Operacioni i pare, nje grua shpeton nga tumori ne tru

Admirali

Primus registratum
Operacioni i pare, nje grua shpeton nga tumori ne tru

Per here te pare ne Shqiperi, ne kirurgjine e Durresit eshte nderhyre ndaj nje pacienteje me tumor ne tru. Bashkepunimi me 2 mjeke zvicerane, solli shpetimin e jetes se Gjinovefa Putecit. Hapet rruga per nderhyrje te tjera

Eshte shenuar dje, nderhyrja e pare neurokirurgjikale ne spitalet shqiptare. Stafi i Spitalit te Durresit, me ndihmen e dy mjekeve zvicerane, ka permbyllur me sukses nje nderhyrje kirurgjikale duke hequr nje tumor nga truri i nje pacienteje. Pas pese oresh ne sallen e operacionit, Gjenofeva Puteci eshte permendur dhe analizat kane treguar se heqja e tumorit kishte qene pa asnje pasoje. Ky lloj operacioni kryhet per here te pare ne Spitalin e Durresit dhe, per shkallen e nderhyrjes kirurgjikale, eshte i pari edhe ne vend. Ne fakt, edhe mjeket ne Tirane nuk e kishin marre persiper nderhyrjen dhe e vetmja zgjidhje ishte nje operacionin jashte shtetit. Por, per shkak te kostos se larte financiare, eshte gjetur nje rruge teper e leverdisshme. Spitali i Durresit sapo eshte ndertuar dhe, per nga infrastruktura e godines dhe e pajisjeve, eshte bashkekohor dhe teper modern. Per kete, mjeket zvicerane, prof. Alen Riverdin dhe dr. Flavio Bonxhuani, u shprehen te gatshem ta kryenin operacionin ne Durres. Gjenofeva Puteci kishte muaj qe ankohej nga nje semundje e panjohur. Pak e nga pak, asaj i ishin paralizuar krahu dhe kemba e majte, nderkohe qe ajo po humbiste edhe shikimin. Pas vizitave, mjeket dyshuan per nje tumor qe rritej dhe ushtronte presion ne trurin e saj. Sipas dr. Roland Katroshit, Drejtori i Spitalit te Durresit, pas kontrollit qe iu be trurit te pacientes ne skaner, "dyshimet e mjekeve per nje tumor u vertetuan". Por, madhesia e tij dhe vendosja ne pjesen e majte te trurit, fare prane eneve te gjakut, e bente te veshtire nderhyrjen. Jashte shtetit nje operacion i tille kushton 60 000 euro dhe familja Puteci nuk i kishte mundesite. Kjo ka bere qe, me ane te disa njohjeve private, te realizohej ardhja ne Durres, krejtesisht falas, e mjekeve nga Zvicra. Prof. Alen Riverdin dhe dr. Flavio Bonxhuani nga spitali rajonal i kantonit te Gjeneves erdhen ne Durres dhe kryen operacionin. Durresi sapo eshte bere me nje spital te ri dhe modern. Dikasteri i shendetesise parashikon shnderrimin e tij ne nje spital rajonal ku do te kurohen nje numer semundjesh dhe kjo do te "shfryje" pak presionin ne Tirane. Dr. Katroshi shprehet se "Spitali i Durresit mund te specializohet ne nderhyrjet neurokirurgjikale ose ato koronare". Sipas tij, tani "ata jane ne fazen e krijimit te kuadrit te specializuar mjeksor". Mjeket zvicerane paten dje edhe nje takim ne Ministrine e Shendetesise dhe prof. Riverdin u shpreh i gatshem qe "bashkepunimi i nisur te kthehet ne marredhenie institucionale".
Valbona Mehmeti

Gazeta Korrieri
19/11/2003
 
Top