Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

cufi_bardhit

Primus registratum
Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

Përbërja e fetare e Shqipërisë: rezultatet e tre sondazheve

www.gazetastart. com

nga Jeton Hysniu

Që pas rënies së sistemit monist dhe vendosjes së pluralizimit
politik në Shqipëri një nga çështjet që është diskutuar vazhdimisht
ka qenë edhe ajo rreth përbërjes fetare së vendit tonë. Duke pasur
parasysh faktin që regjistrimi i fundit zyrtar mbi përkatësinë
fetare të popullit tonë është bërë vetëm në vitin 1936, ndjekur nga
një periudhë 50 vjeçare ku fillimisht praktimi i fesë iu nënshtrua
një trysnie dhe shtypjeje të rëndë dhe më pas u ndalua plotësisht
nga regjimi komunist, një debat i tillë ishte mjaft i natyrshëm që
të ndodhte. Ky debat është ushqyer edhe mungesa e regjistrimeve të
popullsisë pas vitit 1991, me përjashtim të regjistrimit zyrtar të
vitit 2001, ku gjithsesi nuk u pyet përkatësia etnike dhe fetare e
popullsisë rezidente në vendin tonë.
Në këto kushte, të vetmet burime qe mbeten per të vlerësuar
përkatësinë fetare të Shqipërisë mbeten sondazhet dhe anketat e
opinionit publik, të cilat janë kryer më së shumti nga organizata
dhe institucione të huaja. Në këtë kontekst, një burim mjaft të mirë
në lidhje me këtë çështje e përbëjnë tre sondazhe të kryera nga
kompania Globic LLC si pjesë e një projekti afatgjatë për studimin e
opinionit publik në Shqipëri. Globic LLC është një kompani për
studime akademike të opinionit publik dhe të sjelljes elektorale, me
qendër në Karolinën e Veriut, SHBA. Duhet theksuar fakti që këto
sondazhe kanë pasur për qëllim studimin e opinionit publik dhe
matjen e sjelljes zgjedhore në Shqipëri në tre periudha të ndryshme
pas zgjedhjeve të 3 korrikut. Pyetja rreth përkatësisë fetare ka
qenë vetëm një nga pyetjet e shumta të sondazhit.
Fakti që këto sondazhe janë bërë në hapësira të ndryshme të
Shqipërisë e bën edhe më interesant studimin e përkatësisë fetare të
këtyre hapësirave. Sondazhi i parë është kryer në periudhën 4-20
korrik 2005 në një kampion prej 1500 familjesh, përfaqësues të
popullsisë së gjithë vendit tonë. Sondazhi i dytë është bërë në
periudhën 20-28 dhjetor 2005 me 910 shtetas shqiptarë mbi 18 vjeç të
përzgjedhur krejt rastësisht, banues në rrethet Tiran-Durrës,
ndërkohë që sondazhi i tretë është kryer në periudhën 5-11 qershor
2006 në një kampion përfaqësues prej 1200 rezidentëve në Tiranë.
Kështu, në sondazhin e parë, kur janë pyetur rreth përkatësisë së
tyre fetare, 62.7 për qind e të intervistuarve janë deklaruar si
muslimanë, 14.7 për qind si ortodoksë dhe 13.2 për qind si katolikë.
Vetëm 1.9 për qind e të intervistuarve janë deklaruar si të pafe ose
pjesëtarë të feve të tjera.
Kur janë pyetur se sa shpesh shkojnë në xhami/kishë/teqe, 46.4 për
qind janë shprehur "asnjëherë", 14 për qind "shumë rrallë", 25 për
qind "ndonjëherë" , 5.1 për qind "shpesh" dhe 9.5 për qind "shumë
shpesh".
Ndërkohë, në sondazhin e dytë, i cili është zhvilluar në Tiranë dhe
Durrës, 66.1 për qind e të intervistuarve janë deklaruar si
muslimanë, 13.3 për qind si ortodoksë dhe 6.3 për qind si katolikë.
1.6 për qind e të intervistuarve janë deklaruar si të një feje
tjetër dhe 6 për qind si të pafe.
Në lidhje me praktikimin e fesë nëpërmjet vajtjes në
xhami/kishë/teqe, 63 për qind janë shprehur "asnjëherë", 11 për
qind "një herë në vit", 17 për qind "disa herë në vit", 3 për
qind "një herë në muaj", 2 për qind "dy herë në muaj ose më shpesh"
dhe 4 për qind "çdo javë".
Në sondazhin e tretë, i zhvilluar vetëm në Tiranë, 62 për qind e të
intervistuarve janë deklaruar si muslimanë, 14 për qind si ortodoksë
dhe 6.7 për qind si katolikë. 1.7 për qind e të intervistuarve janë
