OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Renea88

Primus registratum
OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

formuesi i Sigurimit shqiptar ishte oficeri legjendar SS Otto Scorzeni i cili ndenji ne Shqiperi pas gjyqit te Nürenbergut deri ne 1964 per te shkuar pastaj ne Spanje.
Scorzeni ich kampion olimpik i boksit ne berlin me fytyren e prere me shenja thike me trup 2 metrosh ishte officeri SS qe udhehoqi sulmin rrufe ndaj Polonise, qe grabiti Musolinin,
i cili organizoi kundersulmin e fshehte te trupave gjermane kundra aleateve ne Ardene.
Fati e solli zbuluesin gjerman ne Shqiperi per rresht 20 vjet per nga ku organizoi ne sherbim te Hoxhes sherbimin operativ sekret, sigurimin famekeq. per qendrimin e tij ne shqiperi nuk arriti te kete informacion as KGB ja ruse e as UDB ja jugoslave...
kete e pohon nje mik i tij avokat ne hamburg, ish SS.
 

Renea88

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Skorzeny unterhält einen schwunghaften Waffenhandel, wird "Berater" von Militärmachthabern in aller Welt, von Enver Hoxha(Albanien) bis Gamal Abd el-Nasr (Ägypten) und wird damit - und mit Immobiliengeschäften - Millionär. (Alle Vermutungen über andere Auftraggeber und Geldquellen dementiert Skorzeny zeitlebens.)
Die britischen Autoren Ian Fleming und Frederick Forsyth spinnen Skorzenys Abenteuer zu Romanen aus ("James Bond", "Akte Odessa"), die auch mit großem Erfolg verfilmt werden.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Interesante kjo,une e kam ditur qe ka qene kusheriri i Dulles,mbasi ai kishte themeluar sigurimin e shtetit qe ne kohen e Zogut,pastaj e vrau Dulla vete!!
 

Renea88

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

jo Oroshi kjo shkruhet dhe ne muzeun e gjyqit te kriminelve te luftes i famshmi proces i nürnbergut
 

receli

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

shume interesante kjo..

eshte folur per nje far Myleri.. ish oficer i Policise Gjermane..qe ka qen strehuar ne Shqiperi te Enverit por per Otto Skorcenin nuk e kisha degjuar.
Ai ka bere rrembimin e Musolinit me urdher te Hitlerit nga arresti ku e mbanin ne nji hotel alpin forcat e Badolios.
Gjithashti ka qene i njohur per Diversione te ndryshme sidomos me nje njesit tankist te kamufluar si anglo amerikane qe i ra ne shpine forcave aleate etj.
Eshte kuptimplote fakti qe Enveri i asgjesoi totalisht hierarket e larte te sigurimit.
Sigurisht arsye ka qene se ata dinin Shume.
Psh Koci Xoxen, ministrin e brendeshem te viteve te para te regjimit stalinist, Mehmet Shehun, minister i brendeshem mbas Koci Xoxes, Kadri Hazbiun , minister i brendeshem mbas Mehmet Shehut, Fecor Shehun, minister i brendeshem mbas Kadriut, Llambi Pecinin, shef i sigurimit te Udheheqjes dhe njekohesisht "dispecer" kryesor i spiunazhit te Enverit jashte shtetit, Mihallaq Zicishtin, zv minister i brendeshem e gjeneral i sigurimit, vellane e Mihallaqit, Llambi Zicishtin, minister Shendetsie dhe mjek i Udheheqjes (patjeter i perzier ne Helmimet misterioze qe u jane bere shum politikaneve shqiptare neper zyra ose spitale e qeli burgjesh), Beqir Ballukun, minister mbrojtjeje por dhe pjesmarres ne vendimet e ngushta te asaj Byrose vogel rreth Enverit qe "ja kendonin kulufruthin " atyre qe mendoheshin se do dalin kunder etj etj nje liste pafund personash me rendesi ne "punet e zeza" qe jan bere.

rene te pershendes.
 

Renea88

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

pershendetje Guri

njesiti tankist qe i ra ne shpine aleateve quhej regjimenti SS Friedenthal i drejtuar nga Otto Scorceni (inxhinjer mekanik).....gjithashtu Otto me nje trup speciale SS kerkoi te arrestonte Titon.....dhe curchillin
I quajtur nga Anglo amerikanet si njeriu me i rrezikshem i luftes dyte botesore Zbuluesi Scorzeni organizoi gjithashtu pas Luftes ndihmen per ish shoket e tij SS qe duhej ti shpetonin gjyqeve.
Enver hoxha ishte kriminel por teper i afte ne organizimin e prapaskenave per eleminimin me sukses te kundershtareve te tij, pra nje gjeni per te keq, sic ishin dhe ata qe ai imitoi Hitleri apo Stalini.
TEPER INTERESANT ESHTE FAKTI SE HOXHA NE ASNJE NGA VEPRAT E TIJ NUK FLET ME URREJTJE APO INAT KUNDER ADOLF HITLERIT POR INATI I TIJ KALON NE PERSONAZHET E TJERA SI MUSOLINI, CHURCHILL, RUSWELT, TITO etj dhe ne sistemin politik te Hoxhes shikohet nje ngjashmeti e perpikte me organizimin e Sigurimit njesoj si Gestapo gjermane, organizimi i femijeve e te rinjve ne organizatat e rinise si ato gjermane te HITLERJUGEND, manifestimet histerike si ato te Hitlerit per te hipnotizuar masat e njerezve,
dhe shume faktore te tjere te japin arsyen pse Hoxha e kopjoi me perpikmeri Hitlerin dhe nga kush u frymezua....................
 

