçin dhe oficerët e tjerë të lartë të CIA-së lidhur me arsyet e dështimeve të njëpasnjëshme të misioneve që kishin desantuar në Shqipëri.

Megjithë këto dështime, CIA kishte vëne re sukseset e shkëlqyera të një personi të quajtur Hamit Matjani, një nacionalist guerilas që dukej se ishte në gjendje të hynte në Shqipëri sipas dëshirës dhe të dilte që andej për në Greqi pasi kishte përfunduar detyrën e ngarkuar. CIA konkludonte për Matjanin duke thënë në dosjen e tij: “Ai është një hero në traditën e Robin Hudit, gjysëm kaçak dhe gjysëm luftëtar lirie, gjysëm analfabet, por më dinak se çdo autoritet shtetëror italian, gjerman apo komunist shqiptar të cilët ishin përpjekur disa herë për ta kapur”. Mbas shumë diskutimesh, Zogu dhe oficerët e CIA-së ranë dakort se Hamit Matjani ishte njeriu më i përshtatshëm për momentet që ndodheshin, i vetmi që kishte dhënë prova se kishte mundësi që të hynte në Shqipëri dhe të vepronte brenda territorit të saj duke iu shmangur patrullave komuniste. Matjani duke qenë i sigurt se e njihte gati pëllëmbë për pëllëmbë gjithë Shqipërinë, kishte ndihmuar amerikanët në përpilimin e hartave e skicave ku jepeshin të dhëna mbi qëndrimet e pikat e forta të policisë e ushtrisë shqiptare. Ai u kishte dhënë amerikanëve dhe një listë me emrat e fshatrave që mbështesin çështjen antikomuniste. Në atë listë përfshiheshin dhe njerzit aleatë të fuqisë, disa prejt të cilëve shërbenin dhe në ushtrinë shqiptare. Jacevici i shpjegoi Zogut se oficerët që ishin në Ushtrinë Shqiptare dhe që ishin kundër regjimit komunist, donin prova konkrete të mbështetjes dhe aprovimit të familjes mbretërore. Ata donin gjithashtu prova të mbështetjes amerikane dhe vetëm atëhere ata do të lëviznin kundër regjimit komunist. CIA i kërkoi Zogut se cilët do ishin njerzit mët ë kualifikuar që do të hynin në Shqipëri dhe kush do të ishte udhëheqësi i tyre që do të hynte në kontakt me oficerët që shërbenin në ushtrinë shqiptare për tju dhënë atyre garancitë që kërkonin. Zogu ju përgjigj atyre se ishte vetëm një grup i vogël që kishte autoritetin dhe kurajon e nevojshme për kryerjen e kësaj detyre. Këta ishin njerzit më besnikë që i kishin qëndruar pranë tij, gjatë udhëtimit kur u largua nga Shqipëria dhe që kishin jetuar me të në Egjipt. Ky grup përbënte atë që quhej Garda Mbretërore dhe personi më i mundshëm absolut për t’i udhëhequr ata ishte pikërisht vetëm Hamit Matjani.

Ai rridhte nga një familje fshatarësh me origjinë nga rrethi i Matit të cilët ishin shërngulur nga fundi i shekullit të kaluar e ishin vendosur afër Peqinit duke formuar fshatin me emrin Matjan. Hamiti për herë të parë u bë i njohur dhe mori famë të madhe pas kthimit të tij nga Italia në vitet 30-të, ku mbaroi një shkollë dy vjeçare per xhandarmëri në Milano. Pas asaj shkolle, ai u emërua Komandant Xhandarmërie në rrethin e Lushnjes. Në vitin 1935, ai lozi një rol shumë të madh e dominat në shtypjen e rebelimin antiqeveritar që njihet si Kryengritja e Fierit. Duke e ditur besnikërinë e Matjanit karshi Mbretit Zog, oficerët antizogist me në krye kapitenin Riza Cerova, kishin pritur largimin e tij për në nënprefekturat e Beratit për inspektim dhe pastaj kishin shpërthyer kryengritjen. Matjani menjërherë u kthye në zonën e Fierit e Lushnjes dhe me forcat e tija besnike goditi forcat antiqeveritare duke e shtypur rebelimin. Pas asaj, Matjani e ndoqi këmba-këmbes Riza Cerovën deri afër kufirit shtetëror. Mbas shtypjes së kryengritjes së Fierit, Matjani i forcoi pozitat e tija dhe qëndroi në armën e xhandarmërisë deri kur ndodhi okupacioni italian ndaj Shqipërisë në prillin e 1939, ku ai organizoi rezistencën e armatosur në Vlorë. Për atë gjë matjani u arrestua nga forcat italiane dhe doli para gjygjit ushtarak ku ju dha dënimi maksimal me vdekje.

