Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!
Kur flasim per popujt duhet te kemi parasysh se cfar na meson historia.
Populli Gjerman.I kulturuar,I shkolluar,I disiplinuar,Puntor,Ka nxjerr me mijra koka te shkences ,teknikes,kultures,letersise boterore.Arriti qe brenda 7 vjetesh te influencohej aq shume nga nje propogande, sa dogji ne krematoriume 6 milion cifut pa llogaritur viktimat e luftes qe jane rreth 50 milione.
Dua te them se popullin e influencon si do.Duhet vetem pune e perditshme dhe pa u lodhur.Propozimi qe dha gene : “ne vend qe te nxehesh me shqiptaret sepse jane te pa shkolluar gjej dhe disa shoke dhe perpiqu ti ndihmosh te kuptojne me mire politiken duke patur parasysh qe shume kane vuajtur deri sot dhe nuk i besojne kujdo.
harxho nje euro ne dite dhe dergoji sejcilit nga nje leter (nqs nuk shkon dot ti takosh) ku i shpjegon mendimet e tua dhe i fton te jene me te pergjegjshem ne perdorimin e votes.
mos harro ti ofrosh edhe nje alternative te vlefshme dhe jo plehrat (ose thjesht idiotet) qe bejne sot politiken shqiptare
mor harro edhe dicka tjeter POLITIKE QUHET-- NJE SERE VEPRIMESH QE BEHEN PER TE ARRITUR NE PUSHTET” eshte me i miri propozim qe kam lexuar ne kete forum.
Tani mendimi im personal per fitoren e opozites.
1.
Vetem duke u hedhur ne offensive propogandistike sejcili nga ne, qe po e shikon qarte humneren ku po na qorrollepsin keta qe jane ne pushtet.Duke i treguar me gisht cdo dite vjedhjet,korrupsionin,kriminalitetin qe qeveria dhe perkrahesit e saj po bejne, do mund tja mbushim mendjen njerezve qe kur te shkojne per te votuar te mos mbajne mend perrallat e muait te fundit para zgjedhjeve.
2.
Megjithese Dr.Berisha beri ca gabime gjate kohes kur ishte ne pushtet PD,gabime qe erdhen nga shume faktore te cilet sejcili nga ne i njeh, prapseprap ai ka treguar se eshte i vetmi person qe nuk po lodhet duke sulmuar pushtetin mafioz. Fatos Nano nuk e ka nder mend qe ta leshoje drejtimin e PS, keshtu qe nuk mund ti nxjerrim ne duel nje tjeter person te cilin ai do e hante me gjith kocka.I vetmi person qe e ka karakterin,vullnetin,deshiren,guximin per ti treguar ballin Tosit dhe PS eshte Dr.Berisha.
Dua tju sqaroj se nuk jam idhtar i Dr.Berishes dhe nuk kam asnje perfitim personal nga marrja e pushtetit prej PD,por nje nderim i Dr.Berishes tani do sillte automatikisht humbjen e votimeve te ardhshme.Me pas vetem revolucioni e heq nga pushteti PS, qe do kete komplet pushtetin politik dhe absolutisht kontrollin ekonomik te shqiperise. Nje rrevolucion tjeter Shqiperia nuk mund ta perballoj me.I nisur nga motoja:”Mos pyet se cfar ben vendi yt per ty,por cfar ben ti per vendin tend” po leshoj keto mendime duke marre parasysh edhe epitetet qe mund te me vihen ne kete forum.
3.
Antaret,simpatizantet,militantet e PS kurre nuk kane pranuar se bejne gabime.Perse u dashka qe ne te jemi kaq te sinqerte dhe ti tregojme gabimet tona.Sa kohe qe do perpiqemi te nderrojme qeverite, kurre sduhet te pranojme se behen gabime.Po nuk e luftuam kundershtarin me te njejtat arme qe na lufton jemi te humbur.
Imagjinoni nje avokat qe i tregon para gjyqit te gjitha gabimet(fajet) e kientit te tij dhe ne fund kerkon pafajsi nga Juria.
Shume antare te ketij forumi jane shkolluar ose po shkollohen ne perendim dhe duan te bejne politike sipas rregullave qe kane mesuar. Fatkeqesisht ne Shqiperi keto rregulla nuk pine uje.