Oktapodhi Ruci

receli

Primus registratum
Oktapodhi Ruci

E drejta për të folur Gramoz Ruçi

Nga Mero Baze

Interpelanca e djeshme me kryeministrin Sali Berisha
rreth projekteve të qeverisë së tij për akset rrugore
të jugut dhe veriut të Shqipërisë, u përdor nga
deputeti socialist Gramoz Ruçi, për të ngritur një
platformë politike antiqeveritare, të mbështetur në
ndarjen krahinore të vendit. Duke ruajtur egërsinë e
tij të vjetër politike, zoti Ruçi u përpoq të
paraqiste programin e qeverisë së re, si një program
të strukturuar kundër interesave të Jugut të vendit.
Teza të tilla, shpesh vlejnë si kamerdare për të dalë
nga kriza ku zhyten partitë pas humbjeve të thella,
ose humbjes së pushtetit. Racizmi dhe krahinarizmi
kanë qenë dy armë të vjetra të socialistëve kundër
Berishës, qysh në vitin 1992, dhe nuk kanë funksionuar
keq. Si çdo perversitet politik, edhe ky krijon një
lloj kapitali negativ dhe mund të përdoret për të
nxitur urrejtjen në politikë. Në këtë pikë, Gramoz
Ruçi është njeri i suksesshëm. Por, mbi të gjitha,
është i suksesshëm, sepse ai është i vetmi politikan
që krahinarizmin dhe razicmin politik, i ka përdorur
më mirë se kushdo tjetër në politikën shqiptare. Për
ata që nuk e njohin Jugun, unë, pa shumë dhimbje,
pranoj se Tepelena është rrethi më pak i preferuar për
çdo jugor, megjithëse është vendlindja ime. Për ata që
njohin Tepelenën, Salaria është fshati më pak i
preferuar për çdo tepelenas. Për ata që njohin
Salarinë, mëhalla e Gramoz Ruçit, është mëhalla më e
keqe e fshatit. Por nga kjo mëhallë, Gramoz Ruçi ka
arritur të nxjerrë katër deputetë në parlamentin
shqiptar dhe 3 të tjerë nga mëhallat rrotull këtij
fshati. Kulmi arriti kur pas 3 Korrikut, tri figurat
kryesore të Partisë Socialiste, Sekretari i
Përgjithshëm - Gramoz Ruçi, Sekretari Organizativ -
Elmaz Sherifi, dhe Sekretarja e Marrëdhënieve me
Publikun - Valentina Leskaj, përfunduan sërish nga
“mëhalla” e Gramozit dhe “mëhalla” fqinje. Dy
“profesorë” të tyre, Et’hem Ruka dhe Luan Memushi,
djem të “mëhallës Ruçi”, thjesht përdoren si ilustrim
se jo të gjithë ata që janë në politikë nga Salaria,
janë pa shkollë. Ky krahinarizëm në krye të PS-së dhe
ky centralizim i pushtetit në emër të krahinarizmit,
derivohet në Jug në 100 nipa, mbesa dhe dhëndurrë të
Gramoz Ruçit, që kontrollojnë 100% policinë, doganat,
ndërmjetësojnë tenderat publikë dhe strukturat e
Partisë Socialiste në jug. Kryetari i PS-së në
Tepelenë është nipi i Gramoz Ruçit, 10 drejtorë - nipa
të tij, Drejtori i Policisë - njeriu i shtëpisë së
tij, Shefi i rendit - nipi i tij, policia e
Gjirokastrës - e gjitha e tij, shefi i policisë së
Kakavijës është djali i vëllait të tij, doganieri i
Kakavijës - nipi i tij, drejtorët e Sarandës - nipa
apo dhundërrë të tij dhe, më tej akoma, një oktapod i
tmerrshëm i mafias së përzier me politikën. Por jo
vetëm në Jug. Në Drejtorinë e Doganave - tre njerëz të
afërt të tij, në Ministrinë e Brendshme, së paku në 15
poste kyçe janë njerëz të tij, në Ministrinë e Lulzim
Bashës, gjysma e drejtorëve janë njerëz të shtëpisë së
tij, ndërsa në ministritë e tjera janë njerëz të tij,
ose shefat e personelit, ose drejtorët kyç.
Dhe nuk bëhet fjalë për njerëz, që kanë ndonjë vlerë
profesionale apo politike, por thjesht ushtarë, që u
binden urdhrave të klanit politik. Modeli i tyre
është, për shembull, Eqerem Braçe, i cili nga bari në
