Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

attachment.php

Mijëra hektarë tokë nën ujë. Përmbytet Novosela. Evakuohen 311 persona (FOTO)

Mijëra hektarë tokë në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe zona të tjera të vendit janë nën unë, si pasojë e reshjeve të shumta dhe daljes nga shtrati të lumenjve. Sipas Ministrisë së Bujqësisë rreth 3 mijë hektarë tokë janë nën ujë. Dëme materiale janë të pallogaritshme.
Paditen e sotme reshjet kanë sjellë përmbytje dhe në qarkun e Elbasanit. Novosela përLumi Vjosë ka përmbytur të gjithë territorin e komunës Novoselë. Gjatë ditës së sotme shtabi i emergjencave dhe delta force dhe ushtria po punojnë për evakuimin e banorëve dhe furnizimin me ushqime të familjeve që janë të izoluara nga uji.

Policia me mbeshtetjen e FNSH-se, Delta Force dhe Forcat e armatosura kanë arritur të evakuojnë me mjete lundrues dhe shpëtojnë 5 anëtaret e familjes Avdul Aliaj, në fshatin Bishan mes të cilëve edhe një fëmije 3 vjeç. Gjithashtu janë evakuar edhe 3 persona të tjerë nga një zdrukthari ne Novoselë. Aktualisht po ndërhyet ne stanin e shtetasit Vullnet Alliaj, (bari) për të evakuar këtë shtetas dhe bagëtitë e tij në fshatin Bishan Ndërkohë disa minuta më parë gazetarja Jerola Ziaj informoi se bariu nuk pranonte të evakuohej pa 500 krerët e bagëtive që ruante duke thënë se : Me këto jetonte. Nëse nuk shpëtoheshin do vdiste me ta në stan”

Njoftohet se operacioni i evakuimit vijon hap pas hapi dhe po mbahet kontakt me personat qe rrezikohen. Një famile në Bishan të Novoselës kërkon ndihmë për tu evakuar. Përmes një telefonate që i është bërë gazetarëve ata kanë thënë se kishin dhe fëmijë mes tyre, por më pas telefoni është fikur dhe është bërë i pamundur kontakti me ta. Ndërkohë disa familje kanë bërë apel për tu furnizuar me ushqime Kryetari i komunës Novoselë Kanan Shakaj tha për Ora Neës deklaroi se totalisht zonat janë përmbytur. Mbi 500 familje janë evakuar nëpër të afërmit e tyre. “Totalisht komuna është nën ujë. Nga Novosela deri në det është totalisht nën ujë. Është bërë një oqean i vërtetë. Vetëm nga ajri mund të shikosh. Jemi në operacion në Murriz do të evakuohen 5 barinj me gomone për pak.

Ministria e Bredëshme publikoi gjatë orës 14:00 të dhënat e fundit mbi operacionin e evakuimeve. Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet e evakuim–shpëtimit të banorëve në zonat e përmbytura nga dalja e lumenjve nga shtrati si pasojë e motit të keq. Prej ditës së djeshme dhe deri në këto momente Strukturat e Policisë së Shtetit , konkretisht Forcat e Lëvizshme Operacionale , Delta Forcë dhe efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Elbasan kanë vakuuar dhe shpëtuar 311 persona dhe konkretisht:

Në Qarkun Fier janë evakuuar dhe shpëtuar 112 persona, ku aktualisht vijon operacioni për evakuimin edhe të disa banorëve të tjerë. Gjatë paradites së sotme janë shpëtuar disa grupe barinjsh, dy të moshuar (çift) dhe dhjetra banorë të fshtrave Dazezë, Ferras, Hoxharë, Bishan, Rrefik, e Shtyllas, të cilët janë evakuuar me gomone nga FNSH e Delta Forcë. Në Qarkun Vlorë janë evakuar dhe shpëtuar 98 persona, dhe vijon operacioni për të nxjerrë një bari i cili ka mbetur i bllokuar nga uji afër Bisht Malit. Në qarkun Gjirokastër janë evakuar 7 persona . Aktualisht s’ka asnjë banorë të rrezikuar dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme .

