Përkufizime mbi dashurinë

Seyfert

Valoris scriptorum
• Aty ku mungon femra duhet të vëmë një përmendore në përkujtim të saj –

• Dashuria është si zanë, shumë flasin e pak e kanë parë –

• Dashuria nuk ka moshë, ajo lind vazhdimisht –

• Sa më parë që dalldis zemra, aq më shpejt kalon dhimbja… –

• Femra është mbretëreshë e botës, dhe rob i dëshirave –

• Dashuria është një pëlhurë që e thurri Perendia e që fantazia e njeriut dhe e zbukuroi me qëndisje –

• Është shumë e vështirë të mos jemi të padrejtë me personin që dashurojmë –

• Kur rritet dashuria tepër, vdes –

• Asgjë nuk tretët më shpejt e më lehtë se sa lotët e femrës –

• Dashuria lind në zjarr e vdes në heshtje –

• Femrat e kanë vendin e veçantë të rezervuar për gabimet që s’i kanë bërë kurrë –

• Të dashuruarit e shohin vetëm veten e tyre, e harrojnë se ata i sheh tërë bota –

• Bukuria e femrës është morali i saj –

• Për çdo individ që arrin sukses, në çdo etapë, në çdo fazë të jetës, në çdo aktivitet, në çdo sipërmarrje të lavdishme, do të jetë në ndonjë vend,e dukshme o e padukshme një femër si frymëzuese –

• Përvoja ka treguar se është e pamundur t’i shmangësh ditët e këqija nga një lidhje dashurore…-

• Kush tepër do, dyshon e trembet lehtë
• Ka frikë kush ka dashuri të nxehtë –

• Femra e bukur por e pamoralshme është si një gur xhevahiri në turirin e një derri –

• Vetëm dashuria nuk ka arsye –

• Në dashuri vetëm ikja është fitore –

• Femrat janë si gjeneralët, s’u intereson se çfarë humbasin, por u intereson vetëm fitorja

• Në dashuri meshkujt tejkalojnë shpejtësinë ose thjesht parkojnë në vend të gabuar.

• Femrat kujtojnë vetëm meshkujt që i kanë bërë të qeshin , kurse meshkujt vetëm femrat që i kanë bërë të qajnë –

• Femër është ajo që di të lidhë plagë shtati dhe plagë zemre –

• Kur flisni me një femër parasëgjithash shihni se çfarë do t’ju thotë ajo me sy –

• Dashurinë e vërtetë s’mund ta gjesh (krijosh)atje ku ajo nuk ekziston, dhe s’mund ta fshehësh (shuash) atje ku ajo ekziston –

• Femrat e mira shkojnë në parajsë, të këqijat gjithandej –

• Na duhet më shumë dashuri për të falur një zemër që ka faj –

• Njeriu duhet të ketë kujdes, se duke humbur dashurinë, mund ta humbasë edhe vetën e pastaj të mos mund të gjejë më as njërën as tjetrën –
 

Hektor12

Locus omnem
10342505_506128576160263_9143169446021982452_n.jpg
 

Hektor12

Locus omnem
Më duaj atëherë kur më së paku e meritoj, sepse pikërisht atëherë kam vërtetë nevojë për ty.
 

abs

nuk e di...
Ndersa une them qe, dashuria eshte "pasqyra" me e paster ne te cilen shpirti im sheh/ndjen vehten!
 
Top