Përkundër suksesit të modelit Pre, Palm shënon humbje

Përkundër suksesit të modelit Pre, Palm shënon humbje

f.0918114003447_m.jpg




Gjatë vitit të parë fiskal kompania amerikane Palm ka shitur diç më shumë se 800.000 telefona të mençur, mirëpo përkundër këtij fakti, shikuar në përgjithësi, afarizmi nuk po i ecën si është më së miri.Në tremujorin e parë fiskal të vitit 2009, paraqitja e suksesshme e pajisjes Palm Pre ka sjellë rritje të shitjes së telefonave të mençur për madje 134 për qind, krahasuar me shifrat e një tremujori paraprak, mirëpo shitja globale e pajisjeve ka rënë për 80 për qind. Për më shumë, ky është tremujori i tetë me radhë në të cilët Palm po shënon humbje.</p>


Sa u përket vet telefonave të mençur, Palm në tremujorin e parë fiskal i ka shitur 823.000 njësi, prej të cilave pjesën më të madhe e ka marrë pajisja Pre.</p>


Shikuar nga pikëpamja financiare Palm në tremujor ka shënuar humbje prej 164.5 milionë dollarësh që megjithatë është më pak nga parashikimet e analistëve të tregjeve të cilët kompanisë i kishin parashikuar rezultate edhe më të këqija.</p>


Palm që disa vite me rresht po lufton pasuksesshëm për pjesën e saj në treg dhe ajo është në rënie të vazhdueshme, e për këtë fajtorët më të mëdhenj janë iPhone nga Apple dhe Blackberry nga RIM.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=221. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=221
 
Top