Organizmat e modifikuar gjenetikisht! Cfare mendoni?

Goca

Primus registratum
Organizmat e modifikuar gjenetikisht! Cfare mendoni?

Ambientalistët hapin gjyq për OMGJ-të


Llambi Kallço

DURRËS - Ka nisur shkarkimi i 8 mijë ton sojë dhe misër (produkte të modifikuara) nga anija “Advantage”, ndërkohë që shoqata e bujqësisë organike dhe disa shoqata të tjera kanë hedhur në gjyq qendrën e menaxhimit të agrobiznesit, Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit bashkë dhe Ministrinë e Mjedisit. Koordinatori i lëvizjes kundër OMGJ-ve, Lavdosh Feruni është shprehur se "bllokimi i shkarkimit të anijes Advantage dhe shpëndarjes së këtij kontigjenti produktesh të modifikuara gjenetikisht mbështetet në mos respektimin e një sërë aktesh normative të legjislacionit shqiptar nga ABMC, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Mjedisit. Përfaqësuesit e shoqatave të bujqësisë organike dhe disa shoqatave të tjera i referohen nenit 28 të ligjit "për ushqimin", nenit 9 të ligjit për "akreditimin e laboratorëve testues, kalibrues, organizmave çertifikues dhe inspektues në Republikën e Shqipërisë". Nga pala tjetër bëhet e ditur se sjellja e këtyre produkteve është bërë konform ligjit, dhe se për këtë disponohet një çertifikatë e laboratorëve të huaj që shoqërojnë ngarkesën që ka sjellë anija "Advantage". Për më tepër, sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë, OMGJ-të janë ushqime për blegtorinë dhe nuk kanë asnjë mundësi që të mbillen (nuk kanë fuqi mbirëse). Gjithsesi anija “Advantage”, ashtu si dhe anijet “Liverpul” dhe “Kleveland” po vazhdojnë përpunimin në portin e Durrësit. Malli që ajo ka sjellë u është shitur 200 përfaqësuesve të agrobiznesit, pas një tenderi të zhvilluar.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Organizmat e modifikuar gjenetikisht! Cfare mendoni?

Une jam kunder menyrave artificiale te ushqimeve dhe si e tille, natyrisht jam kunder sjelljes se produkteve te tilla ne Shqiperi.
Por po te jemi realiste, Amerika ka shume vjet qe perdor soy dhe miser qe jane te modifikuar gjenetikisht dhe ky milet prap gjalle eshte! Tani mendohet ne Amerike qe dhe peshku salmon te behet gjenetikisht i modifikuar, plus shume produkte te tjera... :eek:

Me kujtohet para ca kohe qe degjova tek lajmet se Amerika kishte derguar ndihma ne Nigeri qe perfshinin miser qe ishte gjenetikisht i modifikuar, dhe nigerianet i kishin marre thaset dhe i kishin hedhur duke mos pranuar ti perdornin, pavarsisht nga uria qe i kercenon. Si mund ta kuptoje nje amerikan qe po ndihmon nje shtet tjeter super te varfer duke i dhene nga ushqimi qe ha dhe vete, dhe ai i thote qe ky ushqim nuk ben dhe e hedh ne plehra? Te them te drejten, duke qene se i perkas dy mentaliteteve dhe i kuptoj mire nigerianet ne lidhje me kete ceshtje, ashtu dhe si shqipetaret, me vjen te qesh me mentalitetin e ngushte te vendit ku jetoj tani. Kete rast e solla per te permendur edhe anen e mentalitetit ne lidhje me perdorimin e nje ushqimi te tille.
 

Goca

Primus registratum
Re: Organizmat e modifikuar gjenetikisht! Cfare mendoni?

