Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

olti

Neo
Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Zgjdhjet ne nje zone te Elbasanit dhe ne dy tjera kohe me pare i dhane humbje te hidhura opozites shqiptare. Pertej manipulimeve dhe blerjes se votes nga PS, keto zgjedhje jane nje humbje e madhe e opozites dhe prelud i humbjes se atyre te pergjithshme me 2005. Pas kesaj qeverisje skandaloze, ketij korrupsioni dhe stanjacion per mos me thene hapa mbrapa te vendit nga qeverisja e keqe dhe e korruptuar e PS duhesh qe mbi 70% e votusve as te mos e conin ndermend ta votonin PS. Por duket se kjo nuk ka ndodhur aspak. PS dhe PD duket se kane te njejtin numer zgjedhesish ne ne secilin krah dhe kjo eshte nje fitore per PS me ate lloj qeverisje qe ben dhe humbje per PD qe nuk arrin te thithe shumicen e zgjedhesve ne anen e saj. PS duke qene ne pushtet dhe taktikat metodat e saj, ben qe rezultatet e zgjedhjeve edhe se mund te jene lehtesisht kunder saj apo ne barazim, te kthehen ne favor te saj, apo dhe t'i bleje. Nese vazhdon keshtu ata do te qendrojne sa te duan ne pushtet. Ata mund te vazhdojne qetesisht te qeverisin si t'u doje qefi. Mund te vazhdojne t'i lejojne vetes te zihen nga brenda dhe perseri te qendrjne ne pushtet lehtesisht, pasi votat i kane te siguruara. Ky pra do te jete vuajtja dhe degjenerimi pa fund i vendit tone dhe shqiptareve. Gje qe do te sjelle fundin tone ne cdo aspekt deri sa te na fusin si te semure pas 20 viteve ne BE. E atje do te jemi pa pike identiteti dhe vlere. Per te tera keto fajtori i vetem i madh eshte PD dhe doktor Berisha, sidomos ky i fundit. Me politiken e tij te ketyre 5 viteve ai ka deshtuar plotesisht. Edhe se ato mund te kene qene shume te mira dhe maksimumi per mundesite, perseri jane te pamjaftueshme dhe vlera e tyre eshte zero, persa kohe jane ende ne pushtet keta qe jane e persa kohe bejne keto qe bejne. Ai mund te kete bere gjera te mira sidomos keto kohet e fundit duke qetesuar politiken shqiptare dhe si rezulatat tere vendin, por keto nuk kane asnje vlere kur si duket nuk pasqyrohen ne mbeshtetjen nga zgjedhesit. Levizjet e tij mund te jene shume te mira, por ato nuk dallohen me ne syte e popullit. Keto levizje dhe politika mund te jene te mira, por problemi qendron tek ai qe i shtron. Problemi eshte tek vete Berisha, i cili nuk perfaqson me nje shprese te pakten per me shume se 55% te shqiptareve. Prandaj dhe kemi keto bojkotime masive dhe votime akoma per te majten hijene. Ky person duhet te largohet nje ore e me pare dhe ne vend te tij te jete nje individ i ri qe nuk eshte perfshire me pare ne politiken aktive e qe te jete po ashtu karizmatik si i pari ne menyre qe te zgjoje elektoratine e pergjumur shqiptar, pasi thirrjet e Berishes jane bere aq te degjuara sa qe nuk degjohen apo vihen re me nga njerezit. PD dhe e djathta duhet te gjeje nje lidership te ri qe ta coje ate ne pushtet dhe te shpetoje vendin nga kolapsi total. Gjithcka varet nga levizjet qe duhet te behen aty dhe nga hapja e syve te Berishes per te kuptuar se ai politikisht ka vdekur dhe se nuk perben me te ardhmen e vendit edhe se mund te kete aftesite dhe qellimet me te mira e te pastra. Keto njerez te rinj qe duhet te jene ne krye nuk mund te jene kurrsesi politikane qe jane larguar tashme nga PD si tipi Pollo me shoke, pasi e kane treguar veten qe jane medioker dhe pa qellime te pastra kombetare, por te tjere qe jane ne PD e qe mund te kene aftesi te mira drejtuese e qe mund te marrin frenat e vendit. E te tille sigurisht nuk mungojne, por si thashe duhet vetem deshira dhe ndergjegjesimi i Berishes me ata qe e rrethojne. Shpresojme qe kjo te behet sa me shpejt e qe sa me shpejt te kuptohet se nuk ka me kohe per te humbur. Treni i historise sa vjen e na largohet dhe ne duket sikur bejme te pamunduren qe po ashtu ti largohemi e jo ta kapim <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" />
 

Tasi

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

<img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

Neo,

Si moderator qe je nuk te lejohet te shprehesh keshtu: <span style="font-weight: bold">manipulimeve dhe blerjes se votes nga PS</span> sepse njera pale thote kam fituar me merite e tjetra u blene votat.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Fillimisht postuar nga Tasi me pershesh:
[qb] &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Neo,

Si moderator qe je nuk te lejohet te shprehesh keshtu: <span style="font-weight: bold">manipulimeve dhe blerjes se votes nga PS</span> sepse njera pale thote kam fituar me merite e tjetra u blene votat. [/qb]
Pse mos valle eshte e ndaluar per moderatoret te thone te verteten!!!???
Tragjedia nuk qendron ne faktin se votat u blene. Me perpara jane vjedhur haptazi keshtuqe blerja eshte nje hap &quot;positiv&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; po ta shohim punen pak me holle. Tragjedia qendron pikerisht se votat u blene per disa kile vaj kikiriku dhe nja dy kile groshe. Kur mbaroi grosha u dhane ne shkembim dy kile miell i perzier me krunde.Ketu qendron edhe problemi qe perben tragjedine e vertete. Te behesh Deputet me dy kile grosh dhe dy kile vaj kikiriku.
Aja u merr mendja se çfare deputeti, ne rastin tone deputete, do te jete ky person i groshes dhe i vajit te kikirikut?????????????
Une pa e njohur personin fare jam i sigurte se do te jete &quot;socialist/e me i zellshem ne zhvatjen e popullit se helbete,fushata zgjedhore i ka kushtuar shtrenjte. Dhe ketu per mendimin tim personi ne fjale ka plotesisht te drejte. Apo mendon ndonje tjeter ndryshe???


