Ofensivë e re greke drejt Jugut të Shqipërisë

Ofensivë e re greke drejt Jugut të Shqipërisë

Gazetari I gazettes Skënderbeg:Fillimi i vitit 2006 e njëkohësisht fundi i këtij dimri shënoi ofensivën më të re helene drejt Jugut të Shqipërisë si dhe ndaj asaj që njihet si plaga më e dhimbshme e kombit tonë, pra Camerisë martire.
Thesproti: Po është e drejtë. Janë shumë ngjarje të këtij dimri të ftohtë që e vërtetojnë plotësisht këtë. Prandaj dua ti përmend rradhazi ato. Natyrisht, në fillim kujtoj incidentin e paprecedent të Sarandës, kur zoti Karolios Papulias (presidenti grek) anulloi takimin e tij me Presidentin Moisiu. Pastaj vjen shtetëzimi i dhunshëm, “ligjor” i Gjykatës së Lartë Greke ndaj pronave të çamëve autoktonë. Në rradhë është tolerimi absurd qe lidhet me rregjistrimin e popullsisë sonë në bazë të kriterit te ri kombëtar e fetar(?) bashkë. Natyrisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur hapjen e shkollës së parë greke në Himarë.
E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Athina zyrtare nepermjet vete kreut te kishes helene z.Kristodulis e kurorizon, e pagëzon këtë ofensive bizantine. Madje kryepeshkopi grek arriti deri atje sa ti kerkoje të gjithë bashkombasit te tij që të ngrene në Vorioepir flamurin e helenizmit.

Gazetari I gazettes Skëndërbeg:pra, po të shpreheshim figurativisht do të thonim se lukunia politiko-propagandistike greke skërmiti egërsisht catejt e vjeter e te mprehte?
Thesproti:pa diskutim. Veçse këtë herë ofensiva greke është më e egër e ka front, ka shtrirje më të gjere. Ajo nuk është me e fokusuar vecse në një problem të vetëm siç është për shëmbull çështja came. Përmes sulmit të saj më të ri, Athina zyrtare ka për qëllim të karfosë (të çbëj) përfundimisht tragjedinë came, pastaj të krijojë precedentin delikat fe-kombësi ne Jugun e Shqipërisë, si dhe nëpërmjet shkollës greke te helenizoje me tej Himarën. Pra thënë ndryshe po synon seriozisht të hedhë hapa të mëtejshme në drejtim të realizimit të “Megalaidesë”.
Përmes këtëj këndvështrim, kete ofensive do ta konsideroja si më të rrezikshmen në këto 15 vitet e fundit të demokracisë se brishte shqiptare. Sigurisht, këtu nuk mund të harrojmë në asnjë mënyrë kombinimin e heshtur, prefekt të saj me punen e sprovuar te gjeneralit te mirenjohur te Asfalisë greke në Tiranë, “fortlumturinë” se tij zotit Janollatos si dhe gjithë shpurres qe e ndjek.
Vec diçka tepër të rëndësishme dua të theksoj ketu qysh në fillim rreth problemit te Camërisë. Një gjë duhet të jetë tepër e qartë si për ne shqiptaret e po ashtu edhe per te tjeret. Çamëria nuk mund të jetë kurrë çështje pronash apo parash, qofshin këto edhe të shifrave stratosferike në flori apo në dollarë. Çamëria as nuk mund të blihet as nuk mund të shitet. Ajo mbetet plaga më e rëndë që ende rrjedh gjak prej shtatit të kombit tonë. Problemi i saj është identik me çështjen e Kosovës packa se momentalisht nuk mund te kete shtrirje aq te gjere. Po në mos sot, nesër ajo patjetër do tëmarre rrugen e zgjidhjes. Kujt vallë i shkonte ndërmend 10 vjet më pare se Kosova do fitonte Pavarësinë? Dhe këtu nuk ka asgjë të veçantë, asgjë të jashtëzakonshme. Po ndodh një proces historik fare normal për ne shqiptarët që thjesht quhet Bashkim Kombëtar. Dhe kete realitet te ri ne Ballkan, Perendimi e njeh mire e ne menyre te qyteteruar po e perkrah. Arsyeja eshte sepse Europa tok me Ameriken jane me se te bindur qe kombi shqiptar ne Ballkan eshte me properendimori nga te gjithe.

