ODIHR: Zgjedhjet, progres i dukshëm, por jo sipas standarteve
“Su përmbush potenciali i vendit për një progres me standarde të larta demokratike”</p>
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR-i publikoi dje raportin përfundimtar për 28 qershorin. Në hapësirën e konkluzioneve thuhej se zgjedhjet shënuan një progres të prekshëm në lidhje me regjistrimet e votuesve dhe procesin e identifikimit. Kuadri ligjor, që parashikonte mënyrën e votimit, numërimit dhe shqyrtimit të kontestimeve u miratua në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore. ODIHR-i thotë se këto përmirësime të konsiderueshme u zbehën nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, përfshi numërimin e votave, proces që u bllokua në disa zona. Këto aspekte vlerësohet se kanë minuar besimin e publikut mbi procesin zgjedhor në vend. Teksa u arrit pjesa kryesore e standardeve të OSBE-së, këto zgjedhje nuk e përmbushën potencialin e Shqipërisë për të arritur standardet e larta të një procesi demokratik. Zhvillimi i zgjedhjeve demokratike varet kryesisht nga angazhimi i të gjitha partive politike shqiptare për të respektuar ligjin dhe kryerja e detyrave me përgjegjshmëri duke ruajtur integritetin e procesit zgjedhor. Duke iu referuar kornizës ligjore konstatohet se ajo krijon kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Megjithatë, vijon raporti, një numër dispozitash duhet të rishikohen me qëllim sjelljen e kuadrit ligjor në përputhje të plotë me angazhimet e OSBE-së. ODIHR-i thotë se pavarësisht ndonjë momenti, KQZ-ja u përgatit për administrimin e procesit në mënyrë profesionale dhe mori hapa për të rritur transparencën. Megjithatë, vihet re ndarja politike në shumicë dhe pakicë sa u takon çështjeve më të debatueshme. Zëvendësimi i komisionerëve në momentet e fundit konsiderohet si një tjetër problem për procesin. Një element pozitiv është lista e votuesve e hartuar nga regjistri kombëtar i shtetasve dhe nga ku ishin votues 3 084 946 qytetarë. Një tjetër pikë ku ndalet raporti është pajisja me karta identiteti e 730 000 votuesve pa pasaporta. Pavarësisht problemeve, vlerësohet se fushata për shpërndarjen e letërnjoftimeve ishte përgjithësisht e suksesshme dhe hodhi bazat për një sistem solid të identifikimit të votuesve. “Partitë e opozitës vunë në pikëpyetje administrimin e procesit dhe dyshuan për manipulim të motivuar politikisht. Vëzhguesit thonë se verifikuan disa raste të përfshirjes së aktivistëve të PD-së në këtë proces. Kontestimet më të mëdha politike, thotë raporti, erdhën pas faktit se qeveria nuk ishte në gjendje të ofronte shifra të sakta mbi ecurinë e procesit të aplikimit të qytetarëve pa pasaportë. Fushata vlerësohet të ketë qenë e qetë dhe vetëm me disa incidente të dhunshme, por gjuha e përdorur ishte e ashpër. ODIHR-i konstaton raste të presionit të punonjësve të administratës për të marrë pjesë në fushatën e PD-së ashtu sikurse përdorimi i aktiviteteve zyrtare për fushatë. Këtë të fundit më të theksuar e ka bërë PD-ja, ndërsa më rrallë Partia Socialiste përmes Edi Ramës. “Veprime të tilla krijojnë paqartësi për dallimin midis shtetit dhe partisë në kundërshtim me standardet”, thotë raporti. D.M.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22333. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22333