Opera Mini po Rriet Çdo Dit

Opera Mini po Rriet Çdo Dit

Opera.jpg

Kompania Opera ka njoftuar se shfletuesi i tyre versioni Mini për telefona mobil, ka arritur një shifër prej 30 milion përdoruesve në nivel global.

Shifra e rritjes së përdorimit të këtij shfletuesi është ngritur për 10 për qind krahasuar me muajin korrik të këtij viti, dhe nëse e marrin në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2008 rritja është e madhe për 147 për qind.

Tri faqet në të cilat hyjnë përdoruesit e Opera Mini në internet më së shumti janë: Facebook, Google dhe BBC. Nga vendet ku përdoruesit janë më të shumtë, në radhë të parë është Rusia, dhe pastaj pasojnë Indonezia dhe India.

Kur vjen puna për në Evropë ky shfletues është më i popullarizuar në mesin e gjermanëve, francezëve dhe çekëve, ndërsa në Turqi shfletuesi ka shënuar rritjen më të lartë kur është fjala për përdoruesit e rinj të Opera Mini.

“Ne po punojmë shumë për të garantuar të gjitha kushtet që Opera Mini të punojë në pothuajse çdo telefon mobil që paraqitet. Misioni ynë është që të japim qasje në internet të gjithë përdoruesve të internetit ndërsa telefonat mobil janë një mënyrë e mirë për ta bërë këtë, sepse ato janë pajisjet më të përdorura gjerësisht si mjete komunikimi,” tha Jon von Teçner – CEO i Operas.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1109. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1109

Top