Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë

ValmirM

Webmaster
Professor Alberto G. Areddu prej vitesh interesohet në disiplinën e “gjuhësisë Sarde” mbi të cilën ka publikuar: “Studime Etimologjike Logurdeze”, “Shënime dhe Shtesa mbi DES” (1996), “Launeddas dhe studime të tjera greko-italike” (2004). Ka publikuar recensionet e tij në Romance Philology të Berkeley, dhe është recensuar nga H.J. Wolf në “Zeitschrift für Romanische Philologie” (2002).
Në studimin e tij të fundit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” 2007, autori me kërkimet e tij arrin deri tek burimet origjinale te gjuhës Sarde, duke dëshmuar dhe duke nxjerr në pah prespektivën paleoilirike si më bindëse bazuar në elementët e shumtë të toponomastikës dhe të lesemave të pashpjeguara deri më sot.
Brunilda Ternova: Para së gjithash Profesor Areddu ju falenderoj për mundësnë që na ofruat për t’ju bërë këtë intervistë, duke i mundësuar lexuesit shqiptar (në Shqipëri dhe në diasporë) që të njoh Juve dhe veprën tuaj shkencore.
Prof. Alberto G. Areddu: Faleminderit Juve që më mundësuat të flas mbi punën time.
Brunilda Ternova: Meqënëse vepra është e vështirë të konceptohet e shkëputur nga krijuesi i saj, më lejoni t’ju pyes diçka mbi personin tuaj. Kush është Profesor Alberto Areddu, ku ka lindur dhe ku është rritur?
Prof. Alberto G. Areddu: Kam lindur në Xhenova nga prindër sardenjas ku dhe jam diplomuar, e më pas jam transferuar në Sardenjë, ku aktualisht punoj si profesor në një shkollë publike të profilit të mesëm ku dhe jap mësim.
Brunilda Ternova: Libri juaj “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” është publikuar në 2007 dhe është një libër që trajton argumente shumë interesante në fushën gjuhësore, etnografike dhe historike. Mund të na shpjegoni çfarë do të thotë ky libër për ju? Çfarë ju ka shtyrë të ndërmerrni përsipër një studim të tille, si kanë lindur këto studime dhe si janë zhvilluar gjatë kohës?
Prof. Alberto G. Areddu: Ajo që më ka interesuar prej kohësh ka qënë gjetja e shpjegimeve në lidhje me origjinën e sardëve, të cilët duke qënë banorë të një ishulli patjetër që duhet të jenë të ardhur nga diku, por deri më sot hipotezat e ndryshme që janë shfaqur, thjesht kanë eliminuar njëra-tjetrën. Unë prej kohësh jam i interesuar nëpërmjet kërkimit etimologjik në këtë fushë, dhe vështirësia qëndronte në gjetjen e materjaleve të mjaftueshëme për të përforcuar denjësisht dhe në mënyrë shkencore ato që ishin në fillim thjesht parandjenja.
Brunilda Ternova: Cilat janë pikat e forta që sipas jush argumentojnë teornë tuaj mbi origjinën ilire të qytetërimit në Sardenjë? Si shpjegohet që studjuesit e tjerë kanë druajtje, për të mos thëne frikë, ti trajtojnë këto pika takimi historike në antikitet midis popullit Sardenjas dhe atij Ilir?
Prof. Alberto G. Areddu: Kjo është një pyetje e rëndësishme. Duhet të dihet dhe mund ta themi pa frikë fare, se argumenti i antikuareve dhe veçanërisht ai i toponomastikës rindërtuese në Sardenjë është i kontraktuar vetëm për pak studjues, të cilët nuk kanë asnjë interes që një jo-akademik të shprehë opinione në kundërshtim me hipotezat ose punimet e tyre. Kështu ndodhi që i vetmi recension (pozitiv në pjesën më të madhe) që ka dalë deri më sot, i përket ballkanologut Emanuele Banfi të Universitetit të Milanos i cili nuk është sardenjas.
Ka edhe një arësye të përgjithëshme që e bën më pak interesant studimin tim: prej vitesh egziston një rrymë e shtëpive botuese sardenjase, që është e interesuar më shumë të manifestojë (sesa të dëshmojë) se Paleosardët ishin Semitë antikë, rastësisht krijues të një qytetërimi të jashtëzakonshëm të lindur gati abiogjenetikisht¹ …Gjithashtu edhe baronët universitarë janë të tërhequr nga këto hipoteza dhe shkruajnë libra easy reading (të lehtë për tu lexuar) për publikun e pashkolluar. Për këtë arsye shumë njerëz në Sardenjë mendojnë se sardët rrjedhin nga Lidët imagjinarë (mbi të cilët nuk dimë praktikisht asgjë), dhe se sardenjasit nuk janë gjë tjetër veçse unaza lidhëse me Etruskët.
Pra ështe e thjeshtë të kuptohet, pasi në të vërtet nuk ka asnjë Babilonez ose Lidian të gjallë e në jetë që të mund të replikojë në lidhje me pasaktësitë e këtyre studjuesve.
Kuptohet qartë se ideja është shitja e flakonave të shpresës për njerëz që mendojnë se kanë nevojë, dhe e gjitha kjo bëhet në dëm të kërkimit shkencor. Sardenjasit pa dashur ti akuzoj për lehtësi, dëshirojnë të kalërojnë (dhe të kalërohen) nga hipoteza të Forta që lartësojnë një farë sensi të vjeter infeririteti që kanë (i krijuar nga fakti se nuk janë dhe nuk ndihen italianë), prandaj hipoteza iliro-shqiptare nuk është tërheqëse duke qënë se është bijë e një populli të pakicës.