Gazetari I gazettes Skënderbeg:pak më lart ju përmendët termin “Megalaide”. A mund të qendroni diçka më gjerë këtu?
Thesproti:patjetër. Siç kam theksuar edhe herë të tjera qoftë në shtypin apo mediat e Shqipërisë, Kosovës apo Iliridës, “Megalaideja” ose thënë shqip “Ideja e madhe” as më shumë e as më pak është strategjia pushtuese greke ndaj fqinjëve të saj (Shqipëri, Maqedoni, Turqi, etj). Ajo lindi me krijimin e vet shtetit të pavarur grek në vitet 1820-30. Në thelb të saj qëndron mentaliteti i vjetër bizantin i cila siç dihet i dha mundësi helenëve që realisht ta sundonin Ballkanin. Pikërisht këtë ëndërr të vjetër sundimi kërkojnë ta bëjnë realitet grekët përmes “Megalaidesë”. Dhe duhet pranuar se në këtë drejtim ata nuk kanë qënë të pasuksesshëm. Për këtë do të mjaftonte të përmendnim një fakt domethënës. Të mos harrojmë se kur Greqia fitoi Pavarësinë (1820-30), ajo ishte brenda kufujve te saj natyral. Pra shtrihej ne Peloponez, Athinë dhe ne disa ishuj. Jashte ketyre kufijve qendronte jo vetem Epiri, Maqedonia dhe Traka, por edhe Kreta, Korfuzi, Dekadontezet etj. Sipërfaqja e saj e atëhershme ishte 50 mijë km katrorë. Kurse sot grekët kanë arritur jo vetëm ta dyfishojnë territorin e tyre, por edhe ta kapërcejnë atë. Konkretisht. Sot harta e Greqisë i ka kapërcyer të 110 mijë km katrorët. Pra mbi dyfishin e territorit te saj natyror. Me pas me kalimin e viteve viktima te pushtimit te saj u bene vec te tjerave edhe Epiri e bashke me të edhe Camëria martire.

Gazetari I gazettes Skënderbeg:pra thënë ndryshe “Megalaideja” është e njëjtë me “Naçertenien”qe njihesh si platforma apo programi pushtues serbe në Ballkan e qe tashme po varroset perfundimisht?
Thesproti:Tamam ashtu…
Skenderbeg:po për Epirin çfarë mund të thuhet? Per shqiptaret e Australise ky term eshte pak i njohur.
Thesproti:Deklarata e Kristodulosit, kryepeshkopit grek për ngritjen e flamurit helen në Vorioepir është vërtet një provokim i rëndë kombëtar per ne. Për më tepër që ajo pati një aplifikim te fuqishem nga mediat dhe mjetet e shtypit grek.
Vorioepiri është vetë Shqipëria e Jugut që ka si kufi verior lumen e Vjosës. Kurse pjesa e poshtme e Epirit (mesi dhe jugu) gjenden brenda kufijëve shtetërorë të Greqisë. Të marra së bashku këto troje na japin Epirin e plotë. Ngjyrimi helen i ketij termi lidhet thjesht me prapaganden e fuqishme e te panderprere greke. Ndarja e Epirit ze fill me Kongresin e Berlinit(1878) dhe perfundon me Konferencen e Ambasadorve ne Londer(1913). Pra fati politik i tij eshte simetrik me Kosoven qe u coptua po ne keto periudha kohe.
Tashmë termi Epir i përket historisë ose më mirë të themi periudhës antike. Epiri ka qënë një shtet i fuqishëm në pellgun e Mesdheut. Kulmin e tij, ai e arriti nën mbretërimin e Pirros në shekullin e III para Krishtit. Epiriote ishte dhe Olimbia, nëna e Aleksandrit të madh të Maqedonisë.
Siç bëjnë të ditur vetë dijetarët e lashtë helenë(grekë), si Herodoti, Tuqiditi, Skilaksi etj, Epiri përbëhej prej tri fiseve kryesore qe ishin Kaonët, Mollosët dhe Thesprotët. Mes tyre kanë jetuar edhe disa fise të vegjël, por të parëndësishme.
Kaonët që s’janë gjë tjetër veçse lebërit e sotëm, shtriheshin poshte Vlores se Pavarsise e mbaronin tek lumi Pavël(i Shalësit), fare pranë qytetit të vogël të Konispolit në jug të Shqipërisë. Thesprotët ose siç njihen ndryshe çamërit e sotëm jetonin përtej lumit Pavël deri në gjirin e Parges, Prevezës apo të Artës. Ata ishin fqinjë me amfilohet e me ambrakasit helenë. Madje fisi i vogel i amfiloheve para asimilimit te plote eshte njohur si nje fis epirot. Ndërsa Mollosët (malësorët), që realisht kanë qënë fisi më i madh e më i fuqishëm epirot banonin mes maleve të shumtë, larg bregudetit Jon, pikerisht atje ku sot jetojne kolonjaret, permetaret, koniciotët, janinotët, etj. Sigurisht, që kufijtë e këtyre fiseve si dhe vetë kufijtë e shtetit të Epirit ndryshonin hera-herës majtas, djathtas, para, mbrapa, në varësi të politikës dhe luftrave të kohës.
Por ajo që është më e

