OSSH: Rritje dritash 23%, +60 milionë euro në dorë
Shqiptarët rrezikojnë ta pësojnë rëndë me rritjen e tarifave të energjisë elektrike. OSSH-ja jo vetëm që kërkon rritje të çmimit, por edhe para cash në këmbim të humbjeve nga shitja e energjisë nën kosto. Gazeta zbulon aplikimin zyrtar të CEZ-it te ERE, sipas së cilës kërkohet rritje e dritave në masën 44 për qind, por për të shmangur efektet sociale, çekët propozojnë nivelin 23 për qind, plus 60 milionë euro kompensim. Kështu, jo vetëm që do të përballemi me shtrenjtim të kostos së jetesës, por me paratë tona të derdhura për taksat, do të paguhen detyrimet që CEZ i pretendon të drejta. Më e keqja e gjithë këtij skandali është se pala shqiptare e ka pranuar këtë detyrim, pasi në naivitet të plotë ka firmosur Deklaratën Rregullatore.

Më 30 shtator, pronari i ri i OSSH-së aplikoi tek ERE për ndryshim të tarifave të energjisë elektrike. Në fillim u tha se CEZ-i kishte kërkuar rritje mesatare të çmimit me rreth 23 për qind, ndërsa më tej doli se ishte 32 për qind, por ERE i rrëzoi poshtë shifrat e publikuara në media. Në fakt, Enti Rregullator i Energjisë kishte të drejtë, pasi kërkesa zyrtare ishte për rritje mesatare prej 44 për qind.

Për vitin 2009, OSSH-ja parashikonte rreth 34 miliardë lekë të ardhura, duke menduar se qeveria shqiptare do të pranonte rritje të çmimit në mars, sikurse e parashikonte Deklarata Rregullatore. Rritja e tarifave nuk ndodhi dhe CEZ vlerëson një humbje në të ardhura me të paktën 7.2 miliardë lekë.

Tani i vjen radha vitit 2010, kur palët po negociojnë për tarifat e reja që do të aplikohen në janar. Këtu CEZ nis dhe bën llogaritje të tjera, që në rastin më të keq e nxjerr fituese shumëfish në raport me palën shqiptare.

Në mënyrë që të sigurojë nivel të ardhurash sipas planit për vitin 2010, meqë në 2009-n doli me humbje, OSSH-ja kërkon rritje të çmimit me 44 për qind.

Qeveria shqiptare dhe kompania CEZ kanë rënë dakord që të ardhurat e OSSH-së për vitin 2010 duhet të jenë 5.4 për qind më të larta se viti 2009. Këtë plan CEZ nuk mund ta arrijë, kur ka parasysh se vetëm gjysma e energjisë elektrike paguhet nga konsumatorët. Dhe zgjidhja është të kërkojë rritje të çmimit, duke përdorur nivel të lartë të humbjeve në rrjet.

“Do dëshironim të theksonim se rikuperimi i shumës së plotë të kompensimit prej 7961 milionë lekësh (specifikuar në seksionin 2.14) në vitin 2010 do të rezultonte në një rritje mesatare e tarifës së konsumatorëve fundore prej 44.2 për qind, megjithatë OSSH-ja e mirëkupton dhe merr në konsideratë se një rritje e tillë do të ndikonte negativisht në marrëdhënien e saj me klientët dhe prandaj i propozon ERE-s rritjen e vetëm 23.1 për qind të çmimit mesatar për të gjithë klientët për vitin 2010 dhe transferimin e mbetjes të të ardhurave në mekanizmin e kompensimit”, deklaron CEZ në dosjen e aplikimit. Pra, në rast se qeveria shqiptare nuk do të pranojë rritje dritash me mbi 44 për qind, atëherë të miratojë kërkesën për 23 për qind, plus 7.9 miliardë lekë (60 milionë euro), si kompensim për diferencën e krijuar.

Më e keqja është se pala shqiptare e ka pranuar detyrimin kur firmosi në shkurt 2009 Deklaratën Rregullatore, e cila trajton pjesën e “mekanizmit të kompensimit”. Pika 6 e deklaratës thotë se, “në rast se ERE nuk lejon në tarifë një pjesë të të ardhurave të kërkuara të njohura për DSO-në dhe FPP-në (OSSH-ja), të llogaritura sipas metodologjive përkatëse të miratuara nga bordi i komisionerëve të ERE-s me vendimet Nr. 79 dhe 80 të datës 26.06.2008, atëherë kjo pjesë e të ardhurave (që në rastin konkret është 7.9 miliardë lekë) do të jetë objekt i mekanizmit të kompensimit”. Këtë kusht qeveria shqiptare e ka pranuar dhe është e detyruar ta plotësojë, edhe nëse merret parasysh niveli i humbjeve të miratuara nga ERE në 32 për qind.

Të këqijat nuk përfundojnë këtu. Qeveria shqiptare ka depozituar pranë Bankës Botërore një shumë prej 60 milionë euro, si garanci për respektimin e kontratës me CEZ. Në rast se vendimi i ERE-s dëmton OSSH-në, duke mos marrë në konsideratë pikat e marrëveshjes, atëherë garancia që është te Banka Botërore kalon direkt te CEZ.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25827. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25827