Megjithatë kohët e fundit duke lexuar artikujt nëpër revistat sardenjase po preket shkarazi – kuptohet duke mos më përmendur si burim fare – një farë lidhje e botës së hershme sardenjase me atë thrake, e parë në të njëjtën formë ashtu si ajo imagjinarja e zonës Lidiane.
Elementët e fortë që argumentojnë tezën time janë: lokalizimi i disa leksemave në zonat më konservuese të Sardenjës, të cilat nuk janë të shpjegueshme me anë të latinishtes por mund të shpjegohen me anë të shqipes, rumanishtes, me anë të disa elementëve arkaik të balto-sllavishtes ose me ato pak që njohim nga thrakishtja dhe ilirishtja shpesh të ruajtura nga glosa dhe fjalët greke.
Egzistojnë të dhëna të burimeve historiografike greke që tentojnë të kualifikojnë ardhjen e elementëve ilirik në Sardenjë, (jo si pushtim popujsh), sëbashku me njerëz të Beotisë (që flisnin gjuhën Eolite) duke shënuar një moment të rëndësishëm të qytetërimit, të ushtruar nga njerëz me një kulturë më të lartë në krahasim me ishullorët sidomos në bujqësi dhe kultivim.
Brunilda Ternova: Ky libër është publikimi juaj i tretë i vet-financuar. Mendoni se është e natyrshme dhe e “drejtë” që studime të tilla shkencore të hasin kaq shumë vështirësi për tu botuar dhe publikuar nga organet paraprake, dhe nga shtëpitë botuese?
Prof. Alberto G. Areddu: Për fat të keq më duhet të them se kjo është një praktikë shumë më e përhapur sesa mendohet. Sot, ose ke përkrahjen e një shtëpie botuese të fuqishme që mendon të botojë tremijë kopje, ose në të kundërt duhet ti apelohesh industrisë së librit on demand e cila maskohet nën petkun e industrisë zyrtare. Prandaj dikush edhe mund të punoj mbi një hipotezë e cila mund të jetë komplet e gabuar, duke investuar kohë dhe kapitale e duke vet rrezikuar.
Ajo që është e papranueshme është fakti se botimin nuk ta lejojnë pikërisht ata që ndajnë të njëjtat interesa me ty, kjo ështe e tmerrëshme dhe jo njerzore. Por nuk ka kuptim të ankohesh duke gjykuar pasojat mbi insistimin e kësaj heshtjeje, pasi akademikët janë të auto-rekomanduar dhe korporativ, dhe nëse i ke lejuar vet-vetes ti kritikosh në studimet e tua atëhere per ty ka marre fund gjithshka.
Brunilda Ternova: Teoritë tuaja janë shumë revolucionare; keni patur pak ndrojtje se mos idetë tuaja kritikoheshin nga qarqet akademike dhe shkencore?
Prof. Alberto G. Areddu: Janë më pak revolucionare sesa mund të merret me mend. Ideja e një elementi paleo-ballkanik në brendësi të gjuhës sarde nuk është nje ide e re. Studjuesi më i madh i gjuhës sarde, gjermani Max Leopold Wagner e kishte shprehur këte ide në studimin e tij më 1933 të publikuar në revistën Revue de Linguistique Romane (të cilën kushdo mund ta shkarkoj nga siti web Gallica). Për fat të keq, kjo ide, më pas ra në atë të shkollës italiane të ashtëquajtur “mediterraneiste”, që shihte një prani të konsiderueshme elementësh pre-indoeuropjan në zonën e mesdheut, me më pak elementë indoeuropjanë.
Megjithatë unë e përsëris, se do më pëlqente që studimet e mia të kritikoheshin pasi do të thotë se “egzistojnë. Prandaj, duke marrë parasysh faktin se prej dy vjetësh në Sardenjë nuk është publikuar asnjë recension nëpër gazetat lokale , televizionet, revistat akademike ose parakademike, për të nxjerr në pah punën time kam krijuar një web sit personal dhe shkruaj në ndonjë blog.
Gazetarët (90% e të cilëve nuk njeh as greqishten dhe as latinishten e jo më të njohin shqipen), degjojnë me veshore ato që u thuhet nga referuesit universitarë, që shpesh janë të ndërlidhur me shtëpitë botuese, me ato shpërndarëse, dhe me ato dy gazeta që publikohen (të cilat nuk është se shkëlqejnë).
Mund të shtohet ndonjë gjë tjetër më tepër se kaq?
Brunilda Ternova: Çfarë përfaqson për Ju Sardenja dhe çfarë do të thotë të jesh sardenjas sot nën dritën e kësaj lidhje Sardo-Ilire (Shqiptare)?
Prof. Alberto G. Areddu: Do të thotë të ravijëzosh një drejtim të largët, i cili në epokën e Bronxit, i ka sjellë elementë qytetërimi atyre popullsive të cilat kishin ngelur në fazat e prapambetura të Neolitit.
