opinione mbi te rinjte dhe zhvillimin

mira danaj

Primus registratum
opinione mbi te rinjte dhe zhvillimin

ne kuader te nje punimi kerkimor qe ne jemi duke bere mbi rolin e rinise ne Shqiperi, menduam se eshte shume interesante te kemi dhe mendime te te rinjve mbi disa ceshtje te vecanta. Dhe mendojme se Albforumi eshte nje mundesi e vlefshme per te mbledhur opinione te pavarura dhe te pandikuara nga prezenca e intervistuesit. Ceshtjet per te cilat ne do te ishim shume te kenaqura te kisim mendimet tuaja jane:
1- Cilat mendoni se jane problemet kryesore te rinise gjate 12 viteve te fundit? 2- Cilat jane arsyet kryesore qe te rinjte emigrojne (per pune, per studime)dhe gjithashtu qe pak prej tyre kthehen perseri ne Shqiperi?
(nese ka mundesi do ju lutemi te jepni mendime sa me te zgjeruara duke dhene dhe arsyet dhe argumentat tuaja)
Faleminderit per ndihmen!
 

anna

Primus registratum
Re: opinione mbi te rinjte dhe zhvillimin

nje menyre per t'ju pergjigjur pyetjes do te ishte cialt jane nevojat e rinise dhe cilat jane me te veshtira per tu plotesuar ne shqiperi.
1 personalisht do te thoja qe ekonomia dhe pavarsia ekonomike eshte nje problem nga i cili varen dhe shume te tjere. kjo nuk do te thote te ardhurat e familjes por mundesia per punesim ne menyre qe te jemi ne gjendje te mbulojme nje pjese te shpenzimeve. kjo eshte nje nga arsyet kryesore per te cilen shume te rinje kane lene dhe vendin.

2 EDUKIMI. shkollat ne shqiperi jane ne gjendje krize mund te thoja. jo nga deshira per te mesuar por edhe kjo nga arsye ekonomike. (mesuesja te ben muhabet se sa lek i ben nje ore mesimi.)sponsorizimi ne shkollat shteterore eshte i domosdoshem. (e dime qe ka plot shkolla private por po jap mendimin per pjesen derrmuese, pasi arsimi duhet te jete nje e drejte dhe jo privilegj). pa falor pastaj per universitetet te cilat jane kthyer ne djepe korrupsioni.
Dicka tjeter qe doja te shtoja eshte qe shkollat tona duhen "peshuar" pak me standartet europiane. ne menyre qe te jene te krahasueshme (te dime vleren e shkolles apo notes tone)

3 persa i perket argetimit. them se rinia eshte munduar t'ia plotesoj vetes ato qefet e saj. kjo nen nje perqindje te larte pasigurie. (skam me kohe me duhet te iki. vazhdoj here tjeter)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: opinione mbi te rinjte dhe zhvillimin

problemet jane ato te gjithe shqiptareve te tjere
siguria
ekonomia
shtoji ketyre edhe endrren per ti zgjidhur dhe ke nje arsye te mire per tu larguar nga shqiperia

ajo qe dallon rinine me kategotite e tjera te shqiptareve jashte atdheut jane arsyet per te mos u kthyer.
pervecse endrra per siguri e mundesi ekonomike si per shume te tjere pas mundimeve te fillimit fillon e realizohet e te besh nje hap prapa eshte e veshtire, te rinjte marrin jashte nje formim kulturor te ndryshem nga ai i shoqerise shqiptare dhe pervec familjes nuk kane lene prapa marredheni sociale te forta (miqesira armiqesira dashuri femije etj ) qe ti shtyjne te kthehen (edhe nqs nuk marrim parasysh gjendjen ekonomike apo sigurine) por kane krijuar ne vendet ku ndodhen nje jete dhe eshte shume e veshtire te emigrosh edhe nje here (sidomos te kthehesh prapa)
fola pak si shume ne pergjithesi por i referohesha vetes
 
Top