OpenOffice.org do të vazhdoj të flas shqip

OpenOffice.org do të vazhdoj të flas shqip

imagebutton.gif


openoffice.jpg
Kompania ATI-KOS ka dhuruar kodin e përkthyer në gjuhën shqipe të programeve për përdorim në zyrë OpenOffice.org, në të cilin ka punuar që nga viti 2004.</p>


ATI-KOS, që nga viti 2004 ka menaxhuar procesin e lokalizimit të pakos softuerike OpenOffice.org deri në versionin 2.0, ndërsa tash do të vazhdohet puna për të qenë në trend me zhvillimet aktuale në versionet e reja të OpenOffice.org, që për momentin është në versionin 3.1.</p>


Menaxhimi i përkthimit do ti bartet FLOSS Kosova, një OJQ jo-përfituese kosovare që bën promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur, si paketa në fjalë, nëpërmjet platformës për përkthimin e ndërfaqeve softuerike Launchpad.net. E veçanta e kësaj mënyre të punës është se të gjithë mund të kontribuojnë në aktivitetin e përkthimit si dhe të pasurimit të programit me shabllone të krijuara në gjuhën shqipe.</p>


FLOSS Kosova dhe ATI-KOS inkurajojnë sistemin shkollor, bizneset dhe administratën shtetërore në Kosovë, që t’i zëvendësojnë programet ilegale me këtë paketë të vlefshme në punët e tyre të përditshme.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4637. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4637
 
Top