Në qarkun Berat:

Janë evakuuar nga Policia 90 persona. Aktualisht nuk ka asnjë telefonatë nga asnjë banor që të kërkojnë ndihmë . Të gjitha rrugët nacionale tashmë janë të kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë. Në Qarkun Elbasan mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 4 persona. Shtabi i emergjenës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon të funksionojë dhe po rakordon veprimet me Shtabin e Emergjencave . Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve duke sinjalizuar në Sallat Operative nëpërmejt numrin pa pagesë 129 me qëllim që policia t’ju shkojë në kohë në ndihmë. Strukturat e Policisë do vijojnë të jenë në gadishmëri , deri në normalizimin e plotë të situatës.

Koha Jone
 

Universal

AnonymouS
Semani e Vjosa përmbytin Jugun. Evakuohen 300 familje. Rama: Po paguajmë atë që i bëmë mjedisit
attachment.php

Në jug të vendit vijon gjendja e emergjencës për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve Vjosë e Seman çka ka sjellë përmbytjen e disa zonave. Në zonën e Novoselës lumi e deti janë bashkuar duke zhytur në ujë mjaft banesa. Ndërkohë, dalja nga shtrati e lumit Seman ka shkaktuar përmbytje në komunën Levan, në fshatrat Ferras, Martinë, Bishan dhe Poro, ku forcat e ndërhyrjes emergjente kanë evakuuar 110 familje. Operacionet më të vështira kanë qenë në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” ku vetëm pas mesnate janë evakuuar 30 familje, 3 prej të cilave ishin vetëm gra me fëmijë, të cilat kishin disa orë të mbetura mbi çatitë e banesave të tyre. Ndërkohë, forcat e emergjencave civile kanë mundur të shpëtojnë edhe një punonjës të hidrovorit të Akërnisë, i cili ka rënë në kanalin me ujë. Ali Dalipi punonjësi i hidrovorit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Sipas kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi deri tani në të gjithë zonën janë evakuuar më tepër se 300 familje dhe mijëra krerë bagëti.

Të pranishëm në zonat e përmbytura, Novoselë e Levan, ditën e sotme kanë qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Nga Novosela, kryeministri Rama tha se nga ana e struktura të posaçme janë marrë të gjitha masat çka ka bërë që të mos kemi humbje jetësh.

“Të gjithë strukturat janë në këmbë. Nuk kemi humbje njerëzish. Do bëhet raport i hollësishëm për dëmet. Kemi diskutuar me partnerët për mbështetje”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë iu bëri thirrje banorëve të rrezikuar nga përmbytjet që të largohen menjëherë në një vend më të sigurt, pasi situata mund të përkeqësohet orët në vazhdim.
Sipas Ramës, kjo situatë është edhe pasojë e ndërtimeve pa kriter mbi kanale kulluese apo në anë të lumit. “Po paguajmë atë çfarë i bëmë mjedisit”, – tha kryeministri.

Shqip
 

Universal

AnonymouS
Gjysma e Shqipërisë nën ujë. MPB: Ja situata në qarqe, vijojnë operacionet për shpëtim. FA: Janë evakuuar 222 persona



Mijëra ha tokë e përmbytur në Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Përmet *Qindra shtëpi nën ujë, dhjetra jetë njerëzish në rrezik Prej tre ditësh, përmbytjet e lumenjve që dolën nga shtretërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në jug të Shqipërisë, ndërsa ditën e sotme, kritike situata paraqitet dhë në Shqipërinë e Mesme. Edhe sot, në ditën e tretë, situata është e ngjashme, mijëra ha tokë rezulton nën ujë, shumica toka bujqësore, qindra banesa me placka brenda të përmbytura, ndërsa konfirmohet dhe një numër ui madh ende jo zyrtar i mbytur bagëtish dhe shpendësh.
Jeta e qindra njerëzve që banonin në afërsi të lumenjve ka qenë e rrezikuar dhe vijon të mbetet e tillë deri në përmirësim të motit, por parashikimi i motit nuk premton një situatë në favor të banorëve. Ndërkaq shteti ka ngritur shtabet e emergjencës civile për cdo zonë ku situata paraqitet kritike, ndërsa ushtria po ndihmon në evakuim.
Evakuimet kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë 24 orë të fundit dhe kanë vijuar edhe sot. Mbi 600 shtëpi në jug të vendit janë vënë në rrezik nga dalja prej shtratit e Vjosës, Semanit dhe Drinos, ndërsa rreth 300 janë evakuuar gjatë ditës së djeshme, edhe pse mjaft të tjerë pritet të evakuohen në vijim. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, 1200 banesa janë të rrethuara nga uji në Novoselë, ndërsa përmbytje ka edhe në Berat, Elbasan, Fier e Gjirokastër, Permet, ku prurjet e lumenjve kanë qenë të mëdha. Kurse, në blegtori e bujqësi, dëmet deri tani janë të pallogaritshme. Lajmi i fundit vjen nga Elbasani, nga HEC-i i Banjës. Diga e këtij HEC-i në ndërtim është duke përballuar prurje të mëdha uji dhe specialistët dhe teknikët e sigurisë po e mbajnë atë në monitorim të pandërprerë. Pritet hapja e portave të këtij HEC-i, gjë që do të rëndonte situatën e përmbyjtjeve. Situata e përmbytjeve ka ngritur në këmbë dhe politikën, ku nga secili krah janë hedhur akuza duke fajësuar njër-tjetrin për situatën e krijuar aktualisht.

