Olldashi: Garoj për kreun e PD-së

olldashi.jpg
Sokol Olldashi nuk ka zhgënjyer pritshmëritë publike, kur zgjodhi mesditën e së martës për të shpallur hyrjen në garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Për ta marrë përfundimisht këtë vendim atij i janë dashur pak ditë, gjatë të cilave tha se ka kontaktuar me bazën e partisë dhe veçanërisht me kryetarin në detyrë, Sali Berisha, prej të cilit duket se ka marrë garancinë e neutralitetit në garën për kryetarin e Partisë Demokratike.

Në fjalinë e parë të shpalljes së kandidimit Sokol Olldashi bëri kujdes që, përveçse të jepte arsyet përse hyn në garë, të vërë në dukje se ai është

thonjeza.png

Do të punoj për ndërtimin e themeleve të partisë, për të kaluar nga opozitë sot në shumicë nesër. Shumica e shqiptarëve ende besojnë tek morali për të çuar gjërat përpara

Sokol Olldashi
Deputet i PD
pjesë e Partisë Demokratike që prej themelimit të saj.

“Hyj në këtë garë me dëshirën për të përfaqësuar militantët e partisë, anëtarët e PD, por edhe me krenarinë se jam pjesë e opozitës që kjo parti ka zhvilluar në vitet 97-2005 dhe pjesë e arritjeve madhore të qeverisë së kësaj partie në vitet 2005 deri më sot. Hyj në këtë garë me vendosmërinë për të fituar përgjegjësinë e përfaqësimit të 100 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe me synimin për të rindërtuar themelet morale mbi të cilat, bashke me ta, do të ngremë opozitën sot për t'u rikthyer shumicë nesër”, deklaroi Olldashi.

Në deklaratën e shkurtër të shpalljes së kandidaturës për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi artikuloi me një fjali edhe arsyen përse ai konsideron të rëndësishëm procesin, të cilin e quan “rindërtim të themeleve morale”, që do të rikthejnë demokratët në shumicë qeverisëse.

“Sepse besoj që proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe se shumica e shqiptarëve ende besojnë në moralin dhe në idetë për të çuar vendin përpara”, nënvizoi Olldashi.

Kandidatura e Sokol Olldashit është e vetmja që është dorëzuar zyrtarisht në Partinë Demokratike. Kandidatura tjetër e përfolur është ajo e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, por zoti Basha nuk ka dhënë ende asnjë sinjal. Dhe, deri tani, ai ka shmnagur çdo koment nëse do ta ndërmarrë një hap të tillë.
 

scadarsko

Locus omnem
Jozefina Topalli duhet té jeté presidentja e PD- s,ne qoftese ne te ardhmen kjo parti te arrije dhe nje hère rivalitet ndryshe do rrezikoje te behet parti e tipit si partis e blerte shqiptare..... apo shoqate pensionistesh!
 

Aquarius

Valoris scriptorum
Jozefina Topalli duhet té jeté presidentja e PD- s,ne qoftese ne te ardhmen kjo parti te arrije dhe nje hère rivalitet ndryshe do rrezikoje te behet parti e tipit si partis e blerte shqiptare..... apo shoqate pensionistesh!

ik re pirdhu
 

bixorri

Primus registratum
pershendetje .. kush do te me ndihmjoj te me japi ndonji pergjigje ku te aplikoj per ne ( CANADA . NORVEGJI ose GJERMANI ..) ??
 

scadarsko

Locus omnem
pershendetje .. kush do te me ndihmjoj te me japi ndonji pergjigje ku te aplikoj per ne ( CANADA . NORVEGJI ose GJERMANI ..) ??

po zotni te tregoj une.... futu ne canadian azil ose norvegian asylum.....per gjermani nuk ja vlen se asht ba gjermania si shqipni....ose me mire apliko tek faqja zyrtare azil new zeland ose australian aplications.
 
Top