Salari deri në vitin 1996, “u vesh” prej Gramoz Ruçit
si biznesmen dhe tani ka fituar tenderin e ushqimit të
Gardës së Republikës, që komandohet nga “veriori” Sali
Berisha, tenderin e rrugës Dukaj-Tepelenë ku nuk ka
hedhur asnjë lopatë dhe që paguhet nga “tironsi”
Lulzim Basha, tenderin e gjimnazit të Tepelenës dhe
disa shkollave në fshatra të humbur të Tepelenës, ku
nuk ka as mësues, as nxënës, po vetëm objekte të lyera
dhe miliona të përfunduara në xhepat e Gramoz Ruçit.
Ky Eqerem Braçja, së fundmi është dënuar me 9 muaj
burg nga Gjykata, dhe politikani parimor Gramoz Ruçi,
jo vetëm që nuk ia dorëzon drejtësisë, por e mban në
makinë të tij për të mos e kapur policia. Nipi tjetër
i tij, krimineli Gjolek Malaj, është pronar i një
ndërtese pa leje në qendër të Tiranës dhe, përmes
pushtetit politik të Gramoz Ruçit, ka detyruar një
fondacion kulturor iranian, të vendosë aty aktivitetin
e tij të shpallur si arsimor, me qëllim që këtij
banditi t’i quhen të pastra paratë, pasi kanë ardhur
nga Irani. Dhe kjo bëhet nën mbikëqyrjen e ministrit
“anti-iranian” Genc Pollo. Ky model politikani, i cili
përpiqet të thërrasë në ndihmë krahinarizimin me të
cilin ekziston në politikë, si një mjet lufte për të
ndezur urrejtjen Jug-Veri, në të vërtetë është i vetmi
në politikën shqiptare, që është ende në skenë, për
shkak të këtij krimi. Unë nuk e di përse do t’i duhej
Shqipërisë Gramoz Ruçi me dy klasë shkollë partie,
nëse nuk do të kishte 100 nipçet dhe dhëndurrët në
pushtet për t’u motivuar politikisht si plaçkitës. Nuk
di ç’do t’i duhej politikës shqiptare ky njeri, nëse
nuk do të transferonte mafian e rrugës në Tepelenë, në
mafia ndërtimi në Tiranë dhe të gjunjëzonte me të Edi
Ramën. Nuk di pse do t’i duhej politikës shqiptare ky
njeri primitiv, që as gërmat e alfabetit nuk shqipton
dot, nëse nuk do t’u imponohej me radhë kryeministrave
socialistë me ato që ai i quan bastione të së majtës
dhe që kontrollohen nga familja e tij mafioze.
Në gjithë këtë histori, Gramoz Ruçi ka vetëm një të
drejtë. Ka të drejtën e triumfatorit mbi pushtetin e
Sali Berishës, që jo vetëm nuk arrin të çmontojë këtë
familje mafioze nga politika, por në mënyrë qesharake,
klani i tij dikton qeverinë e re, tallet me të dhe
ministrat e tij dhe paguhet ende me paratë e buxhetit
të varfër të shqiptarëve. Gramoz Ruçi ka të drejtë të
ngrejë kokën, përderisa nipat e tij kriminelë,
arrestohen në flagrancë duke dhunuar ligjin dhe lihen
të lirë rrugëve, vazhdojnë të ndërtojnë nga Tiranë në
Sarandë, me lejet e ndërtimit që kontrollon qeveria e
Sali Berishës, vazhdojnë të marrin paratë e tenderave
të fituara në mënyrë të paligjshme nga qeveritë e
mëparshme dhe mbrohen politikisht në Kuvend në emër të
luftës Jug-Veri.
Kjo është e drejta që Gramoz Ruçit po i jepet
dita-ditës nga pushteti i ri. Derisa kjo qeveri nuk do
të arrijë të marrë pushtetin, derisa kjo qeveri nuk do
të arrijë të ketë nën kontroll situatën në vend,
derisa kjo qeveri nuk do të jetë në gjendje të
dominojë mbi bandat politike të Jugut të Shqipërisë,
që rrinë këmbëkryq në Tiranë, në Kuvend do të mbahen
përditë fjalime raciste dhe platforma të luftës
krahinore, siç ishte ligjërata e djeshme e Gramoz
Ruçit. Atij i ka ardhur shpejt dita të ngrejë zërin në
emër të Jugut, ndërkohë që Jugu, ndryshe nga Partia
Socialiste, nuk e ka njohur dhe as e ka shpallur
kryeqendër të tij, Salarinë.