FA: GJITHSEJ JANË EVAKUUAR 222 PERSONA

Ora 17:45 - Forcat e Armatosura janë të angazhuara në ndihmë të popullsisë së përmbytur në rajonet jugore të vendit. Ministria e Mbrojtjes njofton se në fshatin Novoselë, Vlorë, Forcat e Armatosura janë të pranishme me trupa dhe automjete transporti. FA kanë kryer evakuimin e 222 personave dhe disa mjete civile dhe kanë zhvilluar disa operacione për zhbllokim rrugësh nacionale.
Zhbllokim i rrugës nacionale Gjirokastër Kakavijë
Riparim ure ne qytetin e Përmetit
Transport ndihmash ushqimorë në fshatin Noveselë
Transport i forcave të rendit në fshatrat Hoxharë dhe Levan, Fier.
Forcat e Armatosura gjatë ditës së sotme janë angazhuar edhe në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë. “Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të gatishmëri totale me kapacitete njerëzore mbi 250 në terren me, mjete transporti 30 copë, mjete ajrore: 1 helikopter, mjete transporti ujor, motobarka dhe gomone.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Balkanweb
 

Universal

AnonymouS
MPB: JA SITUATA NE QARQE
Ora 15:40 - Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se po vijon operacioni për evakuimin e qytetarëve në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet. MPB dhe të gjitha strukturat në varësi të saj kanë vijuar gjatë gjithë natës të ndjekin hap pas hapi situatën e krijuar nga reshjet e shumta në të gjithë vendin. Bazuar në informacionet e grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile situata sipas qarqeve paraqitet:

QARKU I GJIROKASTRËS- Reshjet në territorin e qarkut të Gjirokastrës gjatë orëve në vazhdim kanë patur intensitet të ulët e për pasojë niveli i ujërave të lumit Vjosë ka filluar të ulet. Rruga nacionale Tepelenë – Gjirokastër nuk ka probleme nga rënia e inerteve. Në segmentin e kësaj rruge në vendin “Shkalla e Zezë”, me ndërhyrjen e Autoritetit Shtetëror të Rrugëve Nacionale, subjekti kontraktues i mirëmbajtjes ka lënë në gatishmëri dy mjete tip fadromë për pastrimin e rrugës nga inerte. Ujërat e shumta sipërfaqësore që kishin mbuluar periferinë e qytetit të Memaliajt, janë larguar dhe disa mjete po pastrojnë rrugët së bashku me qytetarët. Në lagjet e poshtme të qytetit të Gjirokastrës ujërat sipërfaqësore janë larguar duke lënë depozitime inertesh në disa rrugë të qytetit, por punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë, së bashku me banorët po i largojnë ato dhe aksioni po vazhdon edhe ditën e sotme. Lumi i Drinos ditën e sotme ka patur prurje normale. Në pjesën e Viroit ujërat sipërfaqësore janë kthyer në shtrtin e tyre dhe kalimi i mjeteve bëhet normalisht.