Kastriot
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Me duket se në ato që thua nuk je i bindur as vetë. Ve re kontradiktën e mendimit tënd për të hequr një karizmatik që i dedikon të gjitha humbjet dhe kooptimin e një karizmatiku tjetër prej nga të duash që nuk do gabojë.
E meta më e madhe e të djathtës, që është opozita e sotme, është se ajo duke mos pasur një program të pastër zhvillimi kapitalist, nuk mund të ktheje vëmendjen e njerzve, që janë elektorati sot dhe ajo rini që i shtohet përditë.
Në botën e sotme dhe me problemet pambarim alla shqiptarçe Shqipëria mund të bëhet vetëm nga shumë dhe jo nga disa. E megjithatë të duhet të pranosh se rryma që sjellin freski në kënetën e politikës Shqiptare janë Berisha e Nano. Zgjidhjet për kënetat bëhen duke hapur ndonjë kanal për shprazjen e llumit dhe jo duke ju ndërruar rrjedhën burimeve që s'kanë shterur.
PD-ja mbase e arrin atë 55% nëse bashkohet pjesa më e madhe e të djathtës, por Shqipëria nuk ka për të arritur më shumë, se këta janë ata që ishin dhe dje dhe pardje.
 

Tirana1614

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Ndaj te njejtin mendim ne shume prej ceshtjeve te ngritura nga Neo, por mendoj se nuk mund te justifikohet njeri me me faktin se nuk duam Berishen, prandaj dhe nuk shkojme ne votim. Une mendoj se shqiptaret akoma nuk jane te ndergjegjesuar politikisht, pavaresisht se merren shume me politike. Kjo eshte arsyeja qe edhe pse vendi po vuan, PS fiton ne te gjitha zgjedhjet e bera. Ne nje vend tjeter demokratik sikur te kishin vetem problemin e energjise elektrike qe kemi ne, partia ne pushtet jo vetem qe do te humbte, por mbase do te marxhinalizohej ne vlera te paperfillshme elektorati. Fakti qe ne Shqiperi kjo nuk ndodh e ka nje arsye. Me lejoni t'ju perseris thenien e shume prej anetareve te forumit: &quot;Cdo popull ka qeverine qe meriton&quot;
 

Tasi

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga Tasi me pershesh:
[qb] &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Neo,

Si moderator qe je nuk te lejohet te shprehesh keshtu: <span style="font-weight: bold">manipulimeve dhe blerjes se votes nga PS</span> sepse njera pale thote kam fituar me merite e tjetra u blene votat. [/qb]
Pse mos valle eshte e ndaluar per moderatoret te thone te verteten!!!???
Tragjedia nuk qendron ne faktin se votat u blene. Me perpara jane vjedhur haptazi keshtuqe blerja eshte nje hap &quot;positiv&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; po ta shohim punen pak me holle. Tragjedia qendron pikerisht se votat u blene per disa kile vaj kikiriku dhe nja dy kile groshe. Kur mbaroi grosha u dhane ne shkembim dy kile miell i perzier me krunde.Ketu qendron edhe problemi qe perben tragjedine e vertete. Te behesh Deputet me dy kile grosh dhe dy kile vaj kikiriku.
Aja u merr mendja se çfare deputeti, ne rastin tone deputete, do te jete ky person i groshes dhe i vajit te kikirikut?????????????
Une pa e njohur personin fare jam i sigurte se do te jete &quot;socialist/e me i zellshem ne zhvatjen e popullit se helbete,fushata zgjedhore i ka kushtuar shtrenjte. Dhe ketu per mendimin tim personi ne fjale ka plotesisht te drejte. Apo mendon ndonje tjeter ndryshe???


Kastriot [/qb]
Kastriot,

ne thelb dhe ne parim une nuk mund te te kundershtoj. Une jetoj ne Shqiperi dhe ndaj kete opinion:

Ballafaqimi i Elbasanit ishte nje gare ndermjet dy personave qe kerkonin nje mandat qe nuk do te sillte asnje ndryshim ne konfigurimin parlamentar.
Ne kete kuader ballafaqohej Fahri Balliu ( PD )me Valentina Leskaj (PS).

Po te tregoj nje histori te vertete per ato ditet e zgjedhjeve.

TV Top Chanel ben nje emision Ora 00 dhe kishte ftuar pikerisht Balliun per te folur pikerisht per avantazhet e tij ndaj kanditates se PS-se. Ne nje moment i bie telefoni celular dhe drejtuesi i emisionit i kerkon ta fike dhe kush e ka pare emisionin e di ndodhine dhe gafene tij. Te nesermen ai u be objekt i nje emisioni super te ndjekur po tek Top Chanel, Fiks Fare dhe ata merreshin vetem me gafen e tij.

Tjeter:

Per gjate gjithe fushates qe u zhvillua, gazeta e ps botonte çdo dite, nga nje foto te Balliut me emra shume te njohur te Birose Politike dhe drejtues shume te larte te Ministrise se Brendeshme te para viteve `90 duke aluduar haptas se ai ka qene bashkepunetor i SIG.

