Opozita në Vlorë: Në 20 nëntor do fitojmë betejën e votës së lirë

Opozita në Vlorë: Në 20 nëntor do fitojmë betejën e votës së lirë

VLORË( UPDATE)- Ka nisur protesta e radhës e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës. Mbështetur nga partitë opozitare dhe qindra qytetarë, nga Vlora opozita përsërit kërkesën e saj për hapjen e kutive të votimit dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Kreu i PDK-së Nard Ndoka, i pranishëm në protestën e opozitës u shpreh në fjalën e tij se ka ardhur koha që të ikë kjo maxhorancë që t’i hapet rrugë demokracisë së vendit. Sipas tij kjo maxhorancë është një opozitë sipas votave të shqiptarëve. “Kjo maxhorancë nuk po e qeverisë vendin por po e sundon atë dhe është detyrë e çdo politikani që t’i shkurtojë orët kësaj qeverisje” theksoi Ndoka.

Sipas kreut të PSD-së, Skënder Gjinushi opozita do ta fitojë betejën e votës së lirë më 20 nëntor. “Ju nuk votuat për t’u qeverisur nga ministra të pandehur, prandaj do të jemi së bashku më 20 nëntor”- tha Gjinushi. SIpas tij, e drejta e votës është një drejtë që i takon vetëm popullit dhe këtë nuk mund ta pengojë as qeveria as gjykata.

Pas Vlorës, protesta do vazhdojë në Fier, për të mbërritur në Tiranë më datë 20 nëntor si reagimi më i madh qytetar deri tani. Në këtë datë socialistët mendojnë të protestojnë non-stop në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, por edhe para Kryeministrisë dhe rreth saj.

Apeli i Rehn, Rama: Bojkoti, reagim ndaj mungesës së demokracisë

TIRANË- Lideri socialist Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin Olli Rehn, duke thënë se mesazhi i tij është transformuar.
Sipas Ramës, bojkoti nuk është shprehje e normalitetit demokratik, por reagim pikërisht ndaj mungesës së këtij normaliteti.

“Jam i keqardhur që deklarata të tilla që janë të qarta dhe të lexueshme, transformohen dhe deformohen nga vetë pushtetarët. Në këndvështrimin tim, apeli i Rehn është fare i qartë dhe tregon se kjo shumicë nuk duhet të vazhdojë në rrugën e lënies së përgjegjësisë në supet e opozitës. Opozita e ka marrë përgjegjësinë e vet dhe është vënë në mbrojtje të demokracisë”, ka deklaruar Rama.

Më tej, kreu i PS-së ka theksuar se forca që ai drejton është e gatshme të kthehet që nesër në Kuvend nëse merren parasysh kërkesat e bëra publike, pra hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare. (shekulli)

ROPv-KXOvWk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26571. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26571

Top