TemA
 

MLK

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

Gramoz Ruçi, per mendimin tim i takon asaj pjese te politikes shqiptare e cila funksionon mbi principin e luftes se klasave, te te parit te problemeve bardh e zi e pa nje vizion te qarte politik.
Me duket shokuese kur nje deputet e nje nga aktoret kryesor te partise ne opozite akuzon hapur qeverine per devijimin e nje rruge me preteksin se ajo zone ka votuar per partine e tij!!
Politikanet tane duhet te mesojne se qe te akuzosh duhet te kesh prova te sakta e jo ta besh kete pa pike pergjegjshmerie e te hdhesh ne lufte nje pjese te popullsise kundra tjetres vetem me qellimin qe te realizosh interesat personale apo partiake!
Njerz te tille e kane vendin ne kazanin e plenave.
Nje njeri, qe djali i te cilit shetit me pistolete pubeve te Tirones mendoj se nuk ka dite te rrise e edukoje femijet e tij, keshtu qe ska se si te pretendoje te japi leksione se si duhet te drejtohen 3.5 milione vete!
Politika jone ka nevoje per ngjyra e ide te reja ne menyre qe ti tregojne popullit te ardhmen e jo ti helmojne vazhdimisht jeten me problemet e te kaluares.
Nuk e kuptojne se perveç se diskreditojne veten e politiken shqiptare neper bote nuk fitojne asgje tjeter!
Po kot nuk thote populli; ujku mjergull kerkon!
 

bob

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

ky Ruci,eshte nje lloj kafshe i sistemit komunist!

nuk e di se sa te lire jane niperit e vet por duhet te jemi te bindur qe shume shpejt ky klan do shkermoqet

kjo qeveri ka kaq shume probleme perpara,te gjithe kerkojne drita,gaz
pastaj kerkojne rritje rrogash
pastaj problemi kosoves
pastaj problemi i zogut te zi
pastaj problemi i stabiliz-asciimit
pastaj problemi i gjykatave
pastaj problemi i 7501,tokat legalizimet
pastaj........ej po ne kete vend ka kaq shume probleme qe fill me marrjen e pushtetit nga PD dolen te gJitha ne skene
me te vertete qe jane bere shume premtime,por duhet kohe dhe shume madje
ndersa ky LLOJI I KAFSHES KOMUNISTE,do dali nga skena aq bukur sa edhe ju vet do habiteni
ky/kjo KAFSHA imagjinon ne ate boten e vet cinike sikur populli te cilit i drejtohet eshte i permasave te atij rus apo amerikan,eshte nje lloj trapi qe nuk ka shok
me vertete qe nano ishte hor hajdut etj etj por ky eshte nje pusht pa precedent!
i ardhur nga sketerra tepelenase,ky pushti kerkon cirret bertet ulerin,e sheh qe fundi eshte i afert!
eshte vetem nje komunis stalinst apo cfare te doni,turp per ate pjese te shqiptareve qe akoma e degjojne
nqs per nanon ishte krijuar antipati dhe shperfillje,ky duhet vetem URRYER!
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

pajzotin o great se i q.ive nonen muhabetit fare , paske pas i mllef te papam mer plak sikur te paska shkerdh.y parc e mrapc ky Ruci .

Ruci dihet qe o i katunar tepelene dhe i the te gjitha , ashtu sikurse dihet qe Sala o i malok bjeshkesh . ci hyn muhabeteve te tjera jo komunist , stalinist etj etj , o si me thone oficer , shkolle e bashkume , ushtar ,,,,,, pajzotin mer people, mos u shtyni nga bindjet personale por jini objektive .
 

bob

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

ndoshta ke thane 2 fjale te teperta!

vetem objektiv asgje me shume!

qe Ruci eshte idhetar i fort i komunizmit kjo as qe diskutohet,cdo problem e shtron ne baze te tesave famose duke i modifikuar

ky ruci,te cilit nuk e di pse ti po i jep kaq ze,ka shkerdhy dhe po shkerdhen jeten e nje popullit ne prag te skamjes
ai beri qe ky popull te bleje me list,te pres 200 euro nga djali ne greqi apo gjetke qe te paguante buken e prapAmbetur ne list
te them edhe ket qe ne menyre absolute une nuk jam prekur nga keto problem,me 8 vitet socialiste kam jetuar vetem OK
por nuk mund ti shoh me sy te ballit!
mundesisht mi hiq ato shprehjet se do e banalizojme kete kar teme,me gjthe rucin brenda

shume here nuk kam dashur te marr pjese ne tema politike,shihet qarte qe ketu ka nje fryme tejet te madhe komuniste,nuk them socialiste pse nuk eshte kriju kurre nje profil i tille ne shoqerine shqiptare

nuk po banalizoj se ndoshta do pirdhet krejt
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

er plak leji ato se duf te papam paske .