Tjeter:

Ne raundin e pare, dolen rreth 600 vota te pavlefshme dhe ne raundin e dyte megjithese votuan me shume zgjedhes dolen te tilla vete rreth 240 vota te pa vlefshme. A mund te kete patur demtime te votave te vlefshme apo nuk dinin zgjedhesit te votonin?

Tjeter:

Sa ka thene shtypi, u pushua nje punonjese e gjendjes civile dhe eshte hapur nje çeshtje penale per nje aktiviste te PD-se qe u kap me 25 çertifikata te marra prane zyres se gjendjes civile per qytetare te zones se votimit.

Tjeter:

Sot mbas votimit te dyte, ca si biçim analistesh, te tipit Preç Zogaj, dalin e bejne derr derr, per vjedhje dhe manipulime votash me thase me miell.
Nuk mund te merret pushteti me tipa te tille, qe flasin si deputete si produkt i inkubatorit te Dushkut. Ku ishte kjo kategori, kur beheshin zgjedhjet? Apo prisnin te benin analiza ne kurris te tjeter kujt dhe ne emer te tyre?

Ku dua te dal me keto shembuj e te sa e sa te tjera si keto.

E para, kandidimi duhet te jete i denje dhe me personazhe qe e nderojne opoziten dhe qe mirepriten nga baza. Kandidimi ne fjale u kontenstua dhe nuk u perkrah nga PD-ja lokale, pikerisht per kete fakt.
E dyta, delen e ndare nga tyfa e ha ujku. Pra , pa bashkim interesash se opozites nuk merret pushteti.
E treta, opozita duhet te kete deshire ta marre pushtetin dhe jo te beje flirte me poziten, per interesa te momentit.( kujto ketu mareveshjen shume te perfolur Nano - Berisha )
E katerta, sa kohe qe prane liderit te opozites, qendrojne skutha qe perpara gati sa nuk i lepijne bythen dhe e therasin doktor, nga mbrapa shpine e therrasin malok, nuk mund te pretendohet per marrje pushteti.
E pesta, kjo zone ka qene e fituar historikisht nga PD-ja, bile edhe ne zgjedhjet e `97, cfare ndryshoi qe PD-ja e humbi kete zone?
Perse nuk piu uje manipulimi dhe thaset me miell qe u shperndane edhe atehere, ne rastin kur konkuronte Lublin Dilja per PD-ne, ish-ambasador i Shqiperise ne US dhe Shpetim Palloshi, Kryetar i Tatim Taksave ne Elbasan, nje njeri qe nuk di shkrim dhe kendim krahasuar me Dilen?

Mbiemrin e ka vertet Palloshi dhe moderatoret nuk duhet ta editojne se eshte absolutisht e sakte. Edhe ky shtroi rruge me zhavor, shperndau miell, tha qe nuk do te kete taksa te larta per Elbasanin etj gomarrliqe por nuk fitoi dot dhe subjekti mori me shume vota se sa kandidati.

Nuk duhet kerkuar justifikim te thaset me miell e bidonat me vaj. Nese do te pretendohet keshtu, atehere nuk shkohet tek arsyet e verteta, analiza e tyre, dhe natyrisht korrigjimi i tyre.
Natyrisht, qe ai eshte fakt, edhe i rendesishem, por jo thelbesori.
Marrja e pushtetit kerkon perpjekje serioze dhe angazhim permanent dhe jo njeres qe sa marrin nje vend pune te mire, i pjerdhin ne te gjithshkaje.


P.S. Lidhur me moderatorin, sa kam une njohuri, moderatori ne pergjithesi mban ekuilibrin e bisedes , ne rastin tone te topikut, dhe nuk jep opinione paraprake, sepse gjithmone egziston rreziku i editimit dhe i ndryshimit te opinioneve.

Neo, une nuk dyshoj ne kete, por terhoqa vemendjen ne menyre krejtesisht miqesore dhe dashamirese. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

