Orges Shehi shpëton Besën nga humbja
Kategoria Superiore/ Kavajasit nuk përfitojnë nga hapi fals i Dinamos në Korçë. Frenohen vetë

Besa dhe Apolonia ndanë nga një pikë në barazimin 0-0, në ndeshjen mbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë Superiore.

Skuadra kavajase nuk e shfrytëzoi dot faktorin fushë për të arritur me pikë Dinamon, që nga ana e saj barazoi të dielën 1-1 me Skënderbeun në Korçë. Formacioni verdh e zi i Shpëtim Duros nuk arriti t’i dhurojë tri pikë të arta presidentit të klubit, Nexhat Bizhdilit, pikërisht në ditën e 46-vjetorit të tij.

Një pikë që do të thotë fitore për skuadrën e Karishikut që vijon me rezultate pozitive dhe kështu konfirmon sigurinë e tij, në një kohë që mbase një trysni e tillë ka rezultuar efikase në drejtim të skuadrës që tashmë ka 16 pikë dhe gjendet në vendin e tretë, në zonën evropiane.

Hapi fals i Dinamos, një ditë më parë, në stadiumin e Korçës, teksa barazoi 1-1 me Skënderbeun vendas, nuk është shfrytëzuar dot nga ndjekësja e saj më e afërt, Besa e Kavajës. Meritë për këtë ka pa diskutim Apolonia e Fierit, e cila i ka frenuar verdhezinjtë të Shpëtim Duros, brenda në shtëpinë e tyre, me një barazim të bardhë 0-0.

Në këtë mënyrë, kreu nuk ka ndryshuar asgjë, sepse renditja e tre vendeve të para është ruajtur si javën e shkuar; Dinamo e para, Besa e dyta dhe Apolonia e treta. Falë barazimeve të arritura në javën e 8-të të kampionatit, të tria këto skuadra kanë shtuar edhe nga një pikë në kuotën e tyre të përgjithshme.

Po si u zhvillua ndeshja e Kavajës, ku vendasit kërkuan patjetër fitoren? Kësaj të fundit ia bënë hyzmetin edhe miqtë nga Fieri. Në një terren shumë të keq, si pasojë e fushës që lë shumë për të dëshiruar në stadiumin “Besa”, të dyja skuadrat ishin të vendosura mirë dhe nuk lëshonin pe.

Më kërkuese në aksionet sulmuese ishte Besa, por që nuk kishte shkëlqimin e duhur në vijën e parë, ku Daniel Xhafa ishte larg rrezikshmërisë së kërkuar. Nga ana e saj, Apolonia mbështetet te kundërsulmi, me anë të Haxhibulic dhe Bërkicit. Në prapavijë, fierakët udhëhiqen mjaft mirë nga Shoshi, duke i mbajtur larg portës së Haxhos lojtarët kundërshtarë.

Pjesa e parë mbaron në barazim 0-0, gjë e cila të bën të mendosh se në 45 minutat e dyta loja do të ishte më e hapur dhe me më shumë përpjekje për të gjetur rrugën e rrjetës. Veçanërisht nga vendasit, sepse miqtë dukeshin se kishin ardhur në Kavajë edhe për një pikë.

Në këtë logjikë, Besa i intensifikon sulmet drejt portës fierake, por vazhdon të vuajë në finalizim. Daniel Xhafa vazhdon të jetë në një ditë të errët, kështu që trajnieri Duro bën lëvizjen e detyrueshme, duke hedhur në fushë edhe një tjetër sulmues, talentin Cikalleshi.

Ky i fundit krijon më shumë rrezik në portën fierake, por jo të shkojë deri aty, sa të kalojë Besën e tij në epërsi. Në një situatë të tillë, kur verdhezinjtë hidhen me forca të shumta drejt portës së Haxhos, Apolonia del në lojën e saj, duke kundërsulmuar rrezikshëm. Madje, në fundin e ndeshjes, sulmuesi shkodran Kaçi, i futur në pjesën e dytë në lojë, me anë të një gjuajtjeje të fuqishme, për pak sa nuk e ndëshkon Besën.

