Orikum rikthehen protestat, banorët kërkojnë dokumentet
Protestat në Orikum janë rikthyer sot në ambientet e bashkisë së kësaj qyteze. Në vijim të problemit të pronave, banorët sërish i janë bashkuar një tjetër proteste, këtë herë jo pranë zonës ku pak ditë më parë u konfliktuan me forcat e rendit, por pranë bashkisë. Nga ambientet e jashtme të saj, protestuesit kanë kujtuar edhe njëherë se nuk i ndahen kësaj forme të protestimit, derisa të marrin në dorë dokumentet përkatëse për tokat e tyre. Prononcimi i kryeministrit Berisha se do t’i jepte zgjidhje problemit të tyre ka qenë një inkurajim për banorët, të cilët tashmë duan që problemi i tyre të shohë udhë.
Deklaratat
“Pa marrë një zgjidhje konkrete, ne nuk i pushojmë aspak protestat. Kërkojmë nga kryetari i bashkisë që të na presë dhe të na dëgjojë. Po kështu ai duhet të vihet në korrent të të gjithë zhvillimeve për këtë problem dhe ta shikojë si partner shoqatën e fermerëve. E kemi ndjekur me vëmendje prononcimin e Kryeministrit, por duam zgjidhje konkrete, – u shprehën banorët. – I kërkojmë gjithashtu kryetarit të bashkisë së Orikumit, që deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, të mos japë më leje ndërtimi. Ne duam atë çka na takon dhe nuk mund të lëmë që gjatë kësaj periudhe pritjeje, të ndodhin zhvillime të cilat na shkatërrojnë, – thanë protestuesit ndërsa qëndronin para godinës së bashkisë.
Protesta e Orikumit, e cila ka qenë paqësore, rinis dy ditë pas deklaratës së kreut të qeverisë Berisha, i cili garantoi se banorët do t’i marrin pronat e tyre. Por gjithsesi banorët kanë kërkuar zgjidhje konkrete dhe në hapat e saj, partneritet me shoqatën e tyre të fermerëve. Dje nuk janë shënuar konflikte, ndërkohë që situata ka qenë shumë më ndryshe nga ajo e pak ditëve më pare, ku u shënuan përballje fizike mes banorëve dhe policisë. Për zonën e cila u bë burim konflikti, pezullimi i ndërtimit ka mbetur ende në fuqi, deri në një afat të papërcaktuar.
Konflikti
Gjithçka me banorët e Orikumit ka nisur në fillim të këtij viti. 400 familjet që dikur kanë punuar për Ndërmarrjen Bujqësore “Rinia” kanë përfituar në bazë të ligjit 7501 sipërfaqe toke, të cilat i kanë punuar dhe shumë prej tyre vazhdojnë t’i punojnë. Por në fillim të këtij viti në tokat të cilat ata i kanë me akt përdorimi kanë filluar ndërtimet nga ana e personave që kanë marrë letrat e pronësisë. Një gjë e tillë ka bërë që të gjithë banorët t’u druhen këtyre vendimeve, duke u mbledhur në protesta të shumta, por pa asnjë reagim. Megjithëse kryetari i bashkisë së Orikumit u ka dhënë të drejtë, asgjë nuk është bërë për zgjidhjen e këtij problemi. Disa ditë më pare, pati edhe një përplasje fizike mes policisë dhe banorëve për një ndërtim që po kryhej dhe i cili është pezulluar. Krerë të bashkisë kanë pohuar se në Orikum ka shumë toka që janë me 2 apo 3 pronarë e megjithatë presin që parlamenti t’i japë një zgjidhje situatës përmes ligjeve. Ndërkohë, vetë kreu i qeverisë premtoi dy ditë më parë zgjidhjen e problemet të tokave në Orikum.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25627. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25627