olti

Neo
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] Me duket se në ato që thua nuk je i bindur as vetë. Ve re kontradiktën e mendimit tënd për të hequr një karizmatik që i dedikon të gjitha humbjet dhe kooptimin e një karizmatiku tjetër prej nga të duash që nuk do gabojë.
E meta më e madhe e të djathtës, që është opozita e sotme, është se ajo duke mos pasur një program të pastër zhvillimi kapitalist, nuk mund të ktheje vëmendjen e njerzve, që janë elektorati sot dhe ajo rini që i shtohet përditë.
Në botën e sotme dhe me problemet pambarim alla shqiptarçe Shqipëria mund të bëhet vetëm nga shumë dhe jo nga disa. E megjithatë të duhet të pranosh se rryma që sjellin freski në kënetën e politikës Shqiptare janë Berisha e Nano. Zgjidhjet për kënetat bëhen duke hapur ndonjë kanal për shprazjen e llumit dhe jo duke ju ndërruar rrjedhën burimeve që s'kanë shterur.
[/qb]
Djali pe Korçe; une jam shume i bindur ne ato qe them dhe nuk me mungon siguria. Qellimi eshte Shqiperia, kombi shqiptar dhe perparimi i tij. Kete detyre mund ta beje vetem opozita e djathte. Sigurisht qe faji i pare eshte ai i te majteve, komunistoideve, por keta dihet tashme kush jane, nuk mund te pritet gje me prej tyre; jane apriorisht bastarde. PD dhe mbi te gjitha Berisha jane apo duhet te ishin mjeti per te arritur ate qellimin qe thashe me siper. Faji i Berishes eshte se eshte ai qe eshte, se eshte Berisha. Ky pra eshte faji i tij. Populli shqiptar(mund ta quaj me gojen plot &quot;injorant&quot; qe u eshte dhene aksidentalisht e drejta e votes) eshte atrofizuar e nuk ndjen me kundrejt atij qe eshte lideri, i asaj qe duhet te shpetoje vendin. Pra Berisha per shkat te fajit te qenit Berisha dhe mbi te gjitha te atij populli qe jeton tani atje, nuk i sherben me qellimit. Ai eshte nje individ, qe fjalet e te cilit nuk hynjne me ne veshin e shqipeve te maleve dhe te fushave. Keto pra jane arsyet pse ai duhet te ike e te jete dikush tjeter qe t'u hape syte atyre qe kane ngelur atje. Thashe karizmatik, sepse nje person i tille eshte i domosdoshem ne demokraturen shqiptare, ku nuk opozita dhe ata qe e mbeshtesin jane shume te dobet financiarisht per te bere ne menyra te tjera suksesmerisht fushaten per ndergjegjsimin e popullit dhe marrjen e pushtetit. Vetem nje di te bertase fort e qe di te flase mund te kaperceje terrin informativ qe do te krijonte media, qe kontrollohet ne masen 70% nga klanet qeverisese sot. Keto pra jane arsyet qe duhet nje i tille dhe se Berisha duhet te ike. Berisha e Nano nuk jane aspak ata qe sjellin freski ne politiken shqiptare dhe kanalet qe jane sot jane per ta bllokuar ate nga freskimi e jo per ta lene te lire te freskohet. Nga ana tjeter per mu' nuk ka aspak nje politike shqiptare qe freskohet e qe behet cdo dite me shume e ndergjegjshme dhe patriotike. Ajo eshte nje politike qe cdo dite qe kalon, degjenerohet e prishet. PD e ka dhe sot dhe e ka pas te pakten ne zgjedhjet e fundit 55%, por si dhe e thashe keta komunistoidet i kane te tera mundesite per ta permbysur kete rezultat, me manipulime apo si po duket kohet e fundit, me blerje(pasi tani e kane fuqine per te blere). Prandaj qe opozites te mos i ikin votat e marra i duhet te marre mbi 60% te votave, ne menyre qe sa do te vjedhin apo te blejne ata perseri te mbetet ai 50 + 1. Po kjo eshte veshtire te arrihet per arsyet qe permenda me siper dhe nqs ai iken vertet dhe vjen nje qe eshte ashtu si duhet, te jeni te sigurte qe PS bie nen 30%. Zoti e ndihmofte Shqiperine dhe u dhente mend shqipeve!
 

olti

Neo
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Mos ki hall ti tasi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Per punen e Palloshit une e di shume mire si eshte, sepse jam vete nga ai vend &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Prandaj dhe jam nisur me kete teme, pasi e di shume mire se cfare eshte ajo zone dhe eshte skandal dhe hubje e cdo shprese kur PD humb ne nje zone qe ka qene perhere e saj ne kohet qe jemi sot dhe pas gjithe atyre qe kane ndodhur. Ajo zone shume mire mund te quhet matese e pulsit te PD dhe arritjeve te saj, te cilat ne vend te shkojne perpara shkojne perhere prapa.

PS: Une nuk jam moderator i ketaj rubrike, por me sa di une asnje moderator nuk ka mundesine dhe nuk duhet te ndryshoje opinionet e te tjereve. Ketu nuk fshihen opinionet, por vetem ato shkrime qe permbajne sharje apo ofendime ndaj anetareve te tjere. Nqs eshte bere nje gje e tille atehere mund te ankoheni ne rubriken perkatese dhe te kerkoni shkrimin qe eshte hequr. Pasi normalisht tere shkrimet e edituara dergohen diku tjeter dhe ruhen atje.
 

une_une

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

PD ka per te humbur per sa kohe te jete Malo^ku ne krye te saj. Me thane qe ishte bere nje numer ne festival per Berishen dhe e pashe. Ai njeri eshte bere karikature. Hiqeni dhe se mos vini ata pinjollet e tij ne krye se do i vihet kapak PD si parti me Malo*ke. Nuk dua te fyej ketu popullin trim e te mencur te gjithe veriut madheshtor por Veriu dhe Jugu bashke duhet te e kuptoje se Berisha dhe pinjollet e tij ne PD nuk jane ata. Veriu nuk barazohet me karikaturen e Berishes dhe e pinjolleve te tij ne PD. PS eshte ne pushtet vetem ne saje te Berishes dhe e pinjolleve te tij. Keta njeres me shume prishin se sa ndreqin. edhe ne kuptim do ju le te mendoni se une jam me PS duhet te jeni po aq te qarte si me pare se PS tani po duket si gjeja me e keqe qe mund te i ndodh Shqiperise po e vute ne kandar me Berishen dhe PD qe e ka zgjebosur me pinjollet e tij. Ndreqni veten opozitare pastaj mendoni te ndreqni Shqiperine. Viti 1997 te e keni si veth ne vesh per paaftesine e PD. Prove me te mire per paaftesine e Berishes dhe e pinjolleve te tij ne PD nuk ka.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Djali prej Korçe O po të kujton se ti duke e quajtur &quot;me plot gojën&quot;, &quot;Popullin shqiptar injorant&quot; ke quajtur kështu babanë e mamanë, soj e farë, miq e shokë, e kësisoj nuk e di çmund të flasësh më.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

