Omani, ylli i Lindjes
Tërheq më shumë se një milion vizitorë në vit, që mrekullohen nga panorama e virgjër, ekzotizmi dhe magjia e Muskatit</p>
Sapo ka rënë agimi dhe trafiku nuk është dendur ende. Ndërtesat e rreshtuara bukur dhe hotelet magjepsës e bëjnë të duket këtë cep të Lindjes së Mesme si ndonjë qytet zviceran. Muskati, kryeqyteti i Omanit, është qyteti i gadishullit arabik që kujdeset më shumë se çduhet për dekorin urban, duke arritur të harmonizojë modernitetin me ndikimin anglez. Pastërtia dhe rregullat, të mbrojtura me fanatizëm, e bëjnë këtë vend thuajse “steril”. Është dinamik, por i rezervuar. Jo i vrullshëm dhe fals si Doha, jo transgresiv dhe i tepruar si Dubai. Omani është i padepërtueshëm ndaj rregullave të Islamit sunit integralist, që e bëjnë më të vështirë jetën në vendin fqinj, Arabinë Saudite. Gratë mbajnë shami, por nuk janë të detyruara. Drejtojnë makina pa problem, mund të udhëtojnë të vetme dhe nuk hasin vështirësi të mëdha për të gjetur punë. Edhe në sektorin publik numërohet një numër i konsiderueshëm femrash në poste drejtuese. Një emancipim ky i favorizuar nga hegjemonia e doktrinës ibadite, të adaptuar në shekullin VII nga Abdullah Ibn Ibadhal Maquiss, dijetar nga Bassora. Burimi i së drejtës mbetet Sharia, por në një version më tolerant, që përjashton hakmarrjen dhe favorizon bashkëjetesën paqësore me besime të tjera dhe zakone të ndryshme. Në Muskat, në hotelet e mëdhenj, lejohet edhe konsumi i alkoolit. Diskotekat hapin dyert në fundjavë, edhe pse dominohen kryesisht nga një publik krejtësisht perëndimor. Ajo e Omanit është një shoqëri shumë ndryshe, që në një zonë kaq të trazuar të botës përpiqet të mbajë raporte të mira me të gjithë: që nga iranianët e deri tek arabët. Nuk janë të këqija edhe marrëdhëniet me izraelitët që dikur, para rebelimit palestinez, kishin hapur një qendër tregtare në Muskat. Një gatishmëri, e promovuar mbi të gjitha nga aftësitë e bashkëpunimit të Qabus bin Said, që prej më shumë se 40 vjetësh qeveris vendin me më pak se tre milionë banorë, me një autoritarizëm të moderuar, që karakterizohet nga mirëkuptimi dhe dëshira për dialog. Sulltani erdhi në krye të vendit në vitet 70, me një grusht shteti që rrëzoi nga froni të atin, Said bin Taimur, pasardhës i klanit që dominon Omanin prej tre shekujsh. Qabus bin Said kishte studiuar në kolegjin ushtarak britanik të Sundhurst, ku ishte njohur me kulturën perëndimore dhe ishte bërë një fans i “Beatles”. Me tu rikthyer në Muskat, nuk arriti të bindte të atin të hiqte dorë nga zakonet dhe ritet mesjetare që dominonin në vend. Nuk kishte elektricitet, as ujë të rrjedhshëm, as sistem kanalizimesh. As radio, televizione dhe gazeta. Ishin të ndaluara edhe syzet e diellit, që “errësonin shpirtin”. Në të gjithë Omanin kishte vetëm pesë spitale, tre shkolla, katër kilometër asfalt. Për të lëvizur nga një vend në tjetrin, sulltani preferonte gamilen në vend të makinës. Në perëndim, mbylleshin portat e rënda të qytetit të vjetër dhe ndalohej hyrja në portin e mbyllur me zinxhirë. Shumë shpejt mes djalit dhe të atit nisën kontradiktat e para. Djaloshi, që kishte studiuar jashtë dhe që kishte sjellë i pari në Oman një magnetofon të fshehur në baulen e rrobave, për idetë e tij revolucionare u dënua me arrest shtëpiak. Por, me ndihmën e disa miqve të tij ushtarakë britanikë, përgatiti grushtin e shtetit, pa gjakderdhje. Sulltani i vjetër hipi në një avion dhe i kaloi vitet e fundit të jetës në një hotel londinez. Qabus bin Said, sot 68 vjeç, i divorcuar dhe me një fëmijë, menjëherë nisi planet për modernizimin e vendit, duke nisur nga infrastruktura. Ai shfrytëzoi burimet e naftës e gazit dhe i kushtoi rëndësi të veçantë turizmit, duke u bazuar te ndërtesat antike, plazhet dhe burimet e tjera të mrekullueshme, që deri në atë kohë nuk njiheshin fare. Një program modernizimi u zhvillua me ritme të shpejta, duke sjellë te qytetarët konfort dhe mirëqenie të munguar. Sulltani gëzon popullaritet të lartë në vend, kjo sepse nuk qëndron gjithë ditën i mbyllur në pallatet e tij. Çdo vit kalon me këshilltarët, tre ose katër muaj në rajonet e largëta dhe ndjek zakonet beduine, duke lëvizur me gamile dhe fjetur nën çadër. Sheh nga afër problemet e komuniteteve të izoluara, flet me krerët e fiseve dhe ndan me ta vështirësitë dhe problemet që kanë. Largohet nga vendi vetëm në verë kur klima në Muskat bëhet e padurueshme. Atëherë nuk i mjaftojnë më hobet e përditshme (muzika klasike, koleksioni i armëve, tenisi, kuajt). Me ndonjë jaht madhështor drejtohet drejt Mesdheut. Popullariteti i tij nuk u prek as nga kriza globale që po shkurton treguesit e rritjes ekonomike në vend dhe ka bllokuar ndërtimin e një qendre të re rezidenciale në Muskat. Gjëja për të cilën Qabus bin Said kujdeset më shumë është turizmi. Më tepër se një milion turistë vizitojnë çdo vit Omanin, pjesa më e madhe e të cilëve janë skandinavë, anglezë, gjermanë, austriakë, francezë që habiten më shumë nga qetësia që karakterizon këtë zonë. Qytetet më të mëdha në vend ofrojë një panoramë të mrekullueshme me resurse dhe qendra antike dhe moderne. Edhe resortet në shkretëtirë zhyten në skenarë magjikë, mes agimeve dhe perëndimeve që të lënë pa fjalë. Mrekullitë e parqeve natyrale ofrojnë një tjetër oaz qetësie mes breshkave gjigante dhe llojeve të rralla të bimëve. Për të rritur fluksin e turistëve sulltani ka urdhëruar ndërtimin e një aeroporti të ri në Muskat dhe zgjerimin e atij të Salahahit. Po ashtu është aprovuar ndërtimi i tre aeroporteve të reja të shpërndara mes zonave me zhvillimin më të madh industrial. Katër janë lidhjet direkte me Europën: Londra, Parisi, Mynihu dhe Frankfurti. Për të tërhequr kapitale nga shtetet e tjera vendosën të akordonin rezidencën e përhershme të të huajve që blejnë shtëpi dhe terrene. “Njerëzit, për shkak të krizës, udhëtojnë më pak”, thotë Mohgammed Ali Said, këshilltar i ministrit të Turizmit, “por shumë shpejt kjo tendencë do të përhapet. Omani në krahasim me pjesën tjetër të botës ka dy gjëra që e favorizojnë: stabilitetin politik dhe mentalitetin e hapur”.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25842. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25842