Është e mundur që në zonën Nuoreze (hetimet gjenetike janë akoma në fazat fillestare), të zbulohen bërthama të lidhura gjenetikisht me popullsitë e sotëme të ballkanit; është kjo arsyeja për të cilën njërin nga kapitujt e kam titulluar duke parafrazuar Virgjilin: “Mbi kërkimin e babait antik”.
Brunilda Ternova: Prania e diasporës Shqiptare në Itali është ndër më të shumtat dhe më konstantet që njihen historikisht, duke nisur që nga antikiteti e duke vazhduar deri më sot në ditët tona. Mendoni se kjo lidhje kaq antike dhe prania e sotëme shqiptare në territorin italian, mund të ndihmojnë në krijimin e një klime vëllazërore reciproke midis popujve tanë dhe gjithashtu shkembimeve të ardhëshme midis studjuesve e shkencëtarëve?
Prof. Alberto G. Areddu: Unë uroj që kjo gjë të ndodhë. Fatkeqësisht ndodhemi në një moment që ashtu si në Itali edhe në Sardenjë ka patur një farë reagimi ndaj emigrantëve në vetvete (tout court), që nuk merr parasysh cilësitë personale të individëve, dhe e gjitha kjo për arsye të rendit publik dhe të krizës aktuale ekonomike.
Duke arsyetuar në aspektin antik, egzistencën e një diaspore ilire mund ta shohim tek “Popujt e detit” midis të cilëve përfshihen Shardanat. Populli i Shardanëve, që sipas interpretimeve të studjuesëve Schachermeyr dhe Bonfante mendohej se ishin njerëz me origjinë ilire, të shtyrë nga nevoja u spostuan drejt deltës së lumit Nil, për tu drejtuar më vonë drejt Palestinës. Janë të shumta të dhënat që na sigurojnë se kjo dyndje ka ndodhur: qyteti i Sarda (Shudah i sotëm), fisi i Sardeates ose i Ardiejve, qyteti Pelastae nga ku kemi emrin etnik Pelaestini ose Pelasgi, etj, etj.
Brunilda Ternova: Mendoni se mund të organizohen edhe sipërmarrje të tjera – jo vetëm publikime studimesh por edhe sipërmarrje akademike – për të hedhur më shumë dritë mbi këto argumente që zbulojnë misteret e të kalurës së popujve tanë?
Prof. Alberto G. Areddu: Patjetër. Është e nevojshme që studjuesit shqiptarë të merren me “Gjërat Sarde” për të parë nëse edhe ata, nga ana e tyre, identifikojnë bërthama të përbashkëta qytetërimi. Gjithashtu, shpresoj që edhe ne nga ana jonë – qofshim ose jo akademikë por thjesht kureshtarë, ose eksperimentues të arsyeshëm pa paragjykime dhe të pajisur me dritën e llogjikës – të merremi me “Gjërat Shqiptare”, duke studjuar në menyrë më të thelluar dialektet, traditat dhe toponimet shqiptare.
Fatkeqësisht paguajmë një peshë negative: jemi popuj të vegjël në numër dhe nuk e di sesa do të ishim të gatëshëm si në Shqipëri ashtu edhe në Sardenjë të thelloheshim mbi këto lidhje delikate.
Brunilda Ternova: Cili ështe mesazhi juaj për lexuesin shqiptar dhe cili do të jetë argumenti i veprës suaj të ardhëshme?
Prof. Alberto G. Areddu: Njëra nga dëshirat e mia kulturore do të ishte zhvillimi i një rryme edhe jashtë Shqipërisë, që të rivlerësojë antikitetin ilir, ashtu si ka ndodhur për popullsitë e tjera antike indoeuropjane gati të harruara si psh. rasti i sagave kelte.
Dëshira ime shkencore është që në studimin e ardhëshëm të thelloj disa aspekte të rindërtimit historik dhe kulturor të lëna në harresë gjatë studimit “Origjina Shqiptare e qytetërimit në Sardenjë”, pra të sjell jo vetëm fjalë por edhe objekte, tradita, ndërlidhje reciproke dhe simbole.
Më lejoni të ndahem nga ju duke përdorur një fjalë përshëndetëse tipike shqiptare: falem, që sipas të madhit Eqrem Çabej rrjedh nga latinishtja CHALARE e ruajtur edhe sot në gjuhët Sarde dhe Korse në vlerën origjinale “zbres” (falare). Faleminderit të gjithë juve!
Brunilda Ternova: Faleminderit Juve Professor Areddu për këtë intervistë shumë të këndëshme!
Shënime
1)abiogjenetikisht: Teori që hipotizon krijimin e organizmave të gjalla nga lënda pa jetë.
Për informacione të mëtejshme ju ftojmë të konsultoni blogun e autorit:
http://web.tiscali.it/sardoillirica/sardoillirica/ARCHIVIO ILLIRICO.htm
Per të kontaktuar me autorin E-mail: illirica@tiscali.it
Intervistoi dhe përktheu nga italishtja: Brunilda Ternova, publiciste dhe perkthyese ne Itali