E pesta, kjo zone ka qene e fituar historikisht nga PD-ja, bile edhe ne zgjedhjet e `97, cfare ndryshoi qe PD-ja e humbi kete zone?
Cfare ndryshoi? Po erdhi Fahri BAlliu more?? Mos ma ngacmoni Fahriun!! Vetem 2 episode
1. Numri i &quot; Revistes Shkenca dhe Jeta &quot; me duket a per 40 vjetorin e clirimit, a per 25 vjetorin e revistes. Shkruajne te gjitha kokat e &quot; shkences &quot; shqiptare ( bashkepunetore te revistes kane qene te gjitha figurat e sotme politike )per arritjet e shkences shqiptare. Fahri Balliut i kishte rene te shkruante per arritjet e shkences marksiste ne Shqiperi!!!!!
2. Aktivi i PD ne Tirane para ca ditesh. Ekuivalentja e asaj gruas nga BErati qe nuk donte as uje as drita, nje zonje nga Tirana tere duf thoshte se ishte gati te vdiste per urdhrat qe do merrte nga PArtia. Njerezit i ka marre malli per miting!! Dhe Edi Ramen vetem nga nena nuk e shane (me siguri e kane share jashte ).Imagjino cndodh p.sh ne aktivin e Tropojes. Meqe ra llafi, a ka socialiste ne Tropoje??

Dhe per ta mbyllur Genc Ruli nje njeri te cilin Berisha enderron ta riktheje ne PD, e tha mire qe ne 1992 PD dhe Berisha ishin imazh, askush nuk kishte eksperience ne politke, mga ekonomia e tregut me shume nga te gjithe dinte dhe vazhdon te dije Nano, e megjithate fituan rendshem. Sot imazhi i PD eshte &quot; Parti e malokeve &quot; dhe eshte gjynah. Pak njerez ka shikoni Bamir Topin, fitoi ( une jam ne kete zone ) ndaj Zamira Cakes megjithe pislleqet qe u bene! Po me Fahriun nuk ka shprese!!!!!!!!!
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Pothuaj të gjithë politikanët, intelektualët etj. janë të infektuar nga murtaja komuniste. Nuk ka opozitë të mirëfilltë dhe pak intelektualë të mirëfilltë.
Duhet kohë derisa të krijohen mjaft intelektualë të mirëfilltë. Për tu krijuar ata duhet që të krijohet shtresa e mesme e shoqërisë! Nuk ka as të djathtë të mirëfilltë, pa marrë parasysh se deklarohen të tillë, por në veprime nuk janë asnjë të djathtë. Berisha më shumë ka bërë gabime se veprime të drejta. Maskarenjtë (kurrë nuk na kanë munguar) shtyhen me brryla, ndërsa ata që pasivizohen e heshtin e mbajn një pjesë të fajit për gjëndjen - që edhe sot vlen shkrimi i poetit Ali Asllani ...se koha është e maskarenjëve...
Jam optimist se do bëhët Shqipëria ashtu siç e kanë ëndrruar Rilindasit, Nacionalistët dhe Patriotët!
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Humbja ne Elbasan nuk ishte edhe aq katastrofike, perderisa zhgjedhjet Leskaj i fitoi me 52% te votave. Mashtrim pati edhe per kete Komisioni Vendor Zgjedhor e pezulloi deri ne nje vendim te dyte. Me vone nderhyne qarqe te caktuara prane anetareve te komisionit edhe u quajt i ligjshem.
Eshte per te qeshur edhe per te qare kur shikon se si ndodhin gjera te tilla ne shqiperi, hapur fare, diteve me diell edhe ne prani te te gjitheve.
Opozita sot nuk mund te jete e ardhmja e Shqiperise per sa kohe nuk del me nje platforme te qarte politike, per sa kohe eshte vete e perçare edhe per sa kohe te injoroje partite e tjera te opozites.
Elektorati shqipetar eshte i lodhur me fjale e çirrje e britma qe jane bere nje refren i perditshem ne mediat e ndryshme, pa pare konkretizimin e ideve te thena, provat ndaj akuzave qe behen perdite edhe te njejtet politikane qe bejne te njejten loje qe prej 12 vjetesh tashme.
Qe te kete te ardhem per opoziten duhet te kete reforma brenda saj.
1-Duhet te nderrohet kryetari , nuk mund te jete i njejti person ne krye te nje partie per 12 vjet.
2- Duhet konsoliduar vete opozita nga brenda duke eleminuar perçarjet edhe menyren e te vepruarit ne grupe te vogla. Ajo eshte nje edhe duhet te dale me nej opinion te perbashket per te gjithe anetaret e saj.
3- koalicion me partite e tjera qe kane ide edhe qellime te perbashketa .
4- dalja me nje program te politik-ekonomik-social te perpiluar sa me me kujdes .
Parashtrimin e modeleve te zhvillimit edhe mundesine e ftesave per investim nga ana e investitoreve te huaj.
5-Mundesine e thithjes se intelektualeve , te te rinjve me aftesi te spikatura ne fushat e ndryshme, te te diplomuarve jashte e brenda shtetit , ne radhet e saj.
6-Propagande te paster edhe bashkepunuese me pushtetet lokale edhe qendrore, jo me thirrje e britma , por me paraqitje faktesh aty ku gabohet.