QARKU FIER-Lumi Gjanicë është kthyer totalisht në shtratin e vet, kurse nga banesat e lagjes së Sheqit të Vogël janë larguar ujërat sipërfaqësore. Lumi Seman ka patur ulje të nivelit të tij, por prurjet vazhdojnë ende të jenë intensive. Në komunën Levan, në fshatrat Ferras, Martinë, Bishan dhe Poro, forcat e ndërhyrjes emergjente kanë evakuuar 110 familje.Operacionet më të vështira kanë qenë në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” ku vetëm pas mesnate janë evakuuar 30 familje, 3 prej të cilave ishin vetëm gra me fëmijë, të cilat kishin disa orë të mbetur mbi çatitë e banesave të tyre. Operacionet për evakuimin e banorëve kanë qenë të përbashkëta nga forcat e ushtrisë dhe Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile. Në komunën Frakull janë evakuuar 30 familje nga fshatrat Kashishtë, Kaftarë dhe Sheqmusalala. Stacioni i pompimit të ujit të pijshëm në Kaftarë, i cili furnizon qytetin e Fierit dhe komunën Frakull është rivënë në punë. Po punohet për largimin e masivit të inerteve që kanë bllokuar shtratin e lumit, si në pjesën e shtratin që i përket qarkut të Fierit edhe në atë Vlorës. Me kërkesën e bërë nga Prefekti i qarkut të Fierit, për dhënie ndihme qytetarëve që kanë mbetur të izoluar nga uërat në fshatin Poro, të komunës Frakull dhe fshatin Darzezë e Re komuna Dërmenas në rrethin e Fierit u nisën 2 helikopterë nga Forcat Ushtarake. Helikopteri i parë do të evakuojë 5 qytetarë, kurse helikopteri i dytë 7 qytetarë.

QARKU VLORË-Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e natës nga komuna Novoselë janë evakuuar 70 familje, të cilat rrezikoheshin nga përmbytja. Familjet ishin kryesisht nga fshatrat Mifol, Fitore, Bishan, Dëllëngë, Delishisht dhe Poro. Në komunën Novoselë, fshati Mifol dhe Bishan ka rrezik të shtuar për përmbytje. Drejtuesit e Komunës, për shkak të mundësisë për dalje nga shtrati i lumit Vjosë, për arsye sigurie kanë evakuuar 40 familje nga banesa e tyre. Për evakuimin e familjeve nga komuna Novoselë janë angazhuar njëjtë e “Delta Forcë” të Forcave të Armatosura. Policia rrugore ka bllokuar rrugën e vjetër Levan-Novoselë për shkak të ujërave sipërfaqësore që kanë arritur nivele të larta mbi rrugë. Rruga funksionale nga Fieri në Vlorë është vetëm autostrada e re Fier-Vlorë.

QARKU ELBASAN-Gjatë 24 orëve të kaluara në të gjithë qarkun ka patur reshje shiu me intensitet mesatar.Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit në digën e liqenit të Banjës ka prurje intensive të ujërave, të cilat në qoftë se do të vazhdojnë me këtë ritëm do të rrezikojnë digën e liqenit. Në këto kushte emergjente do të hapen portat e liqenit, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të tokave bujqësore dhe rrezikimin e familjeve, banesat e të cilëve ndodhen përgjatë kanalit të shkarkimeve të liqenit.

QARKU BERAT-Gjatë 24 orëve të kaluara reshjet në këtë qark kanë qenë me ndërprerje dhe me intensitet mesatar. Lumenjtë e Semanit, Devollit dhe Osumit nuk kanë ndryshime të niveleve të tyre. Pritet që niveli i ujit të rritet në shtratin e lumit të Devollit për shkak të mundësisë së hapjes së portave të liqenit të Banjës. Hapja e portave do të kërkojë marrjen e masave për përballimin e situatës që mund të shkaktohet nga përmbytjet.

QARKU KORÇË-Në qarkun e Korçës gjatë 24 orëve të kaluara ka patur reshje dëbore në rrethin e Korçës dhe të Kolonjës, kurse në rrethin e Devollit dhe Pogradecit reshjet kanë qenë të dobëta. Rrugët janë ta hapura dhe qarkullohet pa zinxhirë, kurse në Qafën e Qarrit dhe në Kthesën e Leskovikut qarkullimi bëhet me vështirësi se lartësia e dëborës është rreth 15-20 cm. Nuk ka patur probleme me energjinë elektrike dhe gjithashtu as probleme shëndetësore.