Artikullin mund ta lexoni edhe duke klikuar ketu : Kombi Shqiptar
 

Sweety el

Locus omnem
Ekstrakt nga libri: Origjina Shqiptare e Qyteterimit ne Sardenje.




nga Alberto G. Areddu
(Përktheu nga italishtja në shqip Brunilda Ternova)



Në lidhje me emrat e përgjithshëm tëzonës qëndrore “silurtzi, sulurtzi, lurtzi, lurci, elurei, lirtzis” (shqip: nëpërk uji) (DES ii 31: lircispreromak; për lokalizim stili krahinor krahaso Pittau ii, 845) e konfrontuar me toponomastikën iberike Ilurcis (nga Pittau 1995, 156) ose me shprehjen Lorthia (i, 587) e ka prejardhjen nga fantasmagoriku:thiu Λετης “xha Leuzzi” (nga Blasco 2001, 195) që vështirë se mund ti përshtatet latinishtes dhe greqishtes një krahasim me σίλoυρoς/silurum (shqip: peshk silur, peshk i ujit të ëmbël, peshk mustak, peshk ton) sipas studjuesit Chantraine, 1004.

Ndërsa gjuha shqipe ofron fjalën llucë (llucë, lerë, lym) llucëro (llucëro/ baltosje) të cilave i referohen fjalët sardelotzoìna, lotzina, lucina, lurtzina (krahaso faqe iii Lotzorai). Por akoma më e përshtatëshme paraqitet etniku Illyrii nëse nënkuptohet si emër totemik që dëfton një lloj gjarpëri (që ishte kafshë e shenjtë për Ilirët, konfronto Wilkes, 228; Borgeaud, 52-53) që të rikujton rrënjën indoeuropjane *el-(shqip: përdredh, mbështjell) në formën ίλλυρός (shqip: gjarpër); Mayer, 54 risjell një formë të tillë që të paktën për mua është e pagjendëshme në fjalorët grek; Pokorny 1140 për*el-; Esichio: είλεός ή τοΰ θηρίου κατάδυσις καί στρόφος duke na paraqitur një *ilur (Mayer, 230-32 mbi prapashtesën ilire –uros) dhe në pjesën finale -ci/-tzi element zvogëlues i shqipes -ç/-thi (Camaj, Wort., 122) që e gjejmë nëtoponomastikë konfronto faqe iii: Olithi, Ossi, Benetutti; qëështë e mundur të ketë hyrë nga substrati në formën greke mesdhetare –ιτσι(υ) i dokumentuar në greqisht vetëm pas shekullit të IX pas K., Rohlfs , Gr. 170;
Pra është e mundur që kuptimi origjinal të ketë qenë “gjarpërush” (“s”-ja sipas gjasave ka të bëjë me një aderencë të nyjës “su” ashtu si edhe në rastet e tjera). Në vende të tjera nëpërka e ujit quhet idru (sipas Puddu, 792) që i korrespondon latinishtes HYDRA (krahaso edhe shprehjen e përgjithëshme thrake tëAsklepit: Zυμ[λ]υ[ζ]δρηνος pra “gjarpër uji”, sipas Georgiev 1983, 1155), ose tartza (shiko faqe ii: supozohet me origjinëballkanike). Studjuesi Pittau ii, 846, për sulurtzi shton krahasimin me fjalën korsike lurca (një lloj zvarraniku që i ngjan një merimange tarentulë), e duke iu kthyer lidhjes që ai bën me toponimet iberike studjuesi Caro Baroja, 308-9 mendon se emrat si Ilerda, Ilurco, Ilorci nuk janë gjë tjetër veçse variante të Illyricum.