Nuk mund formohet nje Elite qe te fitoje zgjedhjet edhe te qeverise nje vend pa keto kushte elementare, edhe per sa kohe qe populli nuk do te shikoje gjera konkrete e jo vetem fjale, populli do tua jape voten socialisteve qofte edhe per nje grusht miell apo nje kile vaj.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

OPOZITË ME NJË PARTI



(Rapsodi për lahutë e çifteli)



Bash në prag të Vitit t’ri

Sala e bani dhe nji “çudi”

Tha: “bashkimi ban fuqi&quot;

duhet t’ rrasemi përsëri

në opozitë me një parti

turshi t’vjetra në nji fuçi

rroftë e qoftë “fillimi i ri”

Pak gafil na zuni fjala

E kushtrimit që dha Sala

Jo n’mitingje, po në salla

Ithtarëve tuj tregue prralla

Aleatëve tuj çue të fala

Ju pastë daja edhe halla

Nji fjalë me ma ndigju

Eja mblidhuni këtu-këtu

Me qa hall, me kuvendu

Punët fort janë ngatrru

Opozita na asht ligshtu

Votat shumë kanë firu

Holl e gjatë jam mendu

Nji punë bashkë me mbaru

Unë të baj tutje e ju tëhu

Në nji parti na me u bashku

Gardh të bahemi, me nji hu

Unë mbi ju, ju pak nën mu

Nji gjel n’ kotec me këndu

A keni ndi ç’tha Jozefina

Nuk na lypsen shumë partina

Tufë të ecin si dhen bështina

Mbas nji dashi me dy brina

Ujku i çan kërthinjt coftina

Mbetë ndër shkurre e rrëpina

Jam marrë vesh unë me Tosin

Ma mirë punët si t’i sosim

Dypartiakshin si ta vendosim

Pluralizmin si ta çatallosim

Vendin ma mos ta marrosim

Në kusi mos t’na e hanë kosin

Më ka thanë dhe zonja Pak

Pluralizmi e do nji cak

Veç dy qoshe ka nji oxhak

Kur dy vetë rrinë n’ buxhak

Unë dhe Tosi rivalë-ortak

Punët bahen për merak

Hajt t’i vihemi, pra, punës

E të dalim në ballë t’ furtunës

Si vala e Drinit n’ujra t’Bunës

Tuj ulë pakëz majën e hunës

Krejt me qejf, e jo prej dhunës

Të bahemi dele të nji strungës

Kësaj here, t’jemi t’besës

Mos t’i bajmë hyzmet ngatrresës

E të ndezim flakët e shpresës

Si atëherë në kohë të kthesës

Kur flutrova mbi bisht të fshesës

Drejt në pullaz të presidencës

Me u lidhë duhet në një vegë

Ma të mos hidheni degë n’ degë

Në PD ngjitë si kokrrat n’shegë

Me u mbledhë sa krejt pa u djegë

Kulaç t’madh na kemi me pjekë

Pushtet-kulaç, jo opozitë-rjepë

Bashkim burra, se u ftoh furra

Mjaft na ndejtët me veshët curra

Ku po u shitet ma shtrenjt lëkura

Ku ma e madhe asht katrahura

Mblidhni shkarpa t’shtohet turra

Flaka e prushi duen dru e shkurrra

Zjarmin mirë unë due ta ndreqi

Pa dru të thata s’ban zjarm dreqi

Qull i lagësht të mbetet përpeqi

Nuk e ven n’gojë as i miri a i keqi

Grusht të bahemi, nën dy gishta

Të lëmë huqe, të presim bishta

Të na drejtohet pakëz kërbishta

Që na u thye në punë të trishta

Punë pa mend me duer të pista

Me fodullëk mbi këllqe t’brishta

Po tani po ju baj unë be

Tjetër mendje në tru më ka le

Nuk ju lëshoj me ra përdhe

Vetëm hyni në parti me ne

Pa ndërrue din, pa ndërrue fe

E ta bajmë një opozitë të re

Se po duket ashiqare

Pa u bashkue nuk ka çare

Se përndryshe fikemi fare

Nuk na ec ma loja me zare

Në aleancat për pazare

Koalicionet nuk bajnë pare

Duhet sulm me nji batare

Bashkim burra, jemi n’hall

Ne përçamja na len batall

E ka gjetë dhe Meksi n’fall

Si Shën Pjetri mbi mangall

Kur i shkojnë ato mornicat

Se PD-në e zunë ngricat

Kur i fut dhe Saliut spicat

S’ke pushtet pa u qeth viçat



***

U ba puna tos mollos

Pluralizmi u përdhos

Sala e Tosi shkuej, vulos

Aleatët s’u thonë mos

Nuk hyjnë dot as në lojë

Fort po i vret freri n’gojë

Nuk i japin as dum punës

I turbllon hallka e hundës

Sala e Tosi shahen, qeshin

Tuj u puthë e kafshue veshin

N’aleatët po e lajnë leshin

Bëjnë e hanë vet përsheshin



Abdi Baleta
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

<span style="font-style: italic">Opozita, shansi i fundit</span>

Pas perendimit te diellit te vitit '97, duke kaluar ne krijime dhe shkrirje te disa koalicioneve njeri pas tjetrit, opozita gjendet sot para nje prove fondamentale.

Te levize nga ujerat e ndenjura tash sa vite, apo te vazhdoje te nanurise endrra se nje dite do te vije ashtu papritur ne pushtet. Eshte perseri kryetari i PD-se Berisha qe ka hedhur ne treg idene e nje opozite te re; bashkim ose shkrirje e te gjitha forcave politike qe nuk jane ne pushtet, njekohesisht edhe rikthim te te larguarve te hershem nga PD.

Duhet thene se rrethanat aktuale jane ne favor te opozites. Te gjithe parametrat social-ekonomike, flasin se partia ne pushtet nuk ka punuar si duhet. Madje te shohesh ne kete kendveshtrim, te duket e quditshme se si PD dhe aleatet e saj nuk kane ardhur akoma ne pushtet. Pra gjithnje duke pare deshtimet ne fushen energjitike, ne nivelin e te ardhurave, ne luften kunder korrupsionit, si dhe shtyrjet e vazhdueshme te negociatave nga BE, etj, mund te shkosh deri aty sa te fajesosh opoziten qe nuk ka arritur akoma te sjelle alternativen me te mire dhe te vije ne fuqi.

