Përmbytjet, Grupi PS: Të rishihet buxheti '11 Rama: Gati ta votojmë



TIRANE- Grupi parlamentar i Partise Socialiste akuzon qeverinë se nuk mori masat në kohën e duhur për parandalimin e situatës së përmbytjeve. Grupit PS e përqëndroi diskutimet e sotme në situatën kritike të përmbytjeve që kanë përfshirë jo vetëm Shkodrën, por edhe disa qytete të tjera të vendit. Nën temën “Buxheti i ri kunder mocalizmit te Shqiperise” PS kërkon rishikimin e buxhetit 2011.
RAMA E DEPUTETET PS: PERMBYTJET JO FAJ I ZOTIT POR I QEVERISE
Deputetët socialistë, të cilët përfaqësojnë banorët e zonave të përmbytura akuzuan qeverinë për “ineficence” në parandalimin e situatës së permbytjeve. Duke bërë një panoramim të situates ne zonat e permbytura deputetet socialiste thane se qeveria nuk mori ne kohen e duhur masat per parandalimin e situates.
Kreu socialist, Edi Rama në fjalën e tij deklaroi se kjo përmbytje është rezultat i braktisjes prej 20 vitesh nga qeveria dhe jo fatkeqësi natyrore.
“Vetëm fatkeqësi natyrore nuk është kjo që ndodh në mënyrë të përsëritur, që është e jashtëzakonshme në permasa, dhe fatkeqesisht po bëhet e zakonshme sepse është momenti i ballafaqimit me falimentimin e shtetit dhe të një politike të vjetër... injorante e cila ka mbërritur sot në kulmin e fuqisë së vet shkatërruese”- tha Rama.
Kreu i PS akuzoi qeverinë se ka fshehur dëmin real të përmbytjeve dhe ka paraqitur vetëm një fraksion të saj. „ Sipas standardeve europiane dëmi i shkaktuar vetëm në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës, ku janë përmbytur 14 mijë ha, po ta marrim me një vlerë 5 miëj euro për hektar tokë, jemë në 1 milionë 700 mijë euro, rreth 55 milionë euro dëmi i banesave bizneseve”.
Rama deklaroi se PS është e gatshme të votojë një pr/buxhet të ri të vitit 2011, ku të caktohen fondet e duhura për parandalimin e përsëritjeve të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave.
Rama tha se pikërisht argjinatura e Torovicës, dhe që rrezikohej të cahej është rasti më konkret pr të thënë se “nuk vepër e zotit por e qeverisë. Sipas Ramës, problemet në argjinaturën që ndan Shkodrën me Lezhën u shfaqën edhe në përmbytjet e janarit të shkuar dhe akuzoi shtetin se gjatë gjithë këtyre muajve nuk mori asnjë masë për të ndërhyrë.
“Jam i bindur se nëse Nikoll Lesi, zv ministri i Kulturës nuk do të kishte qëndruar atje ditë natë dhe nuk do të ishin hedhur gurë, argjinatura do ishte shkatërruar”- deklaroi Rama.
Edhe deputeti socialist Gjovalin Kadeli akuzoi qeverinë se nuk ka vënë dorë kurrë në argjinaturën e Torovicës, dëmtimi i të cilës do të “shkatërronte totalisht gjithë Lezhën, duke e kthyer pas 20 vjet. Ai shtoi më tej se argjinatura vazhdoi të mbetet një rrezik i madh pasi “në të materialet inerte që janë hedhur nuk kanë kushte teknike dhe “do të jetë e rrezikshme nëse do kishte sërish rritje të nivelit të ujit dhe reshje të tjera. Sipas Kadelit qeveria ka pasur kohë që të rregullonte argjinaturën por nuk ka vënë dorë kurrë.
VENDI RREZIKON KENETEZIMIN
Kreu i PS-së shpreh shqetësimin se në Shqipëri po rishfaqet fenomeni i kënetëzimit jo vetëm në Shkodër, Lezhë, Fushë Krujë por dhe në qytetit më poshtë.
Sipas Rames në zonat bregdetare dhe fushore ka filluar të shfaqen sindromat e “sëmundjes së paraluftës së dytë botërore-.
Shqiperise i mungojne “infrasktrukturat shkencore” qe sugjerojne dhe parandalojne keto fenomene dhe ndaj te cilit ky “vend rrezikohet nese nuk mbrohet”
“Shqipëria është e pambrojtur karshi urisë me modeste të ujit, në raport me përmasat e ujrave që sistemi i ngritur i kanalizimeve përballonte pa asnjë problem. Rama bën me shkak “inekzistencën e shtetit hidraulik” dhe mungesën e “infrasktrukturës shkencore që sugjerojnë dhe parandalojnë këto fenomene ndaj te cilit ky vend rrezikohet nëse nuk mbrohet”
PAKETA LIGJORE QE PROPOZON PS
Rama prezantoi dhe pjesë të paketës ligjore që PS do të dorëzohet në parlament, ku nder te tjera kërkohet dhe ndryshimi i buxhetit të vitit 2011, i miratuar pak ditë më parë.
- Të vendoset moratorium ( të paktën) 3 vjecar për ndalimin e prerjeve të pyjeve.
- Moratorium tre vjecar për mos shfrytëzimin e lumejve dhe të shtretërve të tyre.
- Duhen ndryshime në veprat e Kodit Penal në lidhje me dëmtimet e pyjeve dhe lumejve
- Të merren masa për të ringritur strukturën shkencore
- Të bëhet analizë e thellë shkencore tërësore për gjëndjen aktuale të lumejve. („Kjo ka qenë normativë e shtetit, por aktualisht në strukturat shtetërore nuk gjendet asnjë analizë mbi situatën e lumejve“ – deklaroi Rama.
- Të ngrihet strukturë shkencore për studimet dhe monitorimin e nevojshëm të sistemit të kullimit në vend
- Të punohet për legjislacionin për të gjitha veprat kulluese, bonifikimet dhe mbrojten e të gjitha zonave malore kodrinore nëpërmjet pyllëzimit
- Rialokimi drastik i buxhetit të 2011 për shpenzimet për këto fenomene që duhen trajtuar si një armik që kërcënojnë vendin tonë
- Plan i ri investimesh që adresojnë mbrojtjen nga përmbytja.
Sipas Ramës “nëse do bëhet ky ndryshim rrënjësor i buxhetit vitin e ardhshëm do kemi më pak përmbytje edhe pse fatura e kësaj vepre është shumë e lartë se fatura e një buxheti”. "Nga buxheti të pakësohen fondet për punët që presin dhe të investohen fondet në masat për parandalimin e përmbytjeve, rregullimin e shtretërve të lumejve dhe rrëshqitjes së dherave “- sugjeroi më tej kreu i PS
(s.g/BalkanWeb)