poplli do haje qepen si me te majtet edhe me te djathtet , c hyn komunizmi , stalinizmi etj etj . po bohena 16 vjet demokraci ti thu akoma komunizem , dhe me siguri po te bosh reply do thush se jane akoma ne pushtet komunistet qe drejtojne , po rri er plak pajzotin se te gjithe i m.ut jone .

per menimin tim merr fryme thelle , mylli syte qetesohu dhe leje dufin se s nxjerr gje ne drite .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ky Ruci,eshte nje lloj kafshe i sistemit komunist!





[/ QUOTE ]

edhe Mero Bazja nga ai lloj kafshe eshte
 

receli

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

o ti i lzhk-s me nick kafshe, hë se te ruci e merr dhe ti rrogen si ky heu joa e prandaj e urreni meron.
merua nuk eshte si ju e natyrisht qe nuk keni si ta doni.
eshte trim mero jo klysh miu si juve.
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

o guro per menimin tim vare mqaf emrin tat edhe mu hidh me noi pellg me e pa veten i here sa trim je ,,,, pajzotin
 

bob

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

tema ka te bej me nje person,prandaj jemi te ftuar te themi c'ka mendojme!

pse ju vret kur thuhet qe eshte komunist apo stalinst?

po te mos ishin rucat e kelyshat e tjere te kuq ne do ishim vetem nje hap te vogel prane shteteve te tjera europiane.
por ata i dhane zjarr dhe sollen nje '97 qe na shperfytyroi
totalisht

une nuk kam mllef por urrejtje per qenie te tilla,turli k.a.r.a.s.h. me k te madhe.jane ca injoranta te mbyllur ne guacken e tyre,pjella te nje ideologjie te deshtuar.
dhe keta pa piken e fytyres predikojne ekonomine e tregut,stabilizim-asociimin,bashkimin europian,jane keta qe kerkojne te vene rregullat e tregtise se lire
pash zotin a ca keni ju ma te dashur,rrini urte e lexoni ndonje teme tjeter
16 vjet qe kemi dale prej komunizmi????????????

te ishte e vertete ne ketu nuk do perplaseshim ne tema te tilla por ndonje teme aty te seksi apo dashuria!

kjo eshte e keqja sepse disa si ju nuk duan ti shohin ne biruce te burgut keta shkerdhatat dhe mi ngrene edhe lavde

ku ju con mushka,idhetaret e vjeter komunist!

te mos kesh mllef duf apo urrejtje per komunizmin??????
absolutisht PO

p.s.kur them ruci,jane ramizat lenkat nexhmijet etjjjjjjjjjjj
duheshin var por ca ti besh cekes kurve!
 

Ajatollah

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

Di te them se Gramoz Ruci ka sjelle frymen e europianizimit ne PS dhe u tregua mjaft i ndershem me dhenien e doreheqjes.Sa per pseudo gazetare te njeanshem si mero baze nuk ia vlen te flasim.Me mendjen e meros shqiperia behet fashiste.
 

MLK

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

Mero Baze ne pergjithesi eshte nje analist i mire e arrin te identifikoje e te shtroje problemet si duhet, problemi qendron se kur jep zgjidhje hidhet ne nje terren qe kalon kopatencat dhe njohurite e tij e detyrimish ç'kredibilizohet
e ne te njeten kohe behet objekt kritikash pasi i jep argumenta kundershtareve te tij.
Sa per Ruçin, komentet e mija i kam dhene me siper.
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Oktapodhi Ruci

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Di te them se Gramoz Ruci ka sjelle frymen e europianizimit ne PS dhe u tregua mjaft i ndershem me dhenien e doreheqjes.Sa per pseudo gazetare te njeanshem si mero baze nuk ia vlen te flasim.Me mendjen e meros shqiperia behet fashiste.

[/ QUOTE ]

ky tjetri qeka te qifsha tepelenen dhe laberine , pajzotin mer plak ca europianizmi , o poker mer plak , po jap doreheqjen sa me thone qe kur te vish ti o i modhi Kallom te me fusesh prape si As .
 
Top