Ne te vertete, eshte e pajustifikueshme per PD-ne dhe aleatet e saj qe kane mbetur prape me te njejtin elektorat dhe mbeshtetje ne baze, pavaresisht mosarritjeve dhe demagogjine e reformave te partise ne pushtet.

Ne kete situate, zgjedhjet e ardhshme lokale jane jetike per opoziten. Nese PD dhe aleatet e saj nuk do te fitonin as kesaj radhe atehere goditja per ta do te ishte fatale. Ne elektoratin e djathte dhe tek mbeshtetesit militante krijohet perfundimisht psikologjia e humbesit, cka do te sjelle apatine, demotivimin dhe shkrehjen totale te kampit opozitar. Keshtu qe, opozita gjendet vertete para shprehjes: &quot;to be, or not to be&quot;. Sigurisht nese ekzistenca e saj kuptohet me 30-40 vende ne parlament, te pamjaftueshme per te amenduar edhe nje ligj te parendesishem, atehere jemi ne rregull.

Por nese mendohet qe raportet te ndryshohen, qe opozita te kete ne dore realizimin e atyre cka premton atehere duhet domosdoshmerisht te ndryshohet statuskuoja aktuale. Levizja ka nisur. Ideja e Berishes per bashkim, ka gjetur rezonance. Por duhet vene ne dukje, se rikthimi i njerezve dhe bashkimi me PD-ne i disa partive, nuk eshte se sjell ndonje favor aritmetik ne llogarite para elektoratit. Ngelet gjithnje e rendesishme gjetja e nje alternative te besueshme. Kthimi i te ikurve dhe krijimi i koalicionit te madh do te jape vetem efekte psikologike, nje gje qe duhet mbeshtetur me argumenta dhe projekte per zhvillim, ne menyre qe te kete produktivitet.
 

une_une

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Bashkohu vellezer opozitare rreth Sales. Poste gjenden per ju ne administraten socialiste.
Me respekt Nano &amp; Berisha Co. Ltd.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] Bashkohu vellezer opozitare rreth Sales. Poste gjenden per ju ne administraten socialiste.
Me respekt Nano &amp; Berisha Co. Ltd. [/qb]
url]


OPOZITË ME NJË PARTI


(Rapsodi për lahutë e çifteli)


Bash në prag të Vitit t’ri

Sala e bani dhe nji “çudi”

Tha: “bashkimi ban fuqi&quot;

duhet t’ rrasemi përsëri

në opozitë me një parti

turshi t’vjetra në nji fuçi

rroftë e qoftë “fillimi i ri”

