OSSH rrit energjinë elektrike me 23%
TIRANË- Nga data 1 janar 2010, shqiptarët do ta paguajnë më shtrenjtë çdo kilovat orë energji elektrike të konsumuar. Pronarët e rinj të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë kërkesën për rritjen e çmimit duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm.

Ende nuk është bërë zyrtarisht publike masa e rritjes që ka kërkuar OSSH-ja, por burime pranë ERE-s, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shifër që vërtitet nga 20 në 23 për qind. Sipas tyre, kërkesa e OSSH-së ka mbërritur por ende nuk është hapur. Më pas do të ngrihet një grup pune që do të shqyrtojë kërkesën si dhe do të vendosë se sa do të jetë masa e rritjes së energjisë elektrike.

Për momentin ERE do të miratojë një rritje çmimi bazuar në tre skenare, dy prej të cilëve janë bërë publike edhe nga Banka Botërore në mes të muajit prill.

Sipas raportit të BB-së, publikuar para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, masa e rritjes për konsumatorët vendas do të varej nga ecuria e tij në tregun ndërkombëtar.

Banka botërore ishte garanti i kontratës së shitjes së OSSH-së tek çekët e ÇEZ, ky ishte edhe shkaku i këtij raportimi në Kuvend.

Në bazë të raportit dy janë skenaret për rritjen e çmimit të energjisë gjithnjë në varësi të ecurisë së tij në tregun ndërkombëtar.

Kështu, nëse ecuria në tregun e jashtëm edhe gjatë 2010-ës do të jetë në kuotat e fillimit të këtij viti, atëherë për konsumatorin shqiptar do të ketë një rritje 8 deri në 9 për qind, ndërsa një shtrenjtim i mundshëm i energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2010, do të pasqyrohej më një rritje nga 10 deri në 15 për qind.

Gjatë fillimit të këtij viti por edhe muajt në vazhdim, çmimi i energjisë elektrike ka qenë i ulët ndikuar edhe nga ulja e kërkesës nga disa vende për shkak të krizës ekonomike.

Gjatë muajve të parë të vitit 2009, çmimi më i ulët i energjisë elektrike që një kompani importuese ka ofruar për Shqipërinë, ka qenë 49 euro për MW/h, ose deri në 41 euro më lirë sesa është ofruar gjatë vitit 2008, ku çmimet e ofruara nga kompanitë arrinin deri në 100 euro për MW/h.

Referuar të dhënave nga raporti i BB-së pranë Komisionit të Ekonomisë, në rast se regjimi i çmimeve në tregun rajonal për vitin 2009, vazhdon të ndiqet edhe gjatë vitit 2010, atëherë një konsumator familjar, i cili ka konsumuar nën 300 kilovat, nuk do të paguajë më 7 lekë, por 7.6 lekë për kilovat.

Ndërsa një konsumator familjar që ka harxhuar mbi 300 kilovat, nuk do të paguajë më 12 lek por 13.8 lekë për çdo kilovat të konsumuar. Ndërsa, nëse çmimi arrin nivelet e vitit 2008, ku oferta më e ulët i importit ka qenë 63.5 euro për MW/h, konsumatorët familjarë do të paguajnë nga 8 deri në 13.8 lekë për kilovat orë.

Por, nëse merret në konsideratë kërkesa për një rritje prej 20 për qindësh, një konsumator që ka harxhuar më pak se 300 kilovat orë nuk do të paguajë më 7 lekë por 8.4 lekë. Ndërsa, dikush që ka harxhuar mbi 300 KW/h nuk do të paguajë me 12, por 14.4 lekë.

Përsa i përket bizneseve, ato paguajnë tarifa të ndryshme energjie, në varësi të nivelit të tensionit dhe periudhës. Tarifat variojnë nga 5.2 lekë deri në 12 lekë dhe çmimi mesatar është 8.71 lekë për kilovat/orë. Me rritjen e çmimeve që do të aplikohet vitin e ardhshëm, çmimi mesatar për kilovat/orë parashikohet t’i kalojë 10 lekët për KË\h.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23367. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23367