Faqe nr 18 (ita.Pagina numero 18)



Fjala “tzurunga“ “ngatërrim, përdhredhje e mëndafshit, e fillit” (DES, II 603) ka ngelur pa etimologji. Fjala ështe e lokalizuar në zonën e Olzai (midis Barbagias dhe Ogliastrës) sipas studjuesit Farina 1989, 405, 525, por është e mundur që edhe mbiemri Thurungrone të jetë ruajtës i të njëjtës bazë. Nuk na bind dhe aq Blasco LS, (që ndjek gjurmët e Wagner), i cili e lidh me fjalën nuoreze Thrilingrone “krimb shiu”, pasi duke parë format qiellëzore log. Sett. Tilinğa, tilinğone, do na rezultonte në shkrimin mediterran *Thurunglone.
Sipas studjuesit Pittau I, 986, fjala shkon bashkë me Tolumba “nyje” (Dorgali) nga “sardishtja” (pra pre-latinishte e orientalizuar) συριγξ“shiringë, bucelë e rrotës”, që semantikisht është shumë e dyshimtë”.
Në gjuhën shqipe gjejmë një fjalë që i përshtatet shumë më mirë asaj sardenjase: Štëllungë “furkë, furkëlesh” (DAI, 575; Leotti, 165 shtullunga “tufë leshi, sovajkë”. Sipas studjuesit Demiraj, 376 rrjedh nga folja Štjell “kreh leshin, pështjell, shtjelloj” me prejardhje tëshumta, i përafërt me greqishten στέλλω dhe gjermanishten stellan“vënie, vendos”. Studjuesi Oriel, 438 thekson origjinën indo-europjane (nga proto-shqipja *stela), me prapashtesën –ungë që është shumë e shpeshtë në gjuhën shqipe (dhe pellazgjike sipas Van Windekens 1952, 48, por që mungon në gjuhën dhe toponomastikën sarde).
Shqipja arbërishte na ofron gjithashtu fjalët çurruga dhe xhirruga“cikërrima” të cilat nëse rrjedhin nga e njëjta bazë do tëpërshtateshin:
- nga një bazë deri në burimin e qiellëzuar do të kemi: th-, tz-, nëgjuhën sarde (krahaso rastet e ndryshme në faqen ii); kjo mund tëjete fryt i një metateze antike (nga një formë tashmë e qiellëzuar nëŠ, flas këtu faqe III: Aritzo) ose mund të rrjedhë nga një bazëalternative *sk- , *skh- , (krahaso raste të tjera në faqen ii).
Mund edhe të hipotizojmë një bazë të ndryshëme për format sarde dhe shqipe, meqënëse po ti afrohemi dialektit Osk, do të gjejmë se fjalahasta dëftonte “Verunreinigung der Wolle” (Vetter, 363): “cum ea (lesh) carrunt quod in ea haeret neque est lana , quae in Romulo Naevius appellat asta ab Oscis” (Marrone, L. Lat., 7, 54).
Mbetet problematike lidhja, duke pare izolimin që ka fjala. Edhe sinonimi “tintirrìa (de filu)” “ngatërrim i fillit” (DES, II 486) që u konsiderua një fjalë thjeshtë e çuditëshme , të risjell fjalën shqipe tjerrë “pëlhurë e tjerrur”, tjerrë “shtëllunge leshi”, nga folja tjerr(italisht: filare) (Orel, 457 nga proto-shqipja *terka që lidhet me tokarishten tärk “vërtitet”, me latinishten torqueo
*terkwo, sipas Meyer, 431 me të dhënat indiane : tarkú- “spindel”, po kështu edhe Demiraj, 387 prandaj humbja e buzoprapaqiellëzores Kwnuk është aspak e pazakonshëme në gjuhën shqipe.

 
Top