rëndësishmja e që duam të theksojmë këtu është fakti i njohur si prej historianëve helenë e po ashtu edhe prej atyre të mëvonshëm bizantin, venecian, osmanë etj thuhej se gjuha e përditshme me të cilën shpreheshin fiset epirote qe krejt ndryshe nga ajo helene. Dijetarët antikë grekë e quanin atë gjuhë “barbare” e që nuk kishte asgjë të përbashkët me gjuhën helene. Duke qene se gjuha epirote nuk ishte gjuhe helene(greke), atehere vetvetiu ngrihet pyetja:cfare gjuhe ishte ajo? Pra ne cfare gjuhe shpreheshin epirotet johelen e “barbar”? Llogjika e thjeshte qe mes te tjerave mbeshtetet edhe ne autoktonine e mirenjohur te shqiptareve ne Epir te ben te mendosh se ajo gjuhe nuk ish gjuhe tjeter vecse shqipja e vjeter e cila edhe sot e kesaj dite vazhdon te flitet ne Cameri e me tej si mijra vjet me pare. Ose sic shprehet me sakte arvanitasi i madh Aristidh Kolja,qe greket e helmuan fill pas luftes se Kosoves, gjuha e epiroteve te lashte (pra e shqiptarve te sotem) eshte aq e vjeter sa dhe Perendite.
Pastaj jo më kot Perëndimi Gjergj Kastiot Skenderbeun e ka quajtur edhe si një mbret apo princ të famshëm epirot. Me këte rast duam t’u bëjmë vetëm një pyetje grekërve. Çfarë ishte apo eshte për botën e civilizuar Gjergj Kastriot Skëndërbeu? Shqiptar apo grek? Do mjaftonte vetëm përgjigja e kasaj pyetje të ditur për ta patur fare të qartë idenë se çfarë kuptonte me termin Epir apo epirot Europa në kohët e shkuara. Me pak fjalë me Epir dhe epirot nënkuptoheshin gjithmonë shqiptarët e jugut ose sic njihen ndryshe “tosket” si dhe vetë Shqipëria e jugut “Toskeria” në të cilën banonin keta fise e që shtriheshin sic permendem deri në gjirin e Ambrakisë.
Po ashtu duhet të theksohet se lidhur me përkatësinë etnike të Epirit shqiptar një punë të jashtëzakonshme kanë bërë edhe Rilindasit tanë me Sami Frashërin në krye. Gjithashtu punë të vyer ne kete drejtim kanë bërë dhe historianët dhe arkeologët tane te më vonshëm me në krye të paharruarin Hasan Ceka.