Renea88

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Heinrich Müller ishte ish shefi i gestapos Gjermane i sjelle ne shqiperi nga Otto Scorceny i cili krijoi nje organizate per te ndihmuar shoket e tij SS, dhe Hoxha i dha strehe atij deri ditet e fundit te jetes ne shqiperi nen pseudonimin Idajet Beqiri.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Këte deshe me vu ti Renea?

skorzeny-150.jpg


Otto Scorzeni
 

Verizion

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Këte deshe me vu ti Renea?

skorzeny-150.jpg


Otto Scorzeni [/qb]
sa simpatik qenka ...lol
you've got to admire the guy for what he's done
 

Renea88

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

i quajtur NJERIU ME I RREZIKSHEM I LUFTES SE DYTE BOTERORE
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Une e dija se ishin jugosllavet te paret dhe pastaj ruset qe ndihmuan me anen e "eksperiences" se tyre (UDB dhe KGB) ne krijimin e sigurimit shqipetar. Nuk besoj qe ruset do e lejonin kurrsesi qe sigurimi shqipetar qe krijohej nga gjermanet. Nuk e besoj. Aq me teper qe ne vareshim komplet nga jugosllavet dhe me vone ruset per gjithshka mos te fillojme qe vete partia komuniste shqipetare u krijua nga jugosllavet: Milladin Popovic dhe Dushan Mugosha.
 

Renea88

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Annablue, nr 1 eshte qe dushan mugosha nuk e ka krijuar partin komuniste, dushan mugosha ka ardhur ne 1942 ne shqiperi pra lexo te lutem daten e themelimit te PKSH se, ( gjyshi im ishte nje nga ata qe themeluan PKSh ne dhe keto gjera i di nga gjyshja)
Meqense sic thua ti cdo gje behej me vendimin e KGB se si shpjegohet qe shqiperia ish i vetmi vend qe i nxorri jashte ruset ne nje kohe qe Praga, Berlini e Budapesti u shkelen nga tanket ruse dhe pozicioni i Pasha Limanit ishte pike strategjike per floten e traktatit te varshaves........???????
Si e shpjegon faktin qe sigurimi shqiptar luajti me mjeshteri kunder CIA, UDB , apo KGB se????
Me siguri nuk ishte koka e Mehmetit apo dikujt tjetri qe ishin fshatare por prapa tyre qendronte njeriu i cili luajti me sherbimet sekrete amerikane angleze apo ruse gjate luftes se dyte Otto Scorzeni......hajde lexo materjalet ne Nürenberg dhe do te besosh me teper.
 

antares

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Kam pershtypjen se ne kete debat AnaBlue ka te drejte! Otto Skorceni ishte nje diversionist dhe sabotator gjenial, ne fushen e tij te veprimit sigurisht qe nuk kishte te dyte, por te kryesh e te drejtosh ne menyre te perkryer operacione te veshtira (gati te pamundura) eshte nje gje dhe te projektosh e te organizosh Sherbimet Sekrete me departamente si Spiunazhi, Kunderspiunazhi, Dezinformacioni, Propaganda e Kunderpropaganda eshte nje gje krejt tjeter.
Kam frike se Skorceni nuk ishte i kesaj pune (Himmleri, Heidrich Kanaris (tradhetoi me vone)) e kishin kete brume.
Po i vishen Ottos dhe aftesi qe nuk i kishte: kjo eshte si te thuash qe nje pilot i mire duhet te jete dhe nje tankist po aq i mire!
Pesonalisht e shoh si te pamundur nje gje te tille.
Per sa i perket terheqjes se Ruseve nga Shqiperia keto ishin lojra Gjeopolitike qe i kalonin kellqet e Shqiperise, mos kujtojme se Ruset e kishin problmem (po te kishin urdher) te pushtonin te gjithe Shqiperine ne 24 ore!
 

Renea88

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Antares Skorceni solli ne shqiperi themeluesin e Gestapos heinrich müller dhe ishte puna e tij per formimin e sigurimit....persa i perket ruseve pse nuk e bene ...sot eshte kollaj te thuash po te donin e pushtonnin shqiperine per aq e kaq ore por fakt eshet se ata iken dhe lane aty dhe gjysmen e armatimit....meqe ra fjala cfare di ti per Otto scorzenin??????
 

antares

Primus registratum
Re: OTTO SCORZENI dhe sigurimi i shtetit

Pjesa me e madhe e gjerave jane thene nga ti e te tjere perpara, p.sh. qe ai organizoi dhe rrembimin e Admiralit hungarez (Horthi me te birin), kur pati fjale se ata me ndermjetesine e Jugosllaveve po benin bisedime me Ruset per nxjerrjen e Hungarise (1944) nga Lufta. Qe ne kohen e pucit te 1944 po te mos e kishte shkaterruar komplotin Otto Remeri do te kishte nderhyre vete Skorceni per arrestimin e tradhetareve etj. Qe ne gjyq (Nuremberg) doli i pafajshem, dhe kur Qeveria Kukull e Gjermanise donte ta gjykonte perseri ai u arratis. (1948). Ka qene ca kohe ne Argjentine ku ka qene dhe badigard i Evita Peronit (e ka shpetuar njehere nga nje atentat), pastaj thuhet se ka qene ne Spanje deri ne fund te jetes (1975) ku ka punuar kryesisht si inxhinier (ishte inxhinier mekanik). Ka fjale se ka qene dhe keshilltar i Naserit (burime cifute keto).
Per Mylerin te shoh......
Vertet mendon se Ushtria e Kuqe u tremb nga ne dhe ja mbathi?
 
Top