U desh një pritje e shkëlqyer e Shehit, që porta e tij të mbetej e paprekur dhe Besa të mjaftohej me një pikë.

Pikë e cila ka kënaqur më shumë fierakët, që vijojnë të demonstrojnë një formë të kënaqshme sportive dhe rezultative, ndërsa Besa nuk ishte në gjendje të shfrytëzonte momentin që iu paraqit, të barazonte me pikë Dinamon kryesuese, e cila një ditë më parë ishte ndalur në Korçë nga Skënderbeu.

Përfundimisht një barazim i artë për skuadrën fierake dhe një shans i humbur nga vendasit që duhet t’i falen portierit dhe eksperiencës së tij, që shpëtoi ekipin nga humbja e sigurt. Tashmë kampionati ka marrë një formë tërësisht interesante, teksa edhe ky barazim, sikundër ai i Dinamos në Korçë, të dielën janë deri diku në favor të Tiranës që ka vetëm 11 pikë.

Rastet e ndeshjes
13′ – Dhëmbi jep shkëndijën e parë, por gjuajtja përfundon jashtë.
18′ – Xhafaj merr një shans ideal nga Mancaku, por nuk përfiton dot, del portieri Haxho.
21′ – Sead Haxhibuliç provon nga distanca, por gabon shenjestrën.
25′ – Leci gjuan në hyrje të zonës, topi prek një mbrojtës dhe devijohet në goditje këndi.
28′ – Provon edhe Dhëmbi, por përsëri gjuan keq.
30′ – Xhafaj godet nga distanca mjaft keq.
45′ – Aksion model i miqve, ku Bërkiç godet në hyrje të zonës, por topi prek Fagun dhe devijohet në këndore.
55′ – Shehi zhytet përpara këmbëve të Bërkiçit, duke evituar një rast të rrezikshëm.
56′ – Është kapiteni Haxhibuliç që lëshon një “predhë” të vërtetë dhe vetëm një mjeshtër si Shehi arrin të grushtojë, topi kthehet në lojë.
75′ – Leci me kokë brenda zonës, por topi nuk shkon drejt portës, sepse një mbrojtës devijon në goditje këndi.
77′ – Vrapi prirtazi me portën gjuan, por largon me kokë Shoshi.
79′ – Cikalleshi jep një asist ideal nga rreth 30 metra për Lecin, që i vetëm brenda zonës ngatërrohet dhe largojnë mbrojtësit.
82′ – Sead Haxhibuliç përsëri godet fort, topi devijohet nga një mbrojtës, por edhe Shehi ndodhet në vend.
88′ – Kaçi, i futur në fund, ka rastin ideal, kur i vetëm përballë Shehit godet fort, por portieri pret, duke treguar se mbetet numri një i Superligës në portë.

Thanë pas ndeshjes

Shpëtim Duro, trajnier i Besës: “Zhvilluam një lojë mjaft të mirë, por nëse mbrojtja i kreu më së miri detyrat, sulmi nuk ishte aq efikas sa duhej. Duhet të kishim treguar më tepër luftë e grintë. Pavarësisht kësaj, nuk është çudi ky barazim. Ashtu siç gaboi Dinamo, gabuam edhe ne.”

Esad Karishik, trajner i Apolonisë: “Së pari, uroj presidentin Bizhdili për ditëlindjen dhe kushtet ideale në të cilat zhvilluam takimin. Erdhëm të luanim me një ekip mik dhe jam i kënaqur nga loja e futbollistëve të mi. Besa në pjesën e dytë na bëri disa fauj, por kjo nuk i heq takimit vlerësimin si takim korrekt.

Një pikë s’na kënaq, as ne, as Besën, por ky ishte verdikti më real dhe i drejtë për atë çfarë dhamë në fushën e lojës. Më kënaq fakti se Apolonia luan futboll të hapur dhe vetëm finalizimi na mungoi sot.”(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24931. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24931