QARKU KUKËS-Autostrada e Kombit e qarkullueshme pa zinxhirë. Të gjitha akset nacionale qarkullohen pa zinxhirë. Mjetet borëpastruese janë në gatishmëri për të ndërhyrë në akset rrugore sipas drejtimeve të përcaktuara e problematike me qëllim mbajtjen e kalueshmërisë së qarkullimit të automjeteve, hedhjen e kripës si dhe pastrimin e gurëve të rënë në rrugë. Aksi nacional Dushaj-Lekbibaj mbetet i bllokuar si pasoje e rëshqitjes së skarpateve ne disa segmente të këtij aksi. Vazhdojnë të jenë vetëm 2 komuna të bllokuara, komuna Grykë Çajë dhe Arrën. Në të gjithë qarkun ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, por në 7 komuna nuk kanë totalisht energji elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave që mbajnë kabllot e transmetimit të energjisë elektrike. Në qarqet e tjera nuk problemet nuk janë shqetësuese sepse edhe sasia e reshjeve ka qenë përgjithësisht e ulët. Ministria e Punëve të Brendshme këshillon të gjithë qytetarët që t’u përgjigjen njoftimeve të autoriteteve për evakuim të banesave të tyre në rastet kur paraqitet nevoja si dhe të evitojnë lëvizjet në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Gjithashtu u kërkohet qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.

RAMA MBERRIN NE NOVOSELE
Ora 14:20 – Kryeministri Rama ka mbërritur në mesditë në komunën Novoselë të Vlorës, e cila gjendet thuajse plotësisht nën pushtetin e ujit dhe ku situate paraqitet shumë e rënduar. Ai shoqërohet nga MInistri i Brendshëm Saimir Tahiri.

EVAKUOHEN 311 PERSONA NE PESE QARQE
Policia e Shtetit ka vijuar edhe në mesditë, operacionet e evakuim–shpëtimit të banorëve në zonat e përmbytura. Konkretisht,janë evakuar dhe shpëtuar 311 persona: Në qarkun Fier janë evakuuar dhe shpëtuar 112 persona, ku aktualisht vijon operacioni për evakuimin edhe të disa banorëve të tjerë. Gjatë paradites së sotme janë shpëtuar disa grupe barinjsh, dy të moshuar dhe dhjetra banorë të fshatrave Dazezë, Ferras, Hoxharë, Bishan, Rrefik, e Shtyllas, të cilët janë evakuuar me gomone nga FNSH e Delta Forcë. Në qarkun Vlorë janë evakuar dhe shpëtuar 98 persona, dhe vijon operacioni për të nxjerrë një bari i cili ka mbetur i bllokuar nga uji afër Bisht Malit. Në qarkun Gjirokastër janë evakuar 7 persona Aktualisht s’ka asnjë banorë të rrezikuar dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Në qarkun Berat janë evakuar nga Policia 90 persona. Në Qarkun Elbasan mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 4 persona. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve duke sinjalizuar në Sallat Operative nëpërmejt numrin pa pagesë 129 me qëllim që policia t’ju shkojë në kohë në ndihmë. Strukturat e Policisë do vijojnë të jenë në gadishmëri , deri në normalizimin e plotë të situatës.

EVAKUOHEN DISA FAMILJE NË LIBRAZHD
Për të përballuar situatën e përmbytjeve është mbledhur edhe Shtabi i Emergjencave në Elbasan. Prefekti Arben Kamami thotë se: “Jemi në menaxhim të vazhdueshëm. Kemi evakuuar disa familje në Librazhd. Në Gramsh ka disa akse të bllokuara nga shembjet, ndërsa banesat e 3 familjeve në Lenije të Gramshit janë përmbytur.”

VALENTINA LESKAJ DREJT NOVOSELËS: SITUATA KRITIKE
Deputetja e PS-së Valentina Leskaj në një komunikim për News 24, raporton se po udhëton drejt Novoselës për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet. “Ndodhem në Selenicë ku rruga e bllokuar, po udhëtoj për në Novoselë. Përfaqësuesit e pushtetit vendor janë në vendngjarje, situata atje është ende e vështirë. Në Novoselë hyrja është e bllokuar. Kam lëvizur me makinat e Delta Force. Janë marrë masat për evakuimin e banorëve”. Ora 12:50-MINISTRIA E BUJQËSISË: MBI 3 MIJË HA TOKË NËN UJË Ministria e Bujqësisë bën me dije se rreth 3 mijë ha tokë bujqësore ndodhet nën ujë. Sipas të dhënave, tokat e përmbytura janë kryesisht në jug të vendit.

