Përdorimi i gabuar i përemrave lidhorë

Andrida

Primus registratum
Dimë që Përemër lidhor është përemri që lidh një fjali të varur përcaktore me një gjymtyrë të një fjalie tjetër, ose me një fjali. Pra ai rimerr, i referohet një gjymtyre në fjalinë drejtuese.
Normalisht ai duhet përdorur pa fjalën të cilës i referohet, por në shtypin kosovar dhe maqedonas vihen re përdorime të tij së bashku me emrin a gjymtyrën së cilës i referohet. J anjë shembull sa për ilustrim:
Një vlerësim i tillë, ka hapur rrugë për negocimin e marrëveshjes SHBA e cila marrëveshje ofron qasje në financim nga ana e këtij institucioni.
Fjala marrëveshje në fjalinë e varur është e tepërt. Mos është ndonjë ndikim nga serbishtja a ndonjë gjuhë tjetër kjo? Si mendoni?
 
Top