Ekzektutimi i Matjanit ishte vendosur që të bëhej me varje në litar në qëndrën e qytetit të Lushnjes. Vetëm një natë para ekzekutimit, Hamiti mundi që të arratiset nga burgu i Lushnjes të cilin e ruanin italianët. Ai preu hekurat e dritares së qelisë me anë të një share hekuri të cilën ja kishte futur në ushqime miku i tij Qazim Dervishi. Pasi doli nga burgu, Matjani doli në mal dhe formoi një çetë nacionaliste që vepronte në zonat e Fierit, Lushnjes, Peqinit e Kavajës. Në vitin 1943 kur kapitulloi Italia fashiste, Matjani e emërua Komandant Xhandarmërie në zonën e Peqinit. Nga mesi i vitit 1944, kur forcat komuniste kontrollonin gati të gjithë Jugun e vendit, Matjani u largua përsëri nga xhandarmëria dhe doli në mal duke krijuar një çetë të vogël në përbërje të së cilës ksihte vëllanë e tij Ibrahimin, tre nipat Hasani, Dalipin e Hajdarin. Po kështu Matjani ksihte me vete dhe gruan e tij Fatimen. Përveç njerëzve të tij, Matjani kishte në atë çetë dhe dy miqt e ngushtë Ramadan Kelmendin dhe Nuri Plakën. Gjatë asaj kohe Matjani me çetën e tij kishte rënë disa herë në përpjekje me forcat partizane, pas masakrës që Mehmet Shehu bëri në fshatin e Hamitit (Matjan) duke pushkatuar 67 ballistë.

url]
 

DFV

Primus registratum
Re: Përpjekja e fundit e CIA-sË për të rrëzuar Enver Hoxhën

E c'rendesi ka kjo, se donin te rrezonin Enver Hoxhen e po pastaj.
Akoma me te vdekurit do merremi ne?
 

Garo

Primus registratum
Re: Përpjekja e fundit e CIA-sË për të rrëzuar Enver Hoxhën

qeveria amerikane dhe Cia i terrhoqi fondet per rrezimin e komunizmit ne shqiperi , direkt pasi filloj lufta ne vjetnam. Keshtu mor fund dhe plani i azgjesimit te pushtetit enverist.,
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Përpjekja e fundit e CIA-sË për të rrëzuar Enver Hoxhën

Shume njerez ketu vazhdojne te hajne veten e tyre me dhembe se nuk ju besohet qe katunari i gjirokastres i mbajti te nenshtruar per 40 vjet. Lloj - lloj agjenturash e diversante u munduan ta hiqnin qafe po ai doli me i forte se te gjithe keta....

Pra keto fakte hidhen edhe nje here jo per tu bere te ditur (se keto jane trashur duke u diskutuar) por me teper nga inati qe nuk e hoqen dot qafe...
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Përpjekja e fundit e CIA-sË për të rrëzuar Enver Hoxhën

CIA bashkepunonte me regjimin e Hoxhes.

INDIREKT kuptohet (me ane te qendrave zioniste)
 
Top