"Për disa njerëz mjaftojnë 4 orë gjumë"

Megg

Carpe Diem
Shumica e njerëzve do të ndiheshin tepër të lodhur fizikisht dhe të përgjumur nëse do të flinin rregullisht nga 4-5 orë çdo natë, por për disa të tjerë kjo është shndërruar në një normë të zakonshme.
thumbnail.php

Siç bënte të ditur sot revista italiane “Focus”, disa njerëz kanë pësuar një mutacion gjenetik, i cili i lejon të jenë aktivë dhe të arrijnë të njëjtin relaksim në gjysmën e orëve të gjumit të një njeriu normal.
I identifikuar me emrin HDEC2, gjeni është përgjegjës për aktivitetin e gjumit të njerëzve, por ndryshe nga shumë çrregullime, ky problem është i mirëpritur për shumë persona, aq sa në kushte laboratorike po përpiqet të krijohen mënyra për të krijuar vetë këtë lloj çrregullimi.
Në mënyrë paradoksale, pasja e këtij geni do të lejonte personat që të jetonin më gjatë, pasi në vitet e jetës së tyre do të kishte më shumë kohë efektive, pra jo të shpenzuar në gjumë. Llogaritet se njerëzit kalojnë 1/3 e jetës së tyre duke fjetur.
Në histori njihen disa raste të personave të njohur që kanë patur këto lloj çrregullimi, me Leonardo da Vinci, Margaret Thatcher dhe Giulio Andreotti që janë disa prej këtyre rasteve.
 

Megg

Carpe Diem
Mungesa e gjumit shkakton vendime të paarsyeshme

thumbnail.php

“Ndihem me fat, shkojmë dyfish ose asgjë.” Pas kumarit gjatë tërë natës, kjo për shumicën e kumarxhinjve tashmë është shprehje e zakonshme. Dhe tani e dimë edhe pse: një natë pa gjumë është e mjaftueshme për lëvizje në strategjinë tipike mbrojtëse të kumarit nga humbjet potenciale kah ajo në të cilën ndërmerren rreziqe më të mëdha në kërkim të shpërblimeve më të mëdha.
Scott Huettel nga Universiteti Duke në Durham, ka kërkuar nga 29 persona të rritur të mos flenë gjatë natës. Pastaj u ka dhënë një varg detyrash të kumarit ku kanë mundur të manipulojnë me opsionet e bastit dhe në të njëjtën kohë ua ka skenuar trurin duke përdorur rezonancën magnetike.
Për dallim nga vullnetarët që kishin pushuar mirë, ata të cilët janë privuar nga gjumi kanë ndryshuar sjelljen duke tentuar të fitonin çmime të mëdha, edhe pse kjo ka nënkuptuar ndërmarrjen e rreziqeve më të mëdha. Kjo ka përkuar me rritjen e aktivitetit të trurit në korteksin ventromedial prefrontal, zonën e rëndësishme për përcaktimin e vlerës. Po ashtu kanë treguar rënie të aktivitetit në insulën e djathtë të përparme duke rezultuar me vendimet të cilat kanë çuar në humbje, dhe kjo është zona e lidhur me emocionet negative.
“Nëse i marrim parasysh bashkë”, shpjegon Huettel, “këto efekte mund t’i shtyjnë njerëzit drejt sjelljeve të papërshtatura: kërkimi i fitores duke injoruar pasojat negative”. Dhe një tjetër gjë vendimtare, kjo anshmëri nuk kishte lidhje me nivelin e vigjilencës te vullnetarët.
Kështu që, nëse ndiheni mirë pas një nate pa gjumë, kjo kurrsesi nuk do të thotë që mund të mendoni dhe të merrni vendime normalisht.
P.S.Sic shihet ne artikujt e mesiperme,me pak gjume e& ia del mbane por me aspak
....te qon ne depresion dhe ne ndonje vendim qe as nuk e ke menduar dhe qe nuk ka sens ...~
 

policia

Forumium maestatis
te jete per mua, une fle 15 ore ne dite vetem qe nuk kam mundesi
zakonisht une fle rreth 7 ore gjume, dhe ndonjehere nuk me duken te mjaftueshme...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
edhe mua me mjaftojne 4-5 ore...pastaj edhe nja 4-5 kafe te perqendrume per me kompensu oret e tjera :D
 
Top