Balkanweb
 

Universal

AnonymouS
Panariti: Rreziku nuk ka kaluar, të mërkurën presim reshje të mëdha dhe përmbytje

TIRANË – Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti njoftoi sot se rreziku në zonat e përmbytura nga reshjet dhe lumenjtë nuk ka marrë fund ende. Ditën e mërkurë, meteorologët ndërkombëtarë kanë njoftuar se priten reshje të dendura dhe përmbytje të tjera në jug të vendit tonë, ndaj, banorët e evakuar nuk duhet të rikthen në asnjë mënyrë në banesat e tyre.

Ministri po ashtu njoftoi se mbi 3 mijë ha tonë janë në ujë dhe bujqësia dhe blegtoria e zonave të prekura janë goditur. Por, Shqipëria do të bëjë një vlerësim të këtij dëmi dhe do t‘ia paraqesë faturën, Bashkimit Europian, për të përfituar edhe ajo si vendet e tjera nga Fondi i Solidaritetit.

Z.Panariti, sa është njolla e zonave të përmbytura dhe sa mund të zgjerohet harta?

Flasim për 3000 ha të përmbytur në qarkun e Fierit dhe Vlorës dhe kemi edhe në Gjirokastër. Nëse situata të mërkurën do të përkeqësohet, një lajm ky që vjen nga stacionet meteorogjike ndërkombëtare, që kanë lidhje satelitore, ne duhet të shfrytëzojmë këto periudha pauzash të reshjeve për të marrë masat. Ne duhet të bllokojmë daljen e ujit mbi rezervuarët, që mund të na shembin argjinaturat dhe të biem dakord me specialiastët për derdhjen graduale të ujit nga HEC-et. Duhen një kompleks masash, që të përmbajmë me të gjitha mjetet, furinë e ujërave për të ndalur masën e dëmit.

Si paraqitet situata e dëmeve sot dhe çfarë pritet të ndodhë?

Ne tashmë do të duhet të bëjmë një vlerësim të dëmeve dhe të gjësë së gjallë, një faturë kjo që do të duhet për t’ia vënë në dispozicion BE-së me qëllimin për të përfituar dhe Shqipëria nga fondet e solidaritetit, për të lehtësuar dëmet e shkaktuara në bujqësi. Prioriteti im dhe i ministrisë në këto momente është të mbajmë në efiçentë të plotë, rrjetin e kullimit dhe hidrovoreve, me qëllim që uji të pompohet.

Po në blegtori, si është gjendja?

Për dëmet është e parakohshme të bëjmë bilance, por kemi dëmtime masive në blegtorinë, pasi qindra kokë bagëti janë kapur në befasi dhe nuk kanë pasur mundësii të largohen. Kemi pasur edhe kërcënim të jetës së barinjve, po u bë e mundur të shpëtohen. Po ashtu, kemi pasur probleme me shpendarinë dhe dëmtim të tyre për vezë e mish. Ndërsa në stallat e lopëve nuk kemi probleme, se ato janë në distancë sigurie nga shtretërit e lumenjve. Ne po hartojmë një listë të saktë të dëmeve kur të mbyllet emergjenca, pasi nuk jemi ende në përfundim. Shpresoj që paralajmërimet të mos dalin, por jemi njoftuar se priten stuhi dhe reshje të bollshme.

A keni ndonjë apel për banorët?

Së pari, të evokuarit të mos tentojnë të kthehen në banesa duke menduar se rreziku ka përfunduar. Nuk ka përfunduar rreziku, periudha e alarmit. Të mos tentohet të rikthehen edhe pse ka pauza të shirave. E keqja nuk ka kaluar. Priten deri të mërkurën reshje të bollshme, lumenjtë do vazhdojnë të fryhen. Atje ku ka ndodhur evakuimi duhet të mobilizohemi t’i garantojmë njerëzve vende strehimi dhe më kryesore, të heqim pengesat në kanale që janë krijuar nga mbledhja e inerteve.

(ar.sh/BalkanWeb)
 
Top