Gazetari I gazettes Skëndërbeg:
Himara po tërheq gjithnjë e më shumë vëmëndjen e opinionit të gjerë. Këtë dimër ajo zuri vend të rëndësishëm në skenën politike shqiptare. Veçse duket sheshit se tashmë nuk janë vetëm shqiptarët aktorët kryesorë në këtë skenë. Tanimë në Himarë gjithnjë e më dëndur po shfaqen edhe aktorë të tjerë siç janë përfaqësuesit grekë. Këtë e vërtetoi katërcipërisht pjesmarrja e palajmëruar e zëvëndësministrit të jashtëm grek gjatë ceremonisë antishqiptare të përurimit të shkollës së parë helene në Himarë, ku nuk u pa te valvitej qofte edhe nje flamur i vetem shqiptar, perposh flamujve te shumte greke. A mund te jipni mendimin tuaj per kete ceshtje ?
Thesproti:për Himarën ka ardhur koha të flitet troc. Himara është thembra e Akilit. Revanshi helen në këtë tokë thjesht shqiptare ka arritur kulmin.Them toke thjesht shqiptare pasi dihet fare mire se edhe ata himarjot qe flasin greqisht e kane kete gjuhe fosil te maredhenieve te hershme tregtare me ishullin e Korfuzit apo me thelle.
Tregues të ofensives helene ne Himare janë jo vetem flamujt e shumte grek, valvitja e tyre e lire ne perurimin e asaj shkolle qe ju permendet e ku mungonte qofte edhe nje flamur i vetem shqiptar, por edhe e mbi te gjitha parullat e shumta në greqisht neper rruge e gjetiu ku shkruhet pa teklif se Himara është greke e se ajo tok me fshatrat përreth duhet ti bashkohet Greqisë.
Me Himarën, as më shumë e as më pak grekërit synojnë të përsërisin Sulin shqiptar që fatkeqësisht bëri historinë moderne të Greqisë. Mendoj se nëse nuk trajtohet me kujdes, nëse nuk i vihet fre menjëherë kësaj gjëndje, atëherë “Megalaideja” do të avancojë aq shumë në Jugun e Shqipërisë sa që nuk do të jetë habi që një ditë të krijohet atje sindromi i “Republikës autonome të Vorioepirit”(1914-1918) apo edhe i pranveres se zezë te vitit 1997. Marrëzia greke nuk njeh caqe provokimi, aq më tepër tani kur Perëndimi po angazhohet cdo ditë e më shuimë me pavarësinë e Kosovës.
Personalisht, Hiamrën nuk mund ta shoh aspak përmes romantizmit të Xhorxh Bajronit. Përkundrazi. Shumë ndodhi të viteve të fundit atje, si fjala vjen zgjedhjet vendore e kanë turbulluar situatën. Ujku mjegull do thotë populli yne dhe Asfalia greke kete atmosfere don atje. Ajo ku gjen shesh ben edhe pershesh…
Ndërkohë shkrimtari dhe atdhetari i madh himariot, Petro Marko si një mjek i përsosur i ka bërë autopsinë më të arrirë Himarës. Ai me të drejtë e quan atë vend të Skëndërbeut dhe të Arberit, por mes të tjerash citon se Himara ka qënë dhe skenë dramatike ku hera–herës ndesheshin pendëkuqtë pro shqiptarë me pendëblutë progrek. Në këtë konteks nuk mund të harrojmë kurrë se në të hyrë të dhjetorit 1912, fare pak ditë pasi Ismail Qemali shpalli Pavarësinë në Vlorë, flamurin e lirisë ne Himare e ngriti dyfeku i Isa Buletinit, i lebërve dhe i vetë pendëkuqëve himariotë.
Dua te theksoj se kjo situatë ndjellakeqëse në Himarë është frut i inferioritetit të paanë të Qeverive shqiptare ndaj Athinës zyrtare. Sigurisht ne e kuptojmë pozicionin solid e aktiv të Greqisë në Bashkimin Europian. Presioni dhe levizjet e saj jane te njohura. Me te shumefishuara behen ato kur sjell ndërmend ekonominë tonë te dobet,te varur dhe ato qindra e mijëra emigrantë shqiptarë që rroptohen nëpër udhët e Greqisë prej 15 vjetësh. Këtu natyrisht nuk mund të harrohet as eksperienca e hidhur e “Fshesës” së vitit 1994. Sidoqoftë ndjejmë dhimbje kur konstatojmë se marrëdhëniet shqiptaro-greke vazhdojnë ritin e njohur të raportit vasal-sundues.
Fundin e përgjigjes sime për Himarën dua ta mbyll përmes një pyetje. A do të lejojë Qeveria jonë dhe tok me të të gjithë shqiptarët kudo që janë e ndodhen ne vendlindje e ne diaspore që Himara të shndrohet në një Sul të dytë siç po përpiqet ethshëm politika e strategjia helene? Prandaj duhet të zgjohemi sa nuk është vonë. Ndaj Himarës së Arberit, ndaj kësaj perle të rrallë të bregdetit Jon duhet të kthejë sytë seriozisht jo vetem biznesi shqiptar, por edhe ai i Kosoves, i Iliridës si dhe i diasporës.