deklaruar si të një feje tjetër dhe 4.9 për qind si të pafe.
Të pyetur rreth shpeshtësisë së vajtjes në xhami/kishë/teqe, 55 për
qind janë shprehur "asnjëherë", 12.5 për qind "një herë në vit",
20.3 për qind "disa herë në vit" , 3.4 për qind "një herë në muaj",
4.4 për qind "dy herë në muaj ose më shpesh" dhe 4.4 për qind "çdo
javë".
Në këtë sondazh është bërë edhe një ndarje e praktikimit fetar sipas
grupmoshave. Kështu përqindja e çdo grupmoshe në
kategorinë "praktikim i pakët" është e tillë: 18-29 vjeç (63%), 30-
39 vjeç (65%), 40-49 vjeç (68%), 50-59 vjeç (75%), më shumë se 60
vjeç (70%).
Në kategorinë "praktikim mesatar" shpërndarja është e tillë: 18-29
vjeç (27%), 30-39 vjeç (27%), 40-49 vjeç (23%), 50-59 vjeç (21%), më
shumë se 60 vjeç (18%), ndërkohë që në kategorinë "praktikim i
lartë" kjo shpërndarje është: 18-29 vjeç (11%), 30-39 vjeç (8%), 40-
49 vjeç (10%), 50-59 vjeç (1%), më shumë se 60 vjeç (11%).
Nga këto rezultate lehtësisht mund të nxirren këto përfundime:
1. Megjithë shtypjen dhe ndalimin 50 vjeçar të institucioneve dhe
praktikës fetare, pjesa dërrmuese e popullsisë shqiptare vazhdon të
indentifikohet me një nga tre komunitetet e mëdha tradicionale në
vend. Në fakt, krahasuar me rezultatet e regjistrimit të popullsisë
në vitin 1936, megjithë ndryshimet e mëdha politike, ideologjike,
sociale, ekonomike dhe kulturore që kanë ndodhur gjatë këtyre 70
vjetëve, nuk ka ndonjë ndryshim në përqindjen e komunitetetit
musliman në Shqipëri, i cili vërtitet në shifrat 70 për qind, ashtu
si në regjistrimin e viti 1936. Nga ana tjetër, vihet re një rënie
jo e vogël e përqindjes së ortodoksëve, të cilët aktualisht përbëjnë
rreth 15 për qind të popullsisë krahasuar me 20 për qind në vitin
1936 si dhe një rritje e përqindjes së katolikëve, të cilët
aktualisht përbëjnë pak më shumë se 13 për qind të popullsisë
krahasuar me 10 për qind në vitin 1936.
2. Megjithë propagandën e egër anti-fetare të ushtruar nga regjimi
komunist, vetëm një përqindje mjaft e vogël e popullsisë në rang
vendi (pak më shumë se 1 për qind) deklarohet si "e pafe". Kjo
përqindje rritet në 5-6 për qind në Tiranë dhe Durrës, një fakt i
kuptueshëm ky po të kihet parasysh se kryeqyteti dhe zonat përreth
tij kanë qenë më të ekspozuara ndaj ndryshimeve politike,
ideologjike, social-ekonomike dhe kulturore gjatë këtyre viteve.
3. Një përqindje mjaft e vogël e të pyeturve identifikohen me një fe
të ndryshme nga ato tradicionale, duke konfirmuar faktin që
veprimtaritë e sekteve të ndryshme fetare që mësynë Shqipërinë pas
vitit 1991 nuk kanë qenë të suksesshme në realizimin e një ndryshimi
rrënjësor në strukturën fetare të popullsisë.
4. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e të intervistuarve identifikohen me
një komunitet fetar, pjesa më e madhe e popullsisë deklarohet se nuk
shkon asnjëherë në objektet e kultit (46.4 për qind në rang vendi,
63 për qind në rajonin Tiranë-Durrës) dhe një përqindje tjetër e
konsiderueshme shprehet se i frekuenton rradhë ose shumë rradhë
objektet e kultit. Përqindja e praktikantëve të rregullt të fesë
është mjaft e vogël.
5. Vihet re se grupmoshat 18-29 vjeç dhe 30-39 vjeç e praktiktojnë
relativisht më shumë fenë se gruposhat më të mëdha. Grupmosha më pak
praktikante është ajo 50-59 vjeç, e cila i korrespondon të lindurve
në vitete 1947-1956, të cilët janë lindur, edukuar dhe formuar gjatë
periudhës së regjimit komunist në vendin tonë. Këto përfundime
konfirmojnë faktin që grupmoshat e rritura dhe formuara në një
mjedis anti-fetar të diktuar nga regjimi komunist janë më pak
praktikante sesa grupmoshat e reja të cilat nuk janë lindur dhe
rritur në një mjedis të tillë.
 

