Osmani shpreh keqardhje të thellë

Osmani shpreh keqardhje të thellë

rufi-osmani.jpg
Kryetari komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani shpreh keqardhje të thellë në lidhje me incidentin e pahijshëm që ndodhi në SHF Përparimi të fshatit Çegran, ku drejtori i kësaj shkolle, pasi qe sulmuar nga ana e bashkëshortit të punëtores së larguar nga puna, në vetëmbrojtje përdori revolen.

Ndonëse bëhet fjalë për veprim të paramenduar nga ana e strukturave të caktuara, ku bashkëshorti i arsimtares së larguar ka rënë pre e skenarëve të këtillë, për autoritetet komunale veprimet e këtilla janë të papranueshme dhe nuk duhet të përsëriten. Bashkëshortja e personit në fjalë ka punuar si zëvendësim i ish drejtorit të shkollës dhe largimi i saj nga puna nuk është bërë për motive politike.

Na gëzon fakti që kurimi i Nexhaziut kalon siç duhet dhe dëshirojmë që shërimi i tij i plotë të ndodh sa më shpejtë.

Kryetari i komunës së Gostivarit së bashku me autoritetet komunale, intensivisht punon në tejkalimin e situatës dhe parandalimin e shfaqjes së tensionimeve në shkollën në fjalë dhe nëpër shkolla tjera.

Më duhet të konstatoj me keqardhje se struktura të caktuara politike manipulojnë me ndjenjat e personelit të paktë të larguar nga puna për motive diskreditimi, përkundër faktit që ky proces i reformimit kuadrovik në arsim zhvillohet në harmoni me dispozitat ligjore dhe rekomandimet e sindikatës së arsimit. Analizat përfundimtare të bëra nga Sektori i arsimit pranë komunës së Gostivarit, argumentojnë se nga numri i përgjithshëm i të punësuarve është bërë zëvendësimi i më pak se 10 për qind të të punësuarve me kontratë në vepër.

Kryetari komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani, apelon deri te të  gjithë arsimtarët dhe qytetarët që të ruajnë  gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e skenarëve makabre që nuk kanë kurrgjë të përbashkët me arsimin dhe demokracinë. Prej skenarëve të këtilla mund të ketë vetëm humbje, pëson arsimi, marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe krijohet imazhi se shqiptarët janë keqbërës dhe të papërmirësueshëm.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22316. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22316

Top