Me duket se ne ketu mund te flitet per nje sere gjerash. Nuk them se problemi qendron ne perdorimin ose jo te tyre, por ajo qe me shqeteson eshte se ne po importojme nje produkt qe shume mire mund te rritet ne Shqiperi dhe ne kushte normale. Me duket sikur keto lloj importimesh jane te panevojshem dhe i presin rrugen zhvillit te bujqesise qe ne vendin tone ndodhet ne nje gjendje katastrofike. Me sa mbaj mend une , Shqiperia ishte kryesisht nje vend bujqesor e blegtoror. Them ishte , sepse tani jo vetem qe s`kemi shume premisa per te qene nje vend industrial , por po humbasim edhe ate status qe kishim. E kuptoj qe importimi eshte bere i domosdoshem pikerisht ngaqe nuk ka sot per sot nje prodhim te brendeshem te atyre produkteve, por pikerisht kjo duhet te beje te levizin organet shteterore ne kete drejtim. Perse nuk reformohet sistemi bujqesor e nuk ndihmohet? Ajo eshte baza per fillimin e nje rritje ekonomike ne Shqiperi, qe ka burime te kufizuara zhvillimi tani per tani.
Persa i perket certifikatave, une nuk e di me saktesi cila eshte situata e Shqiperise ne lidhje WTO. Nese ajo ka firmosur traktatin GATT, ateher duhet tu nenshtrohet rregullave te atij per sa i perket import-eksportit me vendet e tjera te GATT-it. Ne te shjegohen procedurat qe duhet te ndiqen dhe sistemet e certifikimit te produkteve.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Organizmat e modifikuar gjenetikisht! Cfare mendoni?

Atehere tema duhet te ishte hapur tek Ekonomia?
 

Goca

Primus registratum
Re: Organizmat e modifikuar gjenetikisht! Cfare mendoni?

Une thashe qe mund te flitet per nje sere gjerash. Une kapa ate aspekt, por cdokush mund te diskutoje per aspekte te ndryshme.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Organizmat e modifikuar gjenetikisht! Cfare mendoni?

Ne treg shiten, veza pa te verdha


Pas gjelit qe bene veze, apo vezeve me dy te verdha, tani zbulohen veze te cilave u mungon krejtesisht elementi i verdhe. Amvisat jane te shqetesuara pasi vezet pa te verdhe ju kane ndodhur shpesh t'i gjejne ditet e fundit. Ndersa ato thyejne vezet e sapo blera ne treg per t'i zkuqur per mengjes, apo per te bere ndonje embelsire, kane mbetur te habitura. Vezet nukkane leshuar asnje grimce te verdhe. Ne mes te vezeve qe blejne cdo dite ne treg, kane gjetur te tilla. Amvisat shprehen se keto veze jane blere ne tregjet e Tiranes. Vezet pa te verdha, kishin siper vulen e kontrollit, qe nese eshte origjinale, verteton se ato tregtohen te kontrolluara nga Inspektoriati i Bujqesise dhe Ushqimit. Mjeket shprehen se te gjeturit e nje veze pa te verdhe nuk perben ndonje gje shqetesuese. Por, nese kjo dukuri perseritet, kjo eshte problematike, pasi tregon se keto veze jane krijuar ne menyre te sforcuar nga pulat.
 

Turing

Primus registratum
Re: Organizmat e modifikuar gjenetikisht! Cfare mendoni?

Si mund ta kuptoje nje amerikan qe po ndihmon nje shtet tjeter super te varfer duke i dhene nga ushqimi qe ha dhe vete, dhe ai i thote qe ky ushqim nuk ben dhe e hedh ne plehra?
Sikur amerikanet te ishin kaq te interesuar per cka ndodh rreth tyre dhe mos ta kishin ate visionin e ngushte qe po tregojne pre dhjetra vjetesh do ishte FANTASTIKE. Por fatkeqesisht gjerat jane ndryshe.

Atyre thjesht nuk ju behet vone dhe e shofin zhvillimin e planetit ne nje afatshkurter, me siguri me perspektiven qe pas dhjete vjetesh te gjitheve nga nje shkelm bytheve dhe hop ne mars te shkaterrojme marsin se token ia mbaruam burimet.

Edhe une e lexova kete lajmin e me siperm mbi nigerianet dhe per te thene te drejten mu be shume qejfi dhe shpresoj qe nje dite te ndodhi e njejta gje me anijet me grure dhe miser OMGJ qe vijne ne portet shqipetare. Amen!Inshallah!

Sa per arsyet perse eshte gje e mire ajo qe ata bene mjafton ti hedhesh nje sy nje nga temave te vjetra te forumit ku flitet per OMGJ dhe ku si shkak sherbeu zbarkimi i dy anijeve me grure dhe miser transgjenik ne Durres.

web page

Nqs qeverise amerikane i dhemb zemra per afrikanet dhe shqipetaret pse nuk ndihmon per zhvillimin e bujqesise ne keto vende ku dihet fare mire qe 80 e tokave jane bujqesore???

Pergjigja eshte qe qeveritaret amerikane(dhe ata shqipetare) jane DERRA dhe luajne me shendetin e atyre qe fatkeqesisht nuk mund te vendosin dot per veten e tyre.
 
Top