Orinda Huta stonon kur kendon live

Albforumi

Primus registratum
Orinda Huta stonon kur kendon live

imagebutton.gif

orinda-huta-300x189.jpg
Ndoshta nuk do kishte dashur kurrë ta përsëriste dhe njëherë të kënduarin live pas asaj eksperience të keqe. Por mesa duket Orinda Huta kishte menduar se do tia dilte. E në fakt ka dështuar. Javën e kaluar jo vetëm këngëtarja, por dhe orkestra e programit e E diell në Top Channel, janë ndier ngushtë kur Orinda Huta, e ftuara e javës për të kënduar këngët e repertorit të saj, është ngatërruar në mënyrë të përsëritur e nuk ia ka dalë dot të këndojë live, ashtu siç është rregulli për këngëtarët e ftuar në këtë program.

Ajo jo vetëm që ka stonuar në zë, e nuk ka arritur dot të përshtatet me orkestrën, por ka harruar dhe vargjet e këngëve të saj, me të cilat është prezantuar dhjetëra herë pothuaj në të gjitha koncertet ku ka qenë e ftuar gjatë verës. Pavarësisht se është cilësuar si një këngëtare e mirë, në fakt publiku nuk e kishte provuar ndonjëherë zërin e saj live. Dhe Ja sheshi, Ja mejdani, tek E Diell, ku Orindën me sytë e kristaltë e tradhtoi zëri i saj.

Orinda është një nga këngëtaret e listës së përzgjedhur nga organizatorët, të cilët e kanë formatuar në atë mënyrë programin E diell që të ftojnë këngëtarët e vërtetë, që mund ti dalin dhe të pëlqehen. Mesa duket Orinda nuk e ka pandehur që mund të dështonte, por ky mbase një mësim i mirë për tu përgatitur më mirë një herë tjetër, dhe për ta menduar më shumë se dy herë një ftesë për të kënduar live në ekran. Të kënduarit live shpesh është konsideruar një tabu për shumë këngëtarë të rinj në Shqipëri, që e kanë nisur karrierën e tyre direkt nga një studio muzikore, ku ka dhjetëra mënyra për përpunimin e zërave. Megjithatë Orinda i ka kaluar disa prova, ka konkurruar në festivale e ka marrë çmime dhe tashmë është këngëtare pavarësisht një eksperience të hidhur si kjo e fundit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4901. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4901

klio

Top