Onomastikë dhe identitet

Alephh

Valoris scriptorum
Onomastika lidhet ngushtë me identitetin kombëtar. C'vini re në zhvillimin e onomastikës shqiptare dekadat e fundit? Sa këto zhvillime kanë prekur identitetin tonë? Ç'mund të bëjmë për të ruajtur tharmin shqiptar dhe në këte degë te gjuhësisë?
 

Dreamer

Under the Dome
Globalizimi dhe largimi i shqipetareve nga Shqiperia besoj ka ndikuar shume dy dekadat e fundit .
Normalisht qe nderrimi i emrave prek pak identitetin tone si popull, dhe ky fenomen do shtohet perdite e me shume per mendimin tim. Ne fakt nje rrol te madh ka luajtur edhe feja, me pare ishte me strikte edhe ndikonte ne menyre direkte ne zgjedhjen e emrave por shoh qe ne ditet e sotshme shqipetaret nuk jane dhe aq te ndikuar ;)
Cfare mund te bejme : Besoj se ka pak per te bere edhe pse ky fakt eshte tranzitor sic ka qene edhe me pare besoj, edhe pse i mire kontrolluar nga fete perkatese..
Mendoj se duhet dhene me shume vlera vendit e traditave te popullit tone dhe kjo do sjelle ne menyre automatike edhe pershtatjen e emrave ne identitetin tone kombetar
 

joetisti_

Locus omnem
Kurre s'kemi patur nje identitet kombetar afrues nga emrat e pervecem. Shume pak emra jane lidhur me historine shqiptare pastaj pjesa tjeter fetare ose edhe tjeter.
Vendet e krishtere tani afer kam lexuar qe po braktisin emrat e shenjteve dhe personalisht e shoh si nje hap per te qene me te lire, ndonese ne dijenine time fene e kane te lidhur me kombesine dhe kesisoj do te mund te thuhej se po lene menjane detyrimin patriot.
Pra desha te them se s'duhet ta shikojme si ndikuese ne identitetin kombetar onomastiken. Boll ta ruajme gjuhen dhe ta pasurojme kendshem.

Degjova se Mira Meksi kishte marre nje cmim ne Kosove dhe nje prej pikave te motivazionit ishte edhe mospatja e tuqizmave, greqizmave etj. Cne! Gjithe gjuhet e botes kane fjale te huazuara dhe i konsiderojne pjese te pasurise se tyre gjuhesore. Cne ne duhet t'i zhdukim!
 
Top