MLK

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

1.9% te pa fe ose te rfeve te tjera /pf/images/graemlins/laugh.gif O sa kenoqen tu pi e tu honger keta te huajt qe bojne "studime" ne Shqipni /pf/images/graemlins/lol.gif
Shume interesant qeka si studim ky /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

Sa per mendimin tim, shqiptaret nuk ia kane idene fese, jo me te behen statistika. Kjo eshte si puna me listat zgjedhore apo çertifikatat dhe qe çdo vit dalin probleme e mangesi. Keshtu nuk mund te besh studime per nje komb e te japesh shifra te sakta, duke pa qe dhe njerezit levizin, perzihen(lidhin martesa musliman/katolike/ortodokse/ateist). Shifrat per keto gjera ti mbajne komunitetet fetare perkates, jo nje gazete qe ne thelb te saj ka fitimin sesa informimin e popullsise.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

Ngaqe ishin 3 sondazhe prandaj mendova se do kishte dicka te sakte.
 

MLK

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Nuk ka akoma leternjoftime, dmth nuk dihet tamam sa veta jemi, si mund te dime te ça feje jemi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

Sondazhet jane te pjeseshme. Kampionet e popullates se pyetur jane te pamjaftueshme ti japin nje perfundim te qene perberjes tone fetare. Edhe sikur shteti te doje ta percaktoje, do te ishte teper e veshtire per shkak te disa faktoreve: 1) Perkufizimi i besimit, 2) Vertetesia e pergjigjjes dhe e bindjes, 3) Praktikimi i bindjes. Ne Shqiperi, perkatesia fetare eshte siperfaqesore dhe nuk kjo perben ndonje hall te madh. Deri ne nje perfundim serioz, do vazhdojme me te dhenat qe kemi qe nga koha e Zogut. (70%, 20%, 10%). Europa e bota nuk ka pse e kerkon "Krishterimin" si detyrim integrimi tek ne kur ajo vete e ka mohuar fene e tyre origjinale me kohe.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

shtegtar mos u boj merak. se nuk mund te nxjer dicka per historine per momentin. sa te dali ne gazete ather kam te drejten ta nxjer ne forum. keshtu rri i qete se do flasim edhe per historine. Avash avash.
 

MLK

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

Po doli ne gazeta maroi ne kjo pune /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

jam i mendimit qe me se shumti eshte abuzu me % e ateisteve.
Megjithate,mungesa e madhe e praktikimit te fese(ne terren)tregon edhe nje here se feja ne Shqiperi rradhitet e fundit duke e krahasu me hallet e perditeshme.

Mendoj qe ateistet ne Shqiperi zene nje vend shum me te madh se sa na eshte paraqitur ketu.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

Jo mo Orosh jo. ashtu duket ne pamje te pare. Por te gjith njerezit besojne ne 1 Zot. Kam bo muhabet me plot njerez qe mendonin se kan qene ateist. Edhe thoshin qe ne edhe kur shanim Zotin kur ngjisnim shkallet e pallatit me ik ne shpi thoshim me vete NA FAL O ZOT, NA FAL O ZOT. Natyra e njeriut eshte qe te besoje tek nje krijues.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

Cufo,ata njerez qe besojne ne 1 Zot kshu badihava,sepse kane frike se me te vertete MUND te egzistoje dicka e madherishme atje lart,kete kategori une do e fusja tek ateistet,keta jane njerez hipokrite dhe frikacake.

Dy rruge ka:eek:se je i bindur qe ka 1 zot,ose je i bindur qe ska zot fare.
Tani,kjo puna e % mu me le vend per dyshime,duhen marre parasysh mbi 2milione shqiptare qe jetojne ne greqi apo ne perendim....besoj qe keta shqiptare do e ndryshonin shum perqindjen e besimtareve....ne pergjithsi. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

patjeter 2 milion ne greqi e perendim. mos harro dhe 3-4 milion ne Turqi.
Apo harrova une i ke syt vetem nga perendimi ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tola77

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

keta mire qe bejna sontazhe por, per shqiperine sontazhet duhen te jene te vecanta, nuk duhet te thone si e ke emrin, se me mbiemra jemi shumica myslimane por cfeje beson e kujt zoti i lutesh,c'rite kryen ne familje, femijet c'fe besojne etj.Ne shqiperi sot, ka familje, qe kane mbiemrin hoxha ose aliu o muhameti, babai mga prejardhe myslimani e shoqja ortodokse, djali i pa fe, gruaja me jahovain, femijet katolike, ne qoftese shkon ne kadaster gjyshrit jane me emra dhe mbiemra kristiane, car familje eshte kjo,nqs pyet njerin te thote se une jam i kesaj feje, sa veta jeni ne familje e do thuash, 2 prinder,+ nje moter,+grua+2 femije bejne 7 veta, pra secili nga keta ne nje sontash do gabonte 6 vota.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

Te drejte ke, Se jam i sigurt se mua me kan fut si Katolik. Qe mu sme intereson fare se c'fare feje kan prinderit e mi. Gjithsesi ne si popull shqiptar kemi nje tradite fetare. Edhe duam apo nuk duam ajo eshte percjelle.
 

arTesa

Primus registratum
Re: Përbërja e fetare e Shqipërisë: SONDAZH

shumica e shqiptarve jan ateist dhe nuk i han shume per fe..per kete ekziston tolleranca fetare tek shqiptari!!
 
Top