Pak gafil na zuni fjala

E kushtrimit që dha Sala

Jo n’mitingje, po në salla

Ithtarëve tuj tregue prralla

Aleatëve tuj çue të fala

Ju pastë daja edhe halla

Nji fjalë me ma ndigju

Eja mblidhuni këtu-këtu

Me qa hall, me kuvendu

Punët fort janë ngatrru

Opozita na asht ligshtu

Votat shumë kanë firu

Holl e gjatë jam mendu

Nji punë bashkë me mbaru

Unë të baj tutje e ju tëhu

Në nji parti na me u bashku

Gardh të bahemi, me nji hu

Unë mbi ju, ju pak nën mu

Nji gjel n’ kotec me këndu

A keni ndi ç’tha Jozefina

Nuk na lypsen shumë partina

Tufë të ecin si dhen bështina

Mbas nji dashi me dy brina

Ujku i çan kërthinjt coftina

Mbetë ndër shkurre e rrëpina

Jam marrë vesh unë me Tosin

Ma mirë punët si t’i sosim

Dypartiakshin si ta vendosim

Pluralizmin si ta çatallosim

Vendin ma mos ta marrosim

Në kusi mos t’na e hanë kosin

Më ka thanë dhe zonja Pak

Pluralizmi e do nji cak

Veç dy qoshe ka nji oxhak

Kur dy vetë rrinë n’ buxhak

Unë dhe Tosi rivalë-ortak

Punët bahen për merak

Hajt t’i vihemi, pra, punës

E të dalim në ballë t’ furtunës

Si vala e Drinit n’ujra t’Bunës

Tuj ulë pakëz majën e hunës

Krejt me qejf, e jo prej dhunës

Të bahemi dele të nji strungës

Kësaj here, t’jemi t’besës

Mos t’i bajmë hyzmet ngatrresës

E të ndezim flakët e shpresës

Si atëherë në kohë të kthesës

Kur flutrova mbi bisht të fshesës

Drejt në pullaz të presidencës

Me u lidhë duhet në një vegë

Ma të mos hidheni degë n’ degë

Në PD ngjitë si kokrrat n’shegë

Me u mbledhë sa krejt pa u djegë

Kulaç t’madh na kemi me pjekë

Pushtet-kulaç, jo opozitë-rjepë

Bashkim burra, se u ftoh furra

Mjaft na ndejtët me veshët curra

Ku po u shitet ma shtrenjt lëkura

Ku ma e madhe asht katrahura

Mblidhni shkarpa t’shtohet turra

Flaka e prushi duen dru e shkurrra

Zjarmin mirë unë due ta ndreqi

Pa dru të thata s’ban zjarm dreqi

Qull i lagësht të mbetet përpeqi

Nuk e ven n’gojë as i miri a i keqi

Grusht të bahemi, nën dy gishta

Të lëmë huqe, të presim bishta

Të na drejtohet pakëz kërbishta

Që na u thye në punë të trishta

Punë pa mend me duer të pista

Me fodullëk mbi këllqe t’brishta

Po tani po ju baj unë be

Tjetër mendje në tru më ka le

Nuk ju lëshoj me ra përdhe

Vetëm hyni në parti me ne

Pa ndërrue din, pa ndërrue fe

E ta bajmë një opozitë të re

Se po duket ashiqare

Pa u bashkue nuk ka çare

Se përndryshe fikemi fare

Nuk na ec ma loja me zare

Në aleancat për pazare

Koalicionet nuk bajnë pare

Duhet sulm me nji batare

Bashkim burra, jemi n’hall

Ne përçamja na len batall

E ka gjetë dhe Meksi n’fall

Si Shën Pjetri mbi mangall

Kur i shkojnë ato mornicat

Se PD-në e zunë ngricat

Kur i fut dhe Saliut spicat

S’ke pushtet pa u qeth viçat


***

U ba puna tos mollos

Pluralizmi u përdhos

Sala e Tosi shkuej, vulos

Aleatët s’u thonë mos

Nuk hyjnë dot as në lojë

Fort po i vret freri n’gojë

Nuk i japin as dum punës

I turbllon hallka e hundës

Sala e Tosi shahen, qeshin

Tuj u puthë e kafshue veshin

N’aleatët po e lajnë leshin

Bëjnë e hanë vet përsheshin


Abdi Baleta
 

nardi71

Primus registratum
Re: Opozita sot dhe e ardhmja e Shqiperise!

PERSHENDETJE Kjo eshte nje teme interesante dhe une do te deshiroja te klasifikoja mendimdhenesit ne dy grupe si fillim
1-ne ata qe pyesin pse spo vien opozita ne pushtet?
2-ne ata qe tregojne pse sduhet te vije opzita ne pushtet!
Per te paret po shfaq opinionin tim duke marre ne konsiderate predispozicioni pozitiv,ndersa me te dytet as sdo e shkoja ne mend te diskutoja.
Aktualisht te jesh vital dhe gjenerator ne politike ne nje vend si shqiperia per mendimin tim ska ngel vend pse aty ne skemi nevoje per te tille por ne kemi nevoje per tekniciene qe zbatojne dhe vene ne praktike teorine EVROPIANE te beries,organizimit dhe funksionimit te shtetit.

Nen kete sens aktualisht betejat elektorale zhvillohen dhe zbresin ne nivelin e perfaqesimit dhe perzgjedhjes se perfaqesueseve.

KUsh dhe prej kujt perfaqesohet e majta sot ne shqiperi per ata qe duan te shohin dhe kuptojne,eshte e lehte te verifikohet.

Se ke rreshton platforma dhe historia e pd-se edhe kjo seshte e veshtire te kuptohet,problemi qendron ne ate se si te bindim votuesit per te votuar per ne. Dhe besoj se eshte ne nderin e te gjitheve atyre qe shkruajme ketu se do ishte turp te ishim te perkrahur ne pikpamjet tona nga cobane dhensh e dhish, Nga gjallesa qe pertej riteve kafsherore skane asgje tieter te perbashket me qyteterimin,Nga mafioze hajdute dhe kriminele,as edhe nga bastarde dhe sahanlepires.Po sigurisht qe sdo ta donim as voten dhe as perfaqesimin nga kategori shoqerore qe mbi shpatulla mbartin krime te pa provuara por qe dite per dite vetem krekosen dhe kapardisen per poshtersine e tyre te mbulimit.

Une besoj se me nivelin nacional fshatar te inteligjences sot ne shqiperi pd ska per te fitu asnjehere,
Prepara se te shkoje ne votimie pd duhet te kerkoje disa ndryshime ne kushtetute dhe kodin zgjedhor.Disa prej tyre une po i rendis me poshte

1-heqien e te drejtes se votimit njerezve qe skane mbaruar arsimin e detyrueshem shkoollor.
2-niveli i detyrimit ne shkolle te ngrihet deri ne nivelin e arsimit te mesem.
3-pontifikimi i votes simbas kritereve(profesor universiteti te kete 1000 flete votimi dhe te vije ne zbritje duke i hequr nga nje zero.
4-ngritja e moshes se votimit ne 22 vjec
5-perfaqesimi ne parlament te behet jo permes grupacioneve politike por te merret ne konsiderate sistemi IRLANDEZ i perfaqesimit.
6- te drejten per vote e kane vetem ata persona qe poseidojne prone dhe paguajne taksa per buxhetin e shtetit.
7-Te gjiteh personat e shpallur fajore me vendim gjykate tu hiqet e drejta perjetesisht e votimit.
8-Ne cfaredo lloj periudhe kohore-personat qe konsumojne vepren penale te mitmarries iu hiqet perjetesisht e drejta e punimit ne administraten shtetrore dhe e drejta e votes gjithashtu.

Pas ketyre le te shohim se kush eshte me bindes dhe kush i ben mire shqiperise.
Duke i cu njehere njerezi t ne shkolle ne do mund te ngreme nje shoqeri civile,duke i fut ata ne garen per tu pronesuar ne do ngreme nje shoqeri qe njeh sakrificen dhe respekton pronen,duke jashtesuar dhe shembelluar krimin e te gjtha formave ne do zbresim qeverisien tek njerezit-

keshtu si eshte sot- fino,nano, angjeli e ruci te dukshem -dhe qindra vemje te qelbura qe lulezojne me poshtersine etyre per dite kane per te ngel mbi shpinen e kerrusur te nacionit shqiptar,faleminderit
 
Top