Gazetari I gazettes Skëndërbeg:po rreth çështjes se rregjistrimit të popullsisë sipas një kriteri të ri e të dyfishtë të kohëve të fundit çfarë mund të na thoni ? Pra si e shihni rregjistrimin e ri fetar krahas përkatësisë sone kombëtare?
Thesproti:Të gabuar.Per me teper kur ne shqiptaret njihemi ne bote si nje popull me nje tolerance te madhe fetare. Jo me kot mbi 100 vjet me pare Pashko Vas shkodrani shprehej se feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Jam i mendimit se sërish ky vendim absurd është rrjedhojë e presionit djallezor,të drejtëpërdrejtë apo te tërthortë të Athinës. Theksimi i kriterit fetar sot ne Shqiperi është delikat edhe per vete situaten e nderlikuar nderkombetare te ketij problemi. Njihet mirë pretendimi i vjetër dhe absurd helen ndaj shqiptarëve ortodoksë. “Megalaideja” gjithmonë i ka konsideruar ata si grekë, ndërkohë që shqiptarët myslymanë (para shpalljes së Pavarësisë) i ka quajtur si turq.
Dua të kujtoj me këtë rast se varfëria e theksuar ja ka ulur ca kokën shqiptarëve. Në këtë kuadër merret lehtë me mend se nga halli jo vetëm shqiptarët ortodoksë, por edhe ata myslymanë apo katolikë mund të deklaroheshin si grekë. Më mire do të ishte që kjo çështje mos të hapej sepse sa herë që janë hapur “kacekët e Pandorës” gjithmonë ka patur erëra të forta e pse jo edhe fortuna.Me kete rast dua ti kujtoj politikës shqiptare nje thenie 100 vjecare të kryeministri nacionalist grek Lefter Venezellos qe thoshte: ne e dimë që myslymanët e po ashtu dhe ortodoksët e Korçës janë shqiptarë. Veç prioriteti i tyre jetësor është në Greqi e jo në Shqipëri. Dhe këtë të vërtetë të hidhur e ka vërtetuar plotësisht periudha 15 vjeçare e mërgimit te pasosur shqiptar. A mund te harrojme pastaj emigrantet e shumte shqiptare ne Greqi. Padiskutim tani, një numër i tyre e veçanërisht fëmijët kanë nisur ta flasin shqipen si arvanitasit. Per te gjitha keto regjistrimin sipas kriterit te fese e konsideroj krejtesisht te gabuar.

Gazetari I gazettes Skëndërbeg: Meqë përmendët
arvanitasit, a mund të qëndrojmë pak tek çëshja e tyre dhe çfarë ndryshimi kanë ata me arbëreshët e Italisë? Me siguri kjo do ish me interes per shqiptaret e Australise?
Thesproti :Arvanitasit ndryshe nga camerit qe jane autoktone ne tokat e tyre kane emigruar ne Greqi te kushtezuar nga rrethanat e kohes qysh ne shekullin XIV, pra para periudhes se Skenderbeut (njelloj si edhe arbereshet e Italise). Fakti qe keta shqiptare te vjeter thirren arvanitas(ne Greqi) apo arberesh (ne Itali) lidhet thjesht me aspektin frazeologjik te ketyre dy gjuheve fqinje.
Pas vdekjes se Skenderbeut dhe pushtimit osman te Shqiperise (Arberise), shqiptaret u detyruan te emigronin me shumice drejt Jugut. Ne menyre te theksuar ata u vendosen ne Greqi, ku gradualisht arriten te loznin nje rol kyc ne historine moderne te ketij shteti.Nuk duhet harruar kurrsesi kontributi i jashtezakonshem i arvanitasve ne Pavarsine e Greqise. Per ta bere me real,me te prekshem kete fakt do te mjaftonte te kujtonim ketu se 90% e Kapedaneve qe udhehoqen luften per lirine greke ishin arvanitas, pra shqiptare. Ketu nuk bejne perjashtim as vete kryeheronjte e Revolucionit si Marko Bocari. Kollokotroni, Bubulina, Miauli etj, etj. Por grekerve asnjehere nuk ju ka pelqyer qe ta njohin kete te vertete. Perkundrazi ata kane shkelur mbi gjakun e arvanitasve te medhenj sa here qe kane sulmuar e pergjakur Camerine apo kur edhe sot e kesaj dite synojne ende pushtimin e Shqiperise se Jugut. Per te mos zene me ne goje pastaj mohimin e te drejtave me elementare per arvanitasit dhe shqiptaret e tjere ne Greqi duke perfshire vecanarisht ketu Camerine, sic jane arsimimi ne gjuhen shqipe, shtypi, radiot, flamuri kombetar, te drejta keto qe minorotaret grek ne Shqiperi i gezojne ne nivelet me te larta europiane. Por mosmirenjohja, pabesia, tradhetia greke eshte me rrenje shume te tjella ne histori. Dinakeria greke njihet boterisht. Antishqiptarizmi grek eshte bere teper i njohur vecmas sot, kur shqiptaret per arsye ekonomike punojne atje. A nuk jane thuajse te perditshme keqtrajtimet apo vrasjet e shqiptareve te pafajshem ne Greqi?!
Ndersa krejt e kundert eshte situate e arberesherve ne Itali,sidoqe historia e tyre eshte pothuajse e njejte me ate te arvanitasve.Packa se ata jane 10 fish me te pakte ne numer se arvanitasit (rreth 200 mije ne te gjithe Italine) eshte per tu theksuar se arbereshet edhe sot e kesaj dite e ruajne dhe e flasin perditshmerisht shqipen e vjeter te kryeheroit te tyre, Gjergj Kastriot Skenderbeut,Pastaj ne drejtim te ruajtjes se traditave te tyre kulturore e kombetare,ata asnjehere nuk ka qene te shtypur.Perkundrazi, shteti italian i ka lene vazhdimisht te lire.Per rjedhoje ata prej shekujsh kane me dhjetra revista qe botohen ne gjuhen shqipe, radio private po ne gjuhen shqipe etj,etj. Pa qendruar gjate pastaj tek katedrat e shumta te shqipes prane Universiteteve te njohura italiane qe fillojne me La Sapiencen ne Rome e mbarojne ne Kozenca te Kalabrise.
Keto dy panorama krejt te ndryshme mes realitetit arvanitas ne Greqi dhe atij arberesh ne Itali deshmojne si drita politiken e vjeter e te re helene ndaj shqiptareve. Prandaj dua ta mbyll kete bisede te gjate nepermjet nje sentence thelbesore qe kam ne kapakun e njerit prej librave te mi “Rikthim ne Cameri” ku thuhet: Nderkohe qe Kosova perjeton lirine. Nderkohe qe shqiptaret e Maqedonise dhane sinjale te qarta per ardhmerine e tyre, Cameria martire mbetet ende plaga qe rrjedh gjak prej shtatit te kombit tone. Kjo jo thjesht per faktin e njohur e tragjik te 200 mije camerve myslimane te perzene me genocide prej Athines, por edhe te mijra e mijra vellezerve te tyre te krishtere te cilet edhe sot e kesaj dite prej Filatit, Margellicit, Paramithise, Gumenices, Parges, Filipiadhes, Sulit e deri ne Preveze e Arte kane frike te shprehen hapur ne gjuhen e memes, pasi grushti i eger i shtetit diktatorial nacional e shoven grek do binte mbi ta pa meshire…

Gazetari I gazettes Skenderbeg: Dicka ne fund per incidentin e Sarandes.
Thesproti: Per kete incident jam shprehur edhe nje here ne gazeten “Skenderbeg”. Prandaj s’ka aresye te riperseris veten.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Ofensivë e re greke drejt Jugut të Shqipërisë

Mblidhni Kockat tona o Greke te paturpe...
Na keni lene nje gjarper, e keni ngritur ne kult si nje shenjt, e tani po mundoheni ti gjeni Anastasiut nje zevendesues me te zellshem.
 
Top