PëRJETëSISHT THE BEST
“Sekreti i suksesit tonë është miqësia, fakti që mbështesim njëra-tjetrën”, shpjegon Naomi. “Grupi që formojmë është special”, thotë Eva. “është e vështirë të na imitosh”, thekson Claudia. Tri modelet protagoniste të reklamës së parfumeve të “D&G” kanë po</p>
Nga portat e ashensorit shfaqet një vajzë me një bluzë të hapur, xhup lëkure dhe një minifund xhins. Është Naomi Campbell, që si gjithmonë ka ardhur herët në takim. Kësaj radhe do të jetë së bashku me mikeshat e saj. Së bashku me Eva Herzigova-n dhe Claudia Schifer-in do të jetë imazhi i parfumit të ri të “D&G”-së.
Ju të tria jeni shoqe?
Eva: Jemi më shumë se shoqe. Kemi ndarë shumë gjëra bashkë. Jemi takuar për herë të parë kur ishim adoleshente dhe dalëngadalë filluam të ndërtonim të ardhmen tonë. Kur e shohim njëra-tjetrën në sy mund të ripërshkojmë të gjithë hapat e jetës. Naomi-n dhe Claudia-n i njoh prej 20 vjetësh. Naomi më ka qëndruar gjithmonë pranë, ndërsa me Claudia-n, duke qenë nënë edhe ajo, kam një lidhje e cila nuk mund të shpjegohet me fjalë, pastaj unë dhe ajo jetojmë të dyja në Londër.
Naomi: E dini? Nuk them se nuk ka modele të tjera si ne, sigurisht ka me qindra, por grupi që formojmë është special. Ne jemi një skuadër, e mbështesim njëra-tjetrën.
Kjo është arsyeja që nuk jeni më në majë të klasifikimeve si dikur?
Claudia: Mendoj se vitet 90 për modën dhe top-modelet kanë qenë shumë speciale. Ne ishim kudo, në të gjitha faqet e para të gazetave të botës dhe në këtë mënyrë interpretonim dy role, atë të yllit dhe të modeles. Sot nëpër kopertinat e revistave shfaqen njerëzit e famshëm, aktoret, këngëtaret, ndërsa për modelet ka më pak hapësirë dhe më shumë konkurrencë.
Naomi: Stilistët, stilistët e mëdhenj atëherë na zgjidhnin ne. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ne vazhdojmë të mbetemi të preferuarat e tyre.
Eva: Atëherë ishte një atmosferë e jashtëzakonshme dhe kjo nuk mund të rikrijohet sot.
Pra, ju vazhdoni të mbeteni të preferuarat e stilistëve. Në reklamën që keni bërë për “D&G”-në përkrah jush qëndrojnë edhe dy djem të ri. Edhe në këtë kuptim diçka ka ndryshuar?
Claudia: Ndoshta me këtë projekt u kemi sjellë pak entuziazëm të gjitha femrave. Ne ndihemi ato që kemi qenë gjithmonë dhe po të shohësh me kujdes, djemtë duket se nuk kanë shumë diferencë nga ne.
Eva: I kanë zgjedhur, sepse sot janë modelët më të famshëm në botë. Modelët e viteve 90 nuk kanë më suksesin e dikurshëm dhe për më tepër nuk janë modelë. Ajo që bën të lumtur është se sot në botën e modës nuk kërkohet vetëm një bukuri, por dikush që ka një histori interesante për të treguar.
Naomi: Për spotin e parfumeve kishin zgjedhur si kolonë zanore “Freedom”, këngën e George Michael. Është një zgjedhje shumë ironike.
Zanati i modeles është i vështirë?
Naomi: Unë e marr punën me shumë qetësi dhe bëj gjithmonë më të mirën. Vlerësoj më shumë pjesën krijuese të punës sime, udhëtimet që bëj në jetën e përditshme dhe ajo që duhet të jem për një stilist ose përballë objektivit të një fotografi.
Eva: Në çdo punë për të pasur sukses, duhet të punosh shumë, veçanërisht nëse një person ka sukses si modele do të thotë se ka pasur dhe ka shumë punë.
Claudia: Në fillim është e vështirë të bëhesh e famshme. Pasi ke arritur suksesin, gjërat janë shumë më të thjeshta.
Pas intervistës Claudia, Eva dhe Naomi veshin veshje mbrëmjeje dhe së bashku me Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce shkojnë për të prezantuar parfumet e reja të “D&G”-së.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26215. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26215