OSBE, Bosch prezanton raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet kishin mangësi

OSBE, Bosch prezanton raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet kishin mangësi

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tirane, Robert Bosch ka prezantuar raportin për Shqipërinë para këshillit të përhershëm të kësaj organizate në Vjenë.

Në raport, Boch ka evidentuar zhvillimet kryesore politike në vend, duke filluar që nga zgjedhjet e 28 qershorit, për të cilat nënvizohet se arritën shumicën e angazhimeve, por jo plotësimin e standardeve më të larta të kërkuara.

“Zgjedhjet nuk përmbushën potencialin e Shqipërisë për një proces të standardeve më të larta”- thuhet në raport, ku shtohet se ky proces u shoqërua edhe me mangësi e probleme. Sipas raportit pati politizim gjatë procesit të numërimit të votave.

Në të theksohet më tej se fushata u shoqëruar me tone të ndezura dhe akuza, ndërkohë që nuk munguan edhe incidentet.

“Megjithëse nuk pati prova manipulimesh, në disa zona fletët e votimit ose nuk u numëruan ose rezultatet nuk u përfshinë në tabelën përfundimtare. Kolegji Zgjedhor në përgjithësi ishte profesional, por vendimmarrja ishte e nxituar”, thuhet në raport.

Bosch-Metës: Me opozitën duhet të vendosni bashkëpunim

TIRANË – Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch i ka kërkuar sot ministrit të Jashtëm, Ilir Meta që të bashkëpunojë me opozitën për zhvillimin e jetës politike në parlament dhe jo jashtë tij. “Kuvendi është vendi i duhur për bashkëpunim politik ku qeveria dhe opozita të zbatojnë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet”, u shpreh Bosch për mediat, direkt pas takimit me Metën.

Ndërkohë ai iu përgjigj edhe gazetarëve lidhur me qëndrimin e opozitës, duke thënë se “PS duhet të marrë pjesë në parlament”. Por theksoi se ne presim që partitë politike në Shqipëri të bashkëpunojnë në mënyrë që Shqipëria t’i bashkohet Europës sa më shpejt që të jetë e mundur.(Shekulli)

MRR6Q_xL73c

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24530. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24530

Top