Re: Outsourcing - Ku jemi....
E vertete eshte, por per nga numri i fuqise puntore te kualifikuar Shqiperia renditet ne vendet e fundit europiane, per nga liresia eshte nga me te lirat dhe eksperiencat e vendeve qe jane ne zhvillim e siper kane treguar se fuqia e lire punetore eshte vetem hapi i pare per te tehequr investime te huaja (per tu prezantuar ne nje fare menyre), me pas ajo qe siguron zhvillimin dhe rrit volumin e investimeve eshte kualifikimi dhe kultura ekonomike e fuqise punetore! Per mendimin tim, xhinset apo kepucet qe ne prodhojme nuk mbulojne me shume se 1% te investimeve te huaja te atij vendi perendimor qe investon ne Shqiperi, ndersa per ekonomine tone mund te jete disi nxitese...eshte gjynah qe pas 17 vitesh perpjekjesh per treg te lire ne jemi akoma ne nivelin e pare te konkurences. Shikoni Europen e Lindjes! vende si Sllovakia apo Rumania ne menyre te vecante, kane terqehur investime ne fusha te rendesishme te industrise sic eshte ajo e prodhimit te makinave (Dacia Logan e prodhuar ne Rumani u shpall makina e vitit per klasin e saj dhe eksportohet ne te gjitha kontinentet), Cekia apo Hungaria kane arritur prej vitesh nje nivel te kenaqshem investimesh (Hungaria eshte ne vend te pare nga te gjitha vendet ish-komuniste duke pare raportin e investimeve ne krahasim me popullsine - per kurjozitet: investimi me i madh GE ne Europen lindore eshte pikerisht ne Hungari). Shikoni Shqiperine: te vetmet firma te njohura ne bote qe kane investuar tek ne jane Vodafone (qe fal ligjit shqiptar thith te gjithe fitim e saj jashte kufijve shqiptare) apo dhe ndonje tjeter! Krenohemi me disa banka qe kane hyre tek ne, por duke i krahasuar sherbimet qe ofrojne ato me sherbimet qe afrojne ne vendet e tjera lindore, vihet re nje diference qe vjen si rrjedhoje e kultures ekonomike te shqiptareve, infrastruktures dhe legjislacionit qe ekziston tek ne! Ndoshta dola pak nga tema, por nuk me gezon aspak fakti qe ne akoma jemi tek niveli i prodhimit te